Gani I. Mehmeti
Pas leximit të ankesës së Gjuriqit për ndalimin evizitës së patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.
E keqja më e madhe për njeriun është kur dashurohet në vetveten! Atëherë njeriut i duket se nuk ka sikur ai, se ai është më i mençuri, më i dituri dhe më i bukuri, kur, pikërisht atëherë i mungojnë të gjitha!
Kështu janë bërë edhe politikajt serb sot: Ata dinë vetëm për veten të ankohen e të kërkojnë, pa u ndalur të vënë gishtin kokës se si veprojnë ata me të tjerët, e në veçanti me shqiptarët dhe Kosovën.
Për mua, një kërkesë e tillë e patriarkut është edhe e pakuptimtë, ndërsa provokuese, gjithsesi. Kaluan dy javë që me urdhërin e Vuçiqit janë vendosur barrikadat në Veriun e Kosovës dhe pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, ndërsa në anën tjetër kërkojnë ta vizitojnë Kosovën! Kjo është e pashpjegueshme, e pakuptueshme, e paarsyeshme, jashtë logjikës, tërësisht provokuese dhe e papranueshme.
Patriarku, për të shkuar në Pejë, gjithsesi do duhej të hynte nga Serbia në Kosovë përmes vijës kufitare Jarinje, vijë kufitare që është mbyllur për lëvizje nga vetë serbët e Veriut të Kosovës. Nuk do të kishte nevojë të sillej ai përmes vijës kufitare të Merdarit kah Podujeva, se do i zgjatej rruga.
Vallë, që kur i vendosën barrikadat, nuk e ditën se janë Krishtlindjet e të zhbllokonin rrugët dhe kufirin përmes Jarinjes dhe Bërnjakut, dhe më pastaj shkon e ankohet Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje, duke e quajtur lejm të “trishtë në ditën e Krishtlindjes”! Të trishta janë veprimet e tyre.
”Autoritetet e Kosovës e ndaluan Shenjtërinë e Tij Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe të vizitojë selinë e kishës serbe në Pejë“. – shkruan Gjuriq. E, unë pyes: A ka njeri të shenjtë në Serbi, patriarku, jo se jo, pse kurrë nuk ka folur për paqe, vetëm për luftë, sidomos kundër shqiptarëve!
Si janë kaq të pafytyrë, kur në njërën anë nuk lënë të keqe pa bërë ndaj Kosovës, e, në anën tjetër, nuk prajnë së kërkuari për vizita llojesh të ndryshme, qoftë edhe për Krishtlindje, festë që e shprehin vetëm për çështje politike e jo për festën në realitet.
Ata, po të respektonin fenë, nuk do të vepronin kaq paskrupullt ndaj Kosovës. Prandaj, edhe vetë kërkesa e patriarkut është dhe mbetet e pakuptimtë dhe joserioze pas verpimeve të fundit të Serbisë ndaj Kosovës, ashtu e pakuptimtë dhe e tepërt mbetet edhe ankesa e Marko Gjuriqit.
Paska harruar Gjuriq, kur para pak ditësh, nga Serbia e kthyen zëvendëskryeministrin e Republikës së Koasovës, Besnik Bislimin e nuk e lanë të shkojë në Beograd, ku kishte qenë i ftuar!
serbet e poshter????!!!!!! Ti po rren… kur ke pa qe Serbi ka rrejt edhe ka qene i poshter ne 160 vitet e fundit… dmth prej 1848-2022!
Ti VVV dhe Vjosa Pela Trojane e keni zbulue ne vitin 2022 se serbet qenkan te poshter….!!! …dmth ju as kandidat per budalla nuk jeni… nese ne vitin 2022 e keni zbuluar se serbt qenkan te poshter…c.c