16.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Rruga drejt anëtarësimit të Ballkanit në BE dhe Serbia

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skender MULLIQI

Secili popull angazhohet për të krijuar idealet për një jetë të mirë dhe shoqëri dinjitoze. Ende në këtë botë të trazuar ka popujë më logjiken dhe vetëdijën janë pajtuar të jetojnë në një shoqëri të keqe, dhe jo reale. Ne Serbi fatkeqësishtë si e vetmja në rajon nuk kemi shoqëri të ndershme dhe demokratike. Të gjithë serbët kanë mendësinë mykur, që janë popull i privilegjuar dhe se atyre ju takojnë të gjitha drejtat e kësaj bote. Historikisht u treguan urrejtës të gjithçkaje që është shqiptare. Të gjithë popujëve të tjerë mendojnë tua shesin dushkun për gogla. Kanë marrë qëndrim shumë negativ ndaj popujve jo serb në republikat e ish Jugosllavisë. Duke pasur një qasje të tillë destruktive edhe po krijojnë në mënyre permanente kriza për luftë në Ballkan, siç i kan shkaktuar rregullisht luftërat në përmasa evropiane.

Hulumtimet e bëra në Serbi, kanë treguar së kur bëhët fjalë për Kosovën, shumica janë të një mendjeje. Nuk kanë lëvizur nga qendrimet e ngurta të nacional shovenizmit serbomadh. Nuk po e pranojnë normalizimin e marrdhënjve më Kosovën në kuader të dialogut si të barabartë, se po mëndojnë që më metoda të agresivitetit ta kthejnë epokën e kohës se kaluar. Hapësirën e Kosovës po e shfrytëzojnë pushtetet në Serbi, për të pasur më gjatë dhe më shumë pushtet. Presidenti serb, Aleksander Vuçiq po sundon si dikur, në fund të viteve të tetëdhjetë të shekullit të kaluar – Sllobodan Millosheviq. Ky së bashku më garnituren e neoçetnikizmit janë bërë të pa prekshëm. Ata nga botëkuptimet ideologjike, po bësojnë në Rusinë, e jo BE-në. Vuçiq po mashtron secilën herë e më shumë botën perëndimore, duke mbetur lojal përcaktimeve të konjukturës së Lindjes.

Vuçiqi dhe më shumë Vulin e Dodik po mbajnë takime më miqët e vjeter rus Lavrov dhe Putin. Këta po mbrojnë dhe po tentojnë të plasojnë kauzën për “botën ruse” dhe për “botën serbe”, e që don të thotë luftë e përgjakshme më popujt jo sllavë.Gjermania dhe Franca nuk do të heqin dorë nga litiumi serb, edhe pse Vulin së fundmi foli ashpër për Perëndimin në një takim të përfaqësuesve të sigurisë së lartë të BRICS dhe vendeve partnere në Shën Petersburg. Kur bëhët fjalë për masat dhe synimet e fundit ndaj Kosovës të shpallura nga Vuqiq, i referohen Deklaratës se Parlamentit Gjithëserb të mbajtur në Beograd. Ky tubim është përjashtues ndaj bisedimeve që po mbahen për normalizim të marrdhënieve, sepse shihet haptazi se nomenklaturën politike shoviniste në Serbi, nuk e shqetësojnë marrveshjet e Brukselit dhe as plani ”gjermano francez” në Oher, pra mos zbatimin e tij. Synimi i Serbisë të Vuçiqit është implementimi i Asociacionit vetëm më kompetenca ekzekutive së përmbrenda tij fshihet ndarja e Kosovës mbi baza etnike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të pranonte një variant të tillë që çmonton shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Po flitet për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në kuader të sfidave globale si lufta në Ukrainë, Lindje të Mesme por edhe ndryshimet e mundshme gjeopolitike. Edhe pse Plani për Ballkanin Perëndimor ofron rast të mirë për rajonin, që të bëhët pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia është shteti, i cili në vend të bashkëpunimit të mirëfilltë, po nxitë luftë të re në këtë pjesë nevralgjike të botës. Dihet së gjithë bashkëpunimin në këtë drejtim e ofron Procesi i Berlinit, më një gamë të gjerë temash, politike, ekonomike dhe kulturore brenda rajonit. Por, më një Serbi të pareformuar në Ballkam në mes, zor është të arrihen të gjitha këto objektiva të synuara. Rusisë dhe Serbisë nuk janë duke ju interesuar proceset pozitive të integrimeve rajonale dhe as Evropa e Bashkuar. Këto dy shtete autokratike më dy autokratë mizor si Putin dhe Vuqiq, po dëshirojnë ta kthejnë hegjemoninë e vjetër të bllokut të Lindjes…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit