Kur jeta të copëton

0
Lumi Drin

“Kur jeta të copëton,
ndodh sepse je gati të rregullohesh përsëri në një mënyrë tjetër.

Çdo pjesë e jotja që duket e thërrmuar
do të gjejë një vend të ri, një qëllim të ri, një kuptim të ri.

Ki besim se të çarat janë aty ku hyn drita.
Dhe, nganjëherë, në brishtësinë tonë, gjejmë plotësinë tonë më të madhe.

Gjejmë guximin që të rindërtojmë, të risajojmë,
të ripërkufizojmë se çfarë do të thotë të jemi të fortë.

Nuk je thyer;
je duke përshkuar një transformim”.

Autore: Alda Merini

Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.