24.5 C
Tirana
E premte, 21 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Fshatari dhe gomari

Fshatari dhe gomari

0

Përgatiti Arben Çokaj

(Kur dëgjon fjalët e njerëzve)

Një fshatar me të shoqen kishin hipur mbi gomar dhe po ecnin, kur ndeshin në disa njerëz. Ata u thonë:
– Si nuk i vjen marre, e mbytët gomarin, keni hipur të dy mbi të e gomari mezi po u mban…

Ulet fshatari nga gomari, dhe lë të shoqen hipur mbi gomar si në foto. Fshatari ecën këmbë e gruaja mbi gomar…
– Oh çfarë burri budallë e kot qenke, si e lë gruan mbi gomar, e ti vetë ecën në këmbë, u hodh dikush e tha, pasi e takuan në rrugë…

Fehatari i thotë gruas, ulu grua, po hipi unë në homar, ti ec këmbë, se a e sheh dyrnjanë çfarë thonë?! E gruaja ulet, e hipën mbi gomar fshatari. Ec e ec e ndeshin prapë në disa njerëz në rrugë… kur hidhet një i pafytyrë:
– Si more s’ke marre, po çfarë burri je ti, që vetë ecën mbi gomar e gruaja lodhet duke ecur në rrugë?

Eh, u pa kjo punë, nuk gjetëm rehat. A e sheh moj grua, fjalët e hallkut kështu janë… po ulem edhe unë… dhe kështu fshatari u ul e po ecte bashkë me gruan këmbë, dhe po e tërhiqnin gomarin për dore.

Kur hasin prapë në disa njerëz në rrugë, kur një ptej tyre hidhet e thotë:
– Ae keni atë gomar për luks a? Përse e mbani? Ecni në këmbë e gomari hahahaha…

Ec grua të hipim të dy! U kthyen në origjinë, aty ku e filluan…

Sa njerëz ka, aq mendje ka! Njerëzit kanë tendencë të kundërshtojnë parase të dëgjojnë. Shih mendjen tënde shoku, dëgjo 100 vetë e bëj si din vetë, se veimat e gardhit e fjalët e hallkut nuk mbyllen kurrë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.