Milazim Zeqiraj
Më 13 Prill 1999 Palimitaret e Banjës së Pejës të komanduar nga Vojvodë Mihal Petroshiq drejtor i dhunëshem i shkollës fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë të ndihmuar nga policia dhe ushtria serbosllave në shtëpin e Sali Sokolit në fshatin Studenicë KK Istogut kryen krimin barbar ndaj zotit të shtëpis Sali Sokol Zeqiraj (86 Vjet), vajzave: Qëndresë Enver Lipaj (15 Vjet), Mirdonë Enver Lipaj(13 vjet) mbesat e Saluhut, Lindihane Fadil Lipaj (13 vjet), Njomzë Ramë Lipaj (14 Vjet) të gjitha nxënëse të shembullore në shkollën fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë dhe nënave: Salë, Fatime, dhe Sabrije Lipaj dhe nënës Hatmane Mehaj nga Tomoci e strehuar aty.
Pas krimit, kriminelet serbe i hudhin në bunar afer shtëpis dhe e improvizojnë për ti humbur gjurmet. Masakrën e kryan paramilitar e Banjës së Pejës të komanduar nga Vojvodë Mihajl Petrushiqi drejtor i dhunshëm i shkollës fillore Hysni Zajmi.
Në Akademin përkujtimore më 13.4.2022 Shoqata e historianve „Ali Hadri“ në Istogut i shpalli martir për lirin e Kosovës, kurse Sadik Bicaj drejtorit të shkollës fillore „Hysni Zajmi“propozon kryetarit Z. Ilir Ferati për ndërtimin e lapidarit në oborrin e shkollës fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë.
Elegji për dëshmoret e lirisë
(Kushtuar babait Salih Sokolit në mbrojtjë të familjarve Lipaj dhe pragut të shtëpisë)
Në pragun e shtëpis së djegur
i thrras
e Ata
s’më përgjegjen,
i lypi në çdo vend
e Ata
s’me duken askund,
në zemër i ndijë
se jetojnë
më ne
në ne
shumë e më shumë.
Heshtje e frigëshme
Oborr më Shtëpi të djegur,
dhoma të boshatisura,
Bukë e djegur në shporet,
trishtim i jetës sonë.
Para syve
Shtriga zgerdhin
së bën vepër
se vranë
zemrën dhe syrin ton.
Në terrin shekullor dhe tmerrin e zi
Nga qielli një dritë
po vjen
e nga thellsia e tokës
jehonë,
ne jemi ketu
dhe po qëndrojmë.
Në agimin e shumë pritur
në Kosovë
Dielli po lindi
për ne një dhuratë:
Liri
dhe lule në lapidar.
Zogjet e trishtuar
po kthehen
e në qiellin e kaltër,
shqiponjat e bardha
lajmtar të lirisë
lirshem lart dhe larg fluturojnë,
e në tokën Kosovës
të ujitur më gjak
lulë Bozhuri mbien
shumë e më shumë.
Në Lapidar,
sebashku
më gjyshi Salih
vajzat:
Qëndresë, Njomzë, Meli e Lindihanë
dhe nënat
Salë, Hajrie, Sabrije dhe Hatman.
O thuja këngës
bjeri bjeri daullës
vallja e jetës të vazhdoj
e loti mos na trathtoj.
Ne çdo ditë
një kandil e ndëzim,
kujtimi për Ju
mos të pushon.
Kosovë, lapidar lirijë.