Ti nënë mbete krenaria ime e pashuar

0
Sofije Demolli - Dibrani

Luan - Asllan Dibrani Shkruan Asllan Dibrani

Edhe pse ti vdiqe, je gjithmonë pranë,
Me çdo hap që hedh, ndjej zërin tuaj,
Zemra ime ruan çdo fjalë e çdo gjest qe bere për ne,
Krenaria ime, një dritë që nuk shuhet kurrë.
Në errësirën e natës, ta shoh ballin lartë,
Me kujtime të ngrohta që më mbushin me gëzim,
Fjalët e tua, si melodi në ajër, akoma japin kushtrim
Më japin forcë, më udhëheqin në jetën time.

Sakrificat e tua, si shkëlqim në diell,
Më kanë mësuar se dashuria është e vërteta e kësaj bote.
Edhe kur ti nuk je më, je në çdo frymëmarrje qe marr,
Një trashëgimi krenarie, një ndihmë që nuk mungon.
Ndonëse ke ikur, kujtimi yt jeton i pa shuar,
Në çdo buzëqeshje, në çdo loti i gëzimit ti je pran,
Ti je pjesë e gjithçka që bëj, te gjej kudo
Krenaria ime, përjetësisht në zemrën time është kujtesa për ty.
Në çdo hap, në çdo sfidë qemë ndjek e përballoj me ty,
E ndjej forcën tënde, si një mbështetje e gjallë.
Për ty, nënë, do të luftoj, do të qëndroj deri ne vdekje,
Krenarinë që më ke dhënë, do te rroj me te.

Shtuttgart, Gjermani – Nëntor 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.