RUGOVIZMI SI VLERË KOMËTARE

0
265
Ibrahim Rugova - portret

Në 17 vjetorin e vdekjes:

Nga: Binak Maxharraj

Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit. Ai bëri historinë bashkohore të shqiptarëve. U lidh me popullin në kohët më te veshtira kur shqiptaret i ishin te shtypur nga regjimet e armiqve tanë, të cilët donin qe ta zhbinin nga faqja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zaptuar territorin. E mori guximin prej intelektualit, e ndau popullin shpritërisht nga shovinizmi i Millosheviqit, duke e organizuar paralelisht jetën politike me shqiptarë në të gjitha sferat e jetës.

Tërë jeten e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botes së ku gjendet Kosova. I tregoi botes se ne Kosovë jeton një popull me i lashtë ne Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për te cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë… Ai është biri me i devotshem, i cili doli nga gjiri i popullit, e udheheqi ate me mençuri. Populli ate e respektonte, ia jepte votën sa herë, qe kishte zgjedhje dhe ai në histori mbeti si vlerë kombëtare i pakontestuar.

Dhe mu për kete arsye ai mbetet njeriu me e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura qe kurr nuk shuhet ne mendjen e popullit. Mbetet yll polar i pashuar. Me fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, të cilit edhe per se vdekuri po i rritet vlera gjithënjë e më shumë si frymë rugoviane.

Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhehoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi te gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte ne sovranitetin e Kosoves dhe te pacenushmerin e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe së nuk ndahet.

Ai kishte miqet te shumet ndërkombëtare sepse thoshte pa rreshtur se ”shtepia pa miq nuk mbahet”, e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burr i madh si një lider i pakntestueshëm. Por, brenda përmbrenda vendit kishte edhe te të tillë te cilët nuk e donin, donin ta zhdukëshin për te hyp vetë ne pushte. Pati edhe shumë tendim antentatesh ndaj tij të cilin donin ta zhdukëshin, sepse ua kishte ”zënë rrugën” për pushtet. Jo rastësisht Rugova patë thanë së Thaçin duhet mbajt largë pushtetit sepse është shumë i rrezikshëm për shtetin. Dhe keshtu ndodhi.

Ibrahim Rugova është sinonim i njeriut të urtë, njeriut vizionar, i njeriut qe don vendin e vetë, i njeriut i cili e ndërton dhe nuk e shkaterron vendin e vetë, i njeriut i cili nuk e vjedhë dhe plaçkitë vendin e vetë, i njeriut i cili me plotë fuqin e vetë e mbron sovranitetin e shtetit te vetë i delë zot vendit të vetë në çdo kohë, i njeriut i cili ia rritë famën dhe namin shtetit të vete ne botë.

Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhehoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi te gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte ne sovranitetin e Kosoves dhe te pacenushmerin e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe së nuk ndahet. Ai kishte miqet te shumet ndërkombëtare, e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burr i madh si një lider i pakontestueshëm.

Për se gjalli ndaj Presidentit Ibrahim Rugova u bënë shumë antentate, donin ta eliminonin ta hiqnin nga skena politike anipse populli e donte e çmonte si udheheqesin e tij me të devotshëm. LDK ishte cak i sulmeve edhe gjatë luftës e sidomos pas luftës ne liri me ç’rast iu vran shumë bashkëpunëtorë dhe aktiviste te dalluar. Gjatë luftës u ekzekutua nenkryetari, bashkëpunëtore Fehmi Agani, i cili i mllefosur tha ”ma paskan këput krahun e djathët”, pastaj u vra gazetari Ali Uka, Ilir Konushevci, Behajdin Hallaqi, Sadri Ramçaj, Shaban Shala, por në pabesi ne një atentat te organizuar mirë u likjudua edhe ministri i mbrojtjës koloneli Ahmet Krasniqin e shumë te tjerë.

Por edhe pas luftes ne lirin e pa arrijtur presidentin historik Ibrahim Rugova e goditën edhe shumë vrasje tjera politike te bashkëpunetorve dhe veprimtarve të tij me te ngushtë. Vrasjet nisën me egezekutimin e Enver Malokut njeriut te ngusht më Rugovën, pastaj me vrasjën e Haki Imerit, vazhduan me vresjet te figurave tjera të njohura të Rugoves te cilët u likujduan për hakmarrje politike, nderë ta po veçajmë likujdimin te dera e shtepisë Ekrem Rexhën, Shaban Manaj të cilin pas vrasjës e karbonizuan, Rashit Mustafë ”Karadaku”, Ismet Rraci, Smail Hajdaraj, Ukë Bytyqi, kolonel Tahir Zemaj me te birin Enisin dhe Hasan Zemaj, policët Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, e shumë te tjerë.

Të gjitha këto vrasje gjatë luftës dhe pas luftës te figurave me të njohura kombetare dhe atedhetare, shumica te LDK, sot e kesaj dite edhe pas 23 vjet ne liri nuk është zbardhë asnjë sepse nuk kishte prokurori dhe gjykata valide, sespe ato ishin te kapura nga vet porositesit e këtyre vrasjeve. Por, edhe vetë LDK ishte shumë inerte dhe jo e interesuar qe te zbardhëshin këto vresje, made ajo nuk beri asgjë edhe kur ishte ne pushtet dy here duke e udheheqë ministrin e mbrendshme. LDK vresjet e fugurave më te rendesishme i përmendete sa për sy e faqe vetem gjatë fushatave zgjedhore sa për te fituar vot por edhe duke e përdorë, e bile edhe keqpërdor edhe figurën e vetë presidentin Ibrahim Rugova për te fituar vota.

Por, pos këtyre pas luftës u bë disa here tentim atentati edhe ne vetë presidentin Rugova. Në këtë drejtim pas luftës edhe kërkohej vetë koka e Presidentit Rugova qe ta hiqnin qafe. Në këtë drejtim ndaj tij u bënë shumë atentate si ai ne Klinë, në Prishtinë gjatë fushates zgjedhore, por më i rrezikshimi ishte ai atentati i kurdisur me tritol ne veturën e tij, i cili po shkonte në takim me Havier Solanën ne Parlëamentin e Kosovës. Fal fatit te tij, por edhe vetures së tij te blinduar, Presidenti Rugova shpetoi si më se mire. Por një ditë ate e kapi smuarja e koncerit, i cili edhe vdiç ne vitin 2006. Vdekja e presidentit Ibrahim Rugova mori jehonë të madhe në botë, e gjitha bota ishte e tronditur me ikjën e këtij kolosi te madh te kombit shqiptar.

Në përcjellën e tij për ne shtepin e tij te fundit u organizua një përcjellje qe rrallë here shihet edhe kur vdisnin burrat me të mëdha boterore. Atë ditë e tërë Kosova kishte dhembje të madhe për humbjën e kolosit te saj presidentit Ibrahim Rugova. Në ditën e varrimit të tij i tërë populli i Kosovës ia kishte mesy Prishtinës, i madh e i vogë, te rinjë te reja, pleq e plaka te cilit donin te ia jepnin lamtumirën e fundit presidentit te tyre. Edhe pse ishte dimer i madh me bore e acar kur temperature zbritete ne deri minus 20 grad Celsius asgje nuk e pengonte popullin, i cili ne qastet e fundit dote ti thotë lamtumirene fundit. Ate ditë ne Prishtinë ishin ardh ne përcjellje mbi gjysmë milioni njerez edhe çse ishte acar i forte.

Më ikjën e presidernit Ibrahim Rugova LDK përjetoi katrahurat me te turpshme e sidomos ne Kuvendin e gjashtë te saj kur quan krye se kush do ta trashegoi të ndjerin Rugova. Në ate tubim flururuan karrikat e turpit dhe LDK u nda ne dysh, ku gjysma shkoj ne krah te Fatmirë Sejdiut një bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugoves dhe tjetra ne krahun e Nexhat Dacit, i cili e krijoj LD të Dardanisë e cila nuk pati jetë te gjatë.

Por nuk duhet harruar edhe një fakt mjaftë te dhembshëm kur LDK-n dhunshëm e zapoi antirugovisti me i përbetuar i te gjitha koherave Isa Mustafa, ai erdhi dhe e zapi LDK me tradheti ne stilin duke e share PDK e sidomos SHIK-n. Isa Mustafa asnjëherë nuk ishte ne krah te Rugoves, Ai gjatë luftës si minister i financave se bashku me Bujar Bukoshin e kanë shantazhuar deri ne makismun presidentin Rugova, duke ia ndal ndihmat ne presidencë, duke mos ia paguar qiran, rrymen dhe telefanat ne Presidencë e aq me keqë kur presienti Rugova ishte ne vizitë npër Evropë ka pas raste as hitelin nuk ia ka paguar duke e lnën peng nepër hotele.

Isa Mustafa pas rrembimit me dhunë dhe tradhëti LDK nuk bërëi asgjë qe ajo te riorganizohet, te reformohet, por e bëri të kundërtën shkaterrimin e sajë. Ai si një njeri qe nuk i mban premtimet dhe qendrimet e LDK, ai menjëherë i harroi te gjitha, bile edhe sharjet e tij ndaj PDK dhe SHIK-ut duke bërë koalicion me ta qe ishte një qendrim parimor i LDK. Më këtë rast LDK e mori teposhtezën drejtë katastrofës. Për 10 vite te “sundimit” të tij ne LDK ai asgjë nuk bëri për LDK, por për quid beri me shumë për PDK bile edhe duke e sjallë Hashim Thaçin në postin e kryetarit sipa pazarit midis tye: ti president, unë kryeministër dhe ashtu u bë.

Isa Mustafa ishte ai vetë, i cili më dorën e vetë me në fund e vrau LDK duke e shkaterruar dhe rrexuar për tokë sepse pasiqe edhe vetë ishte i korruptuar me 3% e diasporas u bë bashk me kupolat dhe klanet e krimit te organizuar te Klanit Pronto dhe PAN-it nga te cilët nuk guxonte as te levizë, ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e rrexoi LDK për tokë duke zbritë ne vetm 12% për here te pare në historin e LDK.

Edhe pas kesaj LDK nuk levizi fare sipas saj faji ishte jetim, askush nga kryesia e as nga Këshilli i përgjthshëm nuk e drejtoi gishtin kah ai si fajtor për shkaterrimin e LDK. Askush nuk guxonte ta fajsonte. LDK nuk bëri kurrfarë analize e as diskutimi ne asnjë forum te saj se pse i ndodhi kjo dergje LDK, por përkundrazi është aq e çuditeshme se askush nuk ia kërkoj doreheqjën, te cilën ai e dha vetë pa insistimin e askujt nga organet përgjegjese të LDK.

Përkundrazi ne Këshillin e përgjithshëm Isa Mustafa u lartesu enë kryetar nderi i LDK ne stilin QOU VADIS LDK, kurse pas vehtes e la si trashegimtar servilin e tij Lumir Abdixhikun i cili asgje as ai nuk ndermori në reformimin e LDK, ne pruarjet e reja pos dy vetave te cilat ishin lareguar nga partit e tyre tem ë parshme sit e pa vlera.

Sot LDK nuk ka asgjë me LDK-n e Ibrahim Rugoves pos te atyre tri germave LDK, s’ka kugja rugoviane, s’ka as frymë e filozofi rugoviane sespe çdo çdo gjë rugoviane në LDK e sotit është përmbysë, por ne rastet kur parazjgedhore për të marrë vota.

Kështu figura madheshtore e një burrshtetasi të denjë, i cili terë jeten e vetë e shkriu për te mirën e Kosovës, për pavaresin dhe lirin e saj mbetet për populllin e Kosovës si një vlerë kombetare i pakontestueshëm të cilin populli do ta përkujtoi përjetesisht. Kjo është vlera e tij, kjo është madheshtia e tij prej njeriu, intelekt ualit dhe udheheqesit të Kosovës te cilën ate e deshti me shumë se vehtën dhe ishte në gjendje edhe jetën ta jept për te.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.