Mbrëmjeve të Një Maji
u vinim zjarr kodrave.
Garonim fshat me fshat
kush e ndezte flakën më lart.
Rreth zjarrit,
festonim deri vonë.
Në vitin 1968,
në Kodrën e madhe,
zjarrin më të madh
e ndezi Idrizi.
Ishte zjarr proteste,
jo zjarr feste.
Pas atij viti,
Një Majin s’e dogjëm më.
Ai na digjte neve.
Flitej se për atë zjarr,
do të dënohej.
Në verë,
Ai iku në shtetin amë.
Këtu u dënua në mungesë,
atje s’gjeti shpresë.
Zjarri në Kodër të madhe,
na ndriçoj.
Me qëllim,
lisat preheshin,
cungat,
i runin rrënjët nën gur.
deri sa erdhi liria.











