Gani I. Mehmeti
PDK e hapur për dialog: Qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme!
Si tingëllon kjo: Edhe e hapur për dialog edhe si them unë? Këto janë dy fraza të kundërta njëra me tjetrën që nuk çojnë askund, që vetëm tregojnë ambiciet për ë qeverisur vetë, por jo për dialog. Dialogu bëhet për t’u marrë vesh bashkarisht, për të biseduar se si do ia bëjmë një çështjeje me interes të përbashkët, jo si them vetëm unë. Kjo të gjason në stilin e njëjtë të dialogut Kosovë – Serbi, ku Vuçiqi vazhdimisht është deklaruar për dialog, por fundi i dialogut të vijlë ashtu si e do ai.
Kur njerëzit duan të ulen për të biseduar, ata nuk ia vlen të tregojnë dhe dëshirën e tyre apo nguljen këmbë se si do të përfundojë, sepse të dy apo tri palët kanë kërkesat e tyre. Duhet të ulen të bisedojnë dhe të vijnë deri tek një përfundim i mirë, ku përafërsisht duhet të jenë të kënaqur palët në dialog.
Sipas PDK akuzohet partia e dale fituese në zgjedhje, LVV! Nuk analizon PDK-ja se edhe vet është në të njëjtën akuzë, nga që nuk pranon kandidaten e fitueses së shumicës. Dhe, mund të akuzohen të gjitha partitë parlamentare, por më shumë është akuzuese ajo partia jofituese e shumicës.
Edhe jam për dialog, edhe nuk jam parti fituese e shumicës, edhe jam për debllokim të ngërçit politik, edhe të mos lëshohet pe, edhe qeveria të krijhet nga partitë jofituese të zgjedhjeve – këto nuk shjkojnë të gjitha bashkë. Kjo vetëm është një kamuflim për të mos u marrë vesh e për të mos debllokuar ngërçin politik.
Më në fund, roli i Kryetaarit të Kuvendit, nuk është aq me peshë të madhe, cili do që të vijë. Prndaj nuk do duhej të bëhej gjithë ky bllokim. ai është vetëm sa për të udhëhequr kuvendin e asgjë më shumë, përse të mos pranohet kandidatura e propozuar, cila do që të jetë ajo kanditurë?
E unë vetë, i fajësoj të gjitha partitë sepse nuk kanë bërë fushatë korrekte e dinjitoze, por më shumë kanë akuzuar njëra parti tjetrën.
Kur je për dialog, nuk përcaktohet fundi i saj para se të fillosh dialogun. Ai vjen bashkë me dialogun.
Nëse Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar bisedime me të gjitha partitë parlamentare në Kosovë, cili është rezultati, ku është ai, çka u morët vesh, apo vetëm treguat dëshirat e juaja të gjithë për të qenë në qeveri?