Sahanlëpirësi poezi nga Rexhep Çullhaj..
Ah, ç’zanat që s’të lë kurrë pa bukë,
nuk do djersë, as plagë në duar;
mjafton të përkulesh pak më shumë
e të harrosh se ke pasur shtyllë kurrizore.
Sot është bërë modë,
virtyt e quajnë servilizmin;
kush flet drejt, mbetet pas,
kush lëpin sahanin, ngjitet lart pa turp.
Shikoje veten në pasqyrë,
vëre zemrën në provë:
a do ta shesësh dinjitetin
për një buzëqeshje të shefit?
Shumë sot nuk jetojnë nga puna,
por nga arti i përkuljes.
E kanë kthyer në profesion,
madje në diplomë për karrierë.
Sahanlëpirja nuk mësohet në libra,
por në korridoret e pushtetit.
Aty ku fjala e lirë hesht,
dhe servilizmi merr duartrokitje.
Sa më ëmbël ta lëpish sahanin,
aq më shpejt të hapen dyert.
Talenti nuk matet me mend,
por me sa ulët di të përulesh.
Ka tri shkallë ky zanat:
në fillim buzëqesh, pastaj duartroket,
në fund harron edhe emrin tënd,
veç të kujtohet emri i shefit.
Punën e lë përgjysmë,
por shpërblimin e merr i plotë.
Ai që lëpin më fort,
ngjitet më lart.
E ndërsa i zoti pret në radhë,
i ndershmi kafshon buzën,
sahanlëpirësi feston
me medaljen e turpit në gjoks.
Sepse ka fituar gjithçka…
përveç respektit për veten.
Somnambul Sa pisllëk. Sa rrëmujë.
E megjithatë,
një qetësi e çuditshme mbulon gjithçka.
Kjo më tërheq. Somnambul.










