SA MË SHUMË E DO PUSHTETIN, AQ MË SHUMË SHIKON TA KONTROLLOSH ATË, AQ MË AFËR HUMBJES SË TIJ JE !

0
232

Berisha e Rama në Parlament

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Kur Saliu e mbajti pushtetin për 8 vjet nga 2005-2013, ai filloi të kontrollonte gjithçka, mollak Çoba thoshte me krenari se “nuk kemi opozitë fare“… kjo ishte edhe fatkeqësia e PD-së, humbja e saj. U hyri vetja në qejf, dhe nuk u shkonte mendja se bien. Nuk i njihnin më as ata, që i ndihmuan të vinin në pushtet.

Por nuk është krejt ashtu. Duket se në mbajtjen e pushtetit në Shqipëri, ka ndikim të madh edhe faktori ndërkombëtar. Saliu mund ta mbante pushtetin edhe pas 2013-s, nëse ai nuk e kishte pësuar keq më 1997, dhe e dinte se nëse ndërkombëtarët i thonë ‘hap rrugë’ e ai nuk pranon, ata do e gjejnë mënyrën për ta rrëzuar atë. Prandaj edhe iku. Jo se faktori i brendshëm e detyroi. Se i vidhte votat e bënte si sharlatan…

Kështu duket se po vepron edhe Rama. Ai e ka koncentruar pushtetin thuajse plotësisht në duart e tij, dhe duket se kjo vjen krejt natyrshëm kur je në majë. Por duke e patur të gjithë timonin për vete, ai tani nga frika e humbjes, ka filluar ta shtrëngojë fort e nga shtrëngimi i fortë, ekziston musdësia për ta humbur atë më lehtë, nëse gjithmonë opozita bën punën e saj, dhe faktori ndërkombëtar, i thotë atij ‘hap rrugë’.

Këto dy faktorë nuk janë ende aty ku duhet, për të larguar Ramën, pavarësisht krizës ekonomike globale e siomos në Shqipëri, që i ka varfëruar më tej njerëzit dhe i ka lodhur tejmase ata. Por megjithatë, frika se Rama mund të pësojë humbje, ekziston. Dhe prandaj Rama as dëshiron të flasë ndopak për humbje të mundshme, kjo politikisht, por edhe psikologjikisht. Por historia po përsëritet, sociaitët ka kohë që mendojnë se nuk kanë opozitë fare, si mollaku dikur.

Është e mundur që Rama të shfrytëzojë rrethanat e t’i fitojë PS zgjedhjet lokale, por klima pollitike në vend do të acarohet më shumë në zgjedhjet e ardhëshme qendrore, në 2025-n, sidomos nëse në SHBA zgjidhet një president republikan, dhe nëse në Europë në shtete të rëndësishme fiton e djathta si në Itali.

Ndikimi ndërkombëtar do të bëjë që edhe Shqipëria të ketë rotacion. Pasi me sa shihet, Shqipëria vetë, nuk është ende në gjendje me forcat e veta ta largojë një kryeministër, kur ai nuk e pranon humbjen… Në politikën e brendshme, Rama mund të bjerë kur të sillet me pushtetin, si u soll Saliu dikur, por gjërat varen edhe nga ndërkombëtarët. Rama po shkon drejt rrugës së Saliut këto kohë, uroj ta trembë frikën e të mos e shtrërngojë pushtetin si Saliu dikur, se ndryshe e humbet më lehtë.

Turma i ngjan një femre“, thotë Gustave Le Bon. Edhe mbajtja e pushtetit i ngjan mbajtjes së një femre. Nëse e shtërngon fort, e humbet më lehtë. Duhet të dish si ta mbash atë, tërhiq e mos e këput, edhe e shtërngon, edhe e ledhaton… edhe e lë të lirë… Duhet ruajtur ekuilibri, e të mos teprohet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.