Nuk duhet toleruar më Serbia…

0
263
Albin Kurti
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Kosova i ka bërë të gjitha lëshimet e mundëshme në lidhje me Serbinë. Vijat e kuqe të saj nuk duhet të preken më. Ndaj mos e firmos ndarjen e Kosovës, zoti kryeministër! Loja politike që po bëhet kundër Kosovës duket e rëndë. Synohet me çdo kusht ndarja e Kosovës. Kjo është e papranueshme për shqiptarët dhe kombin tonë. Shteti serb prej vitesh po punon kundra Kosovës dhe shtetësisë së saj. Pavarësish se Serbia nuk e ka njohur Kosovën ajo nonstop punon kundra saj.

Me luftë Serbia e humbi Kosovën në vitin 1999, tani në tavolinë kërkon të marrë veriun. Veriu dhe Trepça është zemra e Kosovës, prandaj kërkohen me çdo kusht prej tyre. Kjo do të ishte fatale. Kjo është “thembra” e Akilit, Albin, ndaj mos e dorëzo me firmë ato. Forca të mund, por ti mos nënshkruaj. Mos e nënshkruaj asociacionin me kompetenca ekzekutive, të komunave me shumicë serbe. Kosova nuk duhet të ndahet. Asociacioni me kompetenca ekzekutive sjellë më pas ndarjen. Mos Albin…

Sa herë kam shkruar për Kosovën e pasluftës dhe fatet e saj, gjithnjë më kanë shoqëruar pyetje dhe enigma të tilla, si:
● Përse tregohen kaq të papërgjegjshëm në bisedimet me Serbinë drejtuesit e Kosovës dhe të institucioneve të saj? Të jemë i sinqertë kam marrë frymë lirshëm dhe kam pasur besim të madhe te liderët e ri të Kosovës që dolën nga zgjedhjet, Osmani dhe Kurti. Kjo vjen tek unë jo për konsideratat si indivit, por nga qëndrimet e tyre politike ndaj Serbisë dhe shtetit të Kosovës. Shpresoj të jetë kështu!

● Përse kanë qenë kaq inferiorë dhe indiferentë liderët e Kosovës përball atyre të Serbisë gjatë këtyre viteve?
● Përse vendimet në lidhje me bisedimet me Serbinë i merrnin individët ( Thaci, Mustafa, Haradinaj, Kurti, etj.) duke lënë deridiku jashtë loje institucionet?
● Përse pranojnë pala kosovare që bisedimet Kosovë-Serbi ti drejtojnë Borell dhe Lajçak, ku që të dy vijnë nga dy shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës?

● Përse po vazhdohen ende bisedimet kur Vuçiç i prerë ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës?
● Përse dhe çfarë presim nga bisedimet kur negociatorët në vijimësi kanë favorizuar Beogradin?
● Përse kaq e “papërgjegjshme” pala negociatore kur në refren të saj rëndomtë, thuhet: I bëjmë thirrje Kosovës dhe Beogradit të ulin tensionet, të vazhdojnë bisedimet dhe të gjejnë një zgjidhje? E, çfar tensionesh mund të ngrejë Kosova! Ajo ishte viktima…

● Përse nuk ngrihen aktpadi nga organet ligjëzbatuese të Kosovës për krimet e luftës dhe gjeocidin e Serbisë ndaj saj?
● Përse nuk ndalohen dhe ndëshkohen penalisht disa “analistë” që dukshëm, ku hapur ose jo, bëjnë lojën e Serbisë apo janë vënë në shërbim të saj?
● Përse duhej me deomos të miratohej në Kuvendin e Kosovës, Gjykata e Speciale për Kosovën? Nuk mund të presësh drejtësi nga kjo gjykatë kur po gjykon padrejtësisht krerët e UCK-së. Ndërkohë kriminelët serbë enden të lirë! Kjo është padrejtësi.

Përsetë e mësipërme mund të vazhdonin pambarim dhe përgjigjet janë brenda këtyre pyetjeve. Serbia si shtet agresor duhet ndëshkuar. Ajo duhet ndëshkuar rëndë nga aleatët tanë dhe duhet të paguajë për dëmet e luftës dhe gjenocinin e kryer ndaj popullsisë së Kosovës në luftën e fundit. Aleatët duhet ta kenë të qartë se Serbia nuk ndryshon qëndrim në lidhje me Kosovën. Ajo nuk dinë gjuhë tjetër veç gjuhës së forcës. Ndaj perëndimi euro-atlantik duhet ta vërë me shpatulla pas murit, Serbinë dhe Vuçiçin, dhe jo ta përkëdhelin.

Iluzionet e tyre se Serbia dhe Vuçiçi kanë ndryshuar, është i KOTË. Ajo dhe Ai, sapo të vijë momenti i përshtatshëm, sërish do ti tregojnë dhëmbët dhe do të tentojnë ta shqyejnë sërish “viktimën”. Mobilizimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën e vërteton qartë këtë. Ke forca besojnë ata. Kjo është “filizofia” e tyre shekullore; dëbimet, lufta, pushtimet… Viktima nuk pranon më shqyerje. Fakti është se Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën. Rreziku i ndërhyrjes së Serbisë në Veri nuk duket i mundshëm, por megjithatë duhet:

● Të dilet me një qëndrim nga i gjithë spektri politik i Kosovës për bisedimet me Serbinë. Për çështjen kombëtare nuk duhet të ketë ndasi politike por bashkim për mbrojtjen e Kosovës dhe forcimin e shtetit të saj.
● Të bashkëpunohet ngushtë me aleatët dhe veçanërisht me SHBA-në për hapat e mëtejshme të bisedimeve me Serbinë.
● Të lobohet më shumë nga funksionarët e Kosovës, nga Vatra, Shoqata dhe Organizata shqiptare në mërgim me Departamentin Amerikan të Shtetit për mbrotjen e çështjes së Kosovës.

● Kurti të bëhet pjesë e “bisedimeve” imponuara si palë, por të mos nënshkruaj asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
● Të ndërgjegjësohet opinioni shoqëror për situatën e krijuar në veri dhe të reagohet si një komb për qëndrimin ndaj Serbisë.
● Të mbështetet presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti në vijën e tyre për të mos i lëshuar më pe Serbisë për Veriun.

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 21.06.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.