MBRETËRIA E ËNDRRAVE

0
327
Ndue Ukaj

Ndue Ukaj

tregim

Në kohët e vonshme – që quheshin moderne – njerëzit vazhdonin të habiteshin për gjëra krejt të zakonshme, siç ishte puna e ëndrrave. Ata shikonin universin e pafund me yje magjikë, lexonin për zbulime të mëdha – të tillat thuhej se ishin shumë – lexonin për atë vrimën e zezë të universit, prej ku fillonte bota e asgjësë ose gjithçkasë, por s’dinin të tregonin çfarë ishin në të vërtetë ëndrrat, ato dëshirat që të çonin në një univers të panjohurash dhe të kthertin në shtrat, te një nën-kresë, ku asgjë s’kishte vlerë më shumë se dora e dikujt, që ta prekë ballin e djersitur dhe t’i qetësonte ndjenjat e harlisura.

Deri me sot, asnjëherë s’qe dëgjuar të thuhej se e kam parë një ëndërr as të keqe as të mirë, ngaqë ëndrrat e tilla, të ndërmjetme, që mund të ishin as të këqija e as të mira, i përpinte vrik mbretëria e gjumit dhe i hidhte në baltën e madhe të harresës. Zakonisht thuhej e kundërta: e kam parë një ëndërr shumë të mirë dhe tërë dita më ka shkuar mirë, ose e kam parë një ëndërr shumë të keqe, m’i ka lebetitur trutë dhe tërë dita më ka shkuar ters.

Kjo donte të thoshte se mbretëria e ëndrrave ishte botë e madhe dhe paralele e globit tonë, pa kufij, rregulla shtetërore dhe askush deri me sot s’dinte se ku ishin të vendosura pllakat tektonike të saj. Shkenca jonë, ndonëse përditë thuhej se është zhvilluar shumë, s’kishte arritur të mbërrijë në atë pikë, sa të depërtojë në këtë botë. Dhe kjo donte të thoshte se bota e ëndrrave kishte njëfarë rregulli magjik dhe ushtronte ndikim të çuditshëm mbi krejt sjelljet njerëzore duke pleksur miliona dëshira e kohë brenda një ëndrre disosekondëshe, duke frikësuar diktatorë, njerëz të pushtetshëm dhe të tillë që, në jetën reale, s’çanin kokën për njeri të gjallë. Të tillët, vetëm përpara ëndrrave ndjeheshin të vegjël, të lehtë, e ndonjëherë edhe hiçgjë, por ndodhte që edhe të vegjlit në ëndrra, të ëndërronin të uleshin në frone perandorake, ëndrra këto që në ditë të kthjella s’guxonin as t’i imagjinonin.

Ndaj, si e tillë, kjo botë e panjohur u jepte kuptim shumë gjërave, të vegjëlve u jepte krahë të lartësoheshin dhe ndonjëherë tiranët i bënte të frikësoheshin dhe të ndiheshin hiçgjë. Pikërisht për këtë arsye mund të thuhej se planeti Tokë kishte më shumë ëndrra sesa njerëz, më shumë ëndrra sesa hapësirë, më shumë ëndrra sesa mundësi, sepse dihej se në secilin njeri kishte një mori të pafund ëndrrash, dhe miliona të tilla, që ngjizeshin sa herë çelte një mëngjes i bardhë.

E duke e ditur këtë të vërtetë, njerëzit dhe shtetet, rrallëherë kishin guxuar të çonin krye kundër mbretërisë së ëndrrave, ndonëse s’e pëlqenin pushtetin e tyre sepse të gjithë disi e dinin se ajo ishte botë e frikshme dhe pajtoheshin se me ëndrra s’mund të luftohej, ose, ishte e kotë të luftohej, sepse, ato të godisnin kur s’e prisje fare.

Dihej mirë se çdokush që kishte tentuar të sillej me kryeneçësi me këtë botë, e kishte pësuar keq, ashtu siç e kishte pësuar keq secili që kishte tentuar t’i shuante ëndrrat e të tjerëve. Sepse, pushteti i ëndrrave i përkiste një bote tjetër, misterioze dhe aty të gjithë kishin ngastrat e tyre, prandaj ëndrrave u duhej nënshtruar ose ato duhej të kuptoheshin drejt, si paralajmërime fatlume ose kobzeza. Mbase, pikërisht kjo mund të ketë qenë arsye pse kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kërkohej që të kthehej detyra e shpjeguesve të domethënieve të ëndrrave, e atyre të urtëve, siç kishte qenë në fillimin e kohëve në tokë.

Në kohët e lashta, shpjegimi i një ëndërre kishte shpëtuar faraonin dhe mbretërinë e tij nga uria, kurse shumë shekuj më vonë, një ëndërr që kishte parë Gjergj Kastrioti në kryeqytetin e largët të perandorisë, teksa ishte gjeneral në ushtrinë e sulltanit, kishte bërë që ai të kthehej në gjirin e popullit të tij dhe atij t’ia kthente lirinë e humbur. Kjo donte të thoshte se perandoria e ëndrrave ishte vërtet e pafund dhe e mira e njerëzimit ishte se në atë mbretëri s’kishte sundimtarë, hierarki e as pushtet.

E meqë fuqia e kësaj mbretërie lidhej me zanafillën e gjërave dhe ishte e pafund, ajo ishte e paparashikueshme dhe ndonjëherë s’i duronte ligjet e ngurrëta njerëzore. Prandaj, në mbretërinë e ëndrrave, thuhej me gjysmëzëri se ishte ngjizur edhe një pjesë e mirë e historisë njerëzore, tregime për ditë funebre, përmbysje shkatërruese, për udhëheqës e perandorë që plandoseshin në mjerim, për buste të thyera e të bëra copë, për popuj të hedhur në flakën e zjarrit ndëshkues, perandorë të rrëzuar, të tillë që ngritshin në frone duke i përdorur ëndrrat e tjerëve, për fëmijë të lindur dhe të hedhur në lum, vdekje misterioze, biblioteka të djegura, ruse… dhe ëndrra e përhershme për një dashuri të pastër si loti e lajme të gëzuara si në një mëngjes të bukur pranveror.

Ëndrrat ngjashëm si në zanafillën e kohërave – njerëzve u vinin në gjurnë, pa dashje, por ndodhte, që ato njerëzit shihnin edhe në një ditë më diell, nën hijen e një peme të bukur, ku fushat përpara shtriheshin si në një parnje përrallore. Ndërkaq, më përvëluese ishin ëndrrat që shiheshin brenda pamundësisë, atyre grilave që ndonjëherë sidukeshin, por që janë më të forta se grilat e burgut, prej ku të gjithë njerëzit e tjerë mund të duken dhe të lumtur.

Kjo donte të thoshte se, në njëfarë mënyre, secili njeri ishte një burg i pafund me ëndrra plot dhe vetëm disa prej atyre miliona ëndrrave njeriu guxonte bënte të njohura, por shumë sosh i mbante përherë në burgun e vet dhe i merrte me vete në varr. A mos kjo donte të thoshte se të gjitha përpëlitjet njerëzore mermin frymë përmes ëndrrave?

Nëse kjo mund të ishte sadopak e vërtetë dhe zërat thonë se po, atëherë pse në kohët e quajtura moderne ishin zhdukur nga oborret e pushtetit shpjeguesit e domethënieve të ëndrrave, ata njerëz të urtë e largpamës, që mund të tregonin vitet e urisë dhe të kamjes, të luftës dhe të paqes, të dritës dhe të verbësisë? Për këtë s’flitej, sepse ligjet tona korrekte s’e parashikonin një gjë të tillë, ndonëse dihej se njerëzit vazhdonin të shfletnin ëndrra më shumë se në kohërat e vjetra, të makthshme si ato të para miliona viteve.

Me siguri, ëndrra shihnin edhe udhëheqësit, si ai perandori që një ëndërr e vrau, por të gjithë preferonin t’i fshihnin, mos t’i tregonin, meqë në atë mbretëri misterioze e ndonjëherë dhe mizore, ata skishin pushtet dhe askush s’i kishte vënë këmbë që të mund të thoshte: ja, kjo më përket mua dhe unë vendosi këtu si do të ëndërrojnë njerëzit ose si do të ëndërroj vetë. Dhe meqë në ëndrra fshiheshin dëshira të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme të njeriut, ato lidheshin me gjërat më misterioze të ekzistencës njerëzore, ndonjëherë edhe me dëshira të frikshme.

Në kohën moderne, që thuhej se ishte kohë e të vërtetave dhe jo e ëndrrave, ishte bërë e modës të mos tregoheshin ëndrrat. Secili kishte një ëndërr për vete dhe askush s’kishte nevojë të dinte ç’ëndrra kishin të tjerët ose çfarë ëndrrash shihnin të tjerët. Kjo ishte një e vërtetë korrekte, flarnurin e së cilës mundoheshin ta mbanin lart të gjithë ata që ngarendnin pas korrektësisë, në të cilën botë, ëndrrat duhej disi duhej të shuheshin. Po ishte e rrezikshme të dinin të tjerët çfarë ëndrre ke parë, ndaj, më mirë preferohej që njerëzit të vërtiteshin në shtrat me orë të tëra të hutuar, duke u djegur si në ferr, sesa tregonin të tjerëve ëndrrat e tyre.

Por, ndodhitë e çuditshme në fillim të pranverës së fundit, prishën rendin e gjërave. Bota që lëvizte shpejt përnjëherë u ngadalësuan dhe u mbyll, si me një dry të madh, çelësin e të cilit e zotëronte dikush ose një dorë lartësish qiellore, që s’ia dinim emrin ose s’guxonim t’ia thoshim.

Çuditërisht, në pranverën e sivjetshme, gjërat erdhën papritur, siç vjen trishtimt, pa trokitur fare në derë. Për këtë arsye u pëshpërit se diku në skajet e tokës, ku syri i të vegjëlve nuk mbërrinte, u organizua një asamble e madhe, ku qenë të ftuar më të fugishmit e tokës, mbretërit, udhëheqësit perandorët shkencëtarët me gëllirn që të gjendej një ilaç kundër ëndrrave. Krejt kjo shpjegohej me dëshira të çuditshme, gati sensuale të udhëheqësve të rinj të botës, që njerëzit në të ardhmen të mos kishin nevojë të ëndërronin shumë, ose, më saktë, ëndrrat e tyre të mund të kontrolloheshin nga mekanizmat e shkencës moderne.

Udhëheqësit do të lumturoheshin pa fund, sikur njerëzit të mos shihnin ëndrra fare ose së paku ato të ishin të arsyeshme, përbrenda litarit të pushtetit atyre grilave të pavërejtura, që janë ndonjëherë më të këqija se grilat e burgut. Sepse, në burg mund të jesh dhe mund të mendosh e ëndërrosh dhe e kundërta, mund të jesh jashtë burgut i lirë, por i rrethuar nga grila të fshehura, që të lidhin në litarin e padukshëm dhe të tundin si një pendël të lehtë. Krejt kjo ndërrnarrje u arsyetua me dobinë e shtetit të së nesërmes, të shtetit të përhershëm, të shtetit gjigant, me themele në tokë dhe me kokë drejt qiellit, që njerëzve t’u kontrolloheshin ëndrrat. Pa dyshim, kjo do të ishte dobia më e madhe dhe njëherësh arritja më e madhe e njerëzimit.

Një ilaç kundër ëndrrave do të siguronte pagen e universit dhe kjo ishte krye-ëndrra e kohës. Por krejt ndryshe mendonin ata që besonin tek ëndrrat dhe bashkoheshin me shkrimtarët e thoshin se të ëndërrosh për gjëra, gë nuk kanë ndodhur – është ndër nevojat më të thella të njerëzimit.

Marrë nga Hejza

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.