Pozita kryeneçe, opozita nuk ishte në historinë e kujtimit për Reçakun e historisë së Kosovës…?!

0
24 vjet masakra e Reçakut

Në vend të reagimit

Në Shtime, sot, në kujtim të historisë së Reçakut të orëve të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës, nuk mori pjesë opozita parlamentare e Kuvendit të Kosovës(sic!). Pse po ndodh kjo? Pse pozita aktuale e institucioneve të shtetit, që, po e udhëheq qeveria Kurti 2, nuk e ftoi opozitën parlamentare për të marrë pjesë në kujtimin të historisë së Reçakut, që e tronditi botën e lirë demokratike dhe e hapi udhën e Lirisë së Kosovës…?

Pse kaq shumë armiqësi të skajshme politike në Kosovë…?!

Vota e lirë e sovranit është kontratë në demokraci, kështu thonë teoritë politike për vlerën sublime të qytetërimit në botë. Vota e lirë për pushtetin aktual nuk është bër pronë për askend dhe, siç thuhet në Drenicë, me u sjellë sikur në bahqe të babës…!

Pse në ditët si kjo e kujtimit për Reçakun historik, nuk i pamë bashkë  në sallën në Shtime pozitën dhe opozitën parlamentare të Kosovës…?!

Për të gjitha këto, pozita udhëhqëse e shtetit të Kosovës mbanë përgjegjësi kushtetuese, që, në rrethanat e kohës nuk e përafron opozitën për kahet e shtetndërtimit dhe, bashkë si mekanizma me përgjegjësi për Shtetin e Kosovës!

Në Reçakun historik nuk ju pamë bashkë!

Çikago, më 15 janar 2023


 Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.