Prof. dr. Anton Nikë Berisha
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Né shqiptarët duam të jem diçka po nuk duam përgjegjësi, e liria këkon edhe përgjegjësinë e individit. Edhe një pushtet që merr përsipër të udhëheq një popull, ai pushtet njëherit merr dhe përgjegjesinë dhe të jetë i vetëdijshëm se e ka marrë për dëtyrë, se është shërebëtor i atij populli. E sot, politikanët tanë, që lidhje me politikë s’kan, janë në krye të një partije apo pushteti duhet të jenë të vetëdijshëm se krejt punën duhet bërë për popull e jo për vete, të ketë dy shtëpi e tjera pasuri e kjo është e tmerrshme. Liria nuk nënkupton ashtu, liria nënkuoton zhvillimin e saj, që të ecësh pak përpara, jo me kilometra por hapa pas hapi, pra të ecish – mos të ndalesh dhe krijon një bazë që edhe pasardhsve t’ua krijon një bazë që do t’u shërbëjë për ecjen e tyre përpara dhe ata që dijnë do ecin përpara.
E kur të vijnë politikajt tjerë, çka do të thojnë: a kështu paskan qeverisë ata përpara?!
Neve kërkojmë titull të naltë, e me shkrua dishka atje e më thënë kështu është.
Te kthehem të arti. Arti është ai që e pasuron njeriu, që e edukon shpirtërisht, prandaj ai nul lëvizë për gjëra të vogla, e jo si në politikë që në mëngjes e thotë këtë, në mesditë thotë atë – në mbrëmje krejt diçka tjetër!
Letërsia shqipe nuk është diçka që ti mund ta futesh të grusht, por mund të jetë një libër – sado i vogël, që mund të kundërshtoj librin tënd, skajshmërisht ta kundërshtojë.
Duhet pasur parasyh veprat kryesore, por pa hyrë në atë patriotizmin politik.

Prof. dr. Anton Nikë Berisha
Ne kemi letërsi edhe për të rinjë, për fëmijë edhe për të rritur. Kemi letërsi edhe gojore të jashtëzakonshme.
Kur pata mbajtë një ligjëratë në Tuz, ata burrat kërkojshin nga unë të thëm se Fishta është më i madhi, unë atë e hetova te ta dhe ju thashë: ”Në qoftë se ju kerkoni prej meje të thëm që Fishta është shkrimtari më i madh, pasi ju po ngulni këmbë, unë po ju thëm, por nuk është ashtu, nuk është Fishta shkrimtari më i madhi, por në letërsi nuk ka ”Më i madhi, ose më të madhin! Në letërsi nuk ka vepër më të madhe edhe në letërsi nuk ka vepër të përkryer, sepse është gjuha letrare që nuk mund e bën veprën e përkryer. Sepse unë e shkruaj një vepër më të mirën, del tjetri që ma kalon. Viktoy Hygo thotë: ”Nuk ka vepër të përkryer po ajo është synim!”
Të zëmë Gëte ka filluar veprën në moshën 18 vjeçare e e ka mbarue në moshën 83 vjeçare edhe nuk është e përkryer sepse ende është e pambaruar. Vlera e artit është që të hapet puna…!
Unë kam pas një fat që 22 ligjërata i kam dëgjuar për vepren e Gëtës, në Gjermani, një semestër studimeve. Profesori më ka dhënë atë kumtesën e tij, të cilën unë e përshtata pak se kishte 15-20 faqe. Komunikimi në letërsi është përmes letërsisë. Disa vepra të Gëtës nuk i kam kuptuar, sepse nuk i dihet mirëfilli, nga se gjuha poetike nuk ka asnjëherë të njejtin kuptim. Një vepër psh. e imja ka dy mendime, e tjetrit ka 5 mendime, kjo vepër me 5 mendime ka vlerë më të madhe. Është një rapsodi arbreshe, ku thotë: djaloshi e shikon vajzën: vetëtimë që ndalon shiun; ky varg është i pakuptueshëm por është i interpretueshëm, dmth. ti komunikon me të jo vetëm në një mënyrë. Por ka vargun tjetër; ose kemi vargjet e De Radës: Fryni erë e malit, rrëzojë hijen e lisit! Kjo si mund të kuptohet?
Duhet ta njohesh letërsinë e lashtë greke, ta njohesh letërsinë e lashtë latine, dhe letërsinë e kohës se Gëtës.
Kur e ka filluar ndërtimin e bibliotekës sime, e kam filluar me 2-3 libra dhe ato kanë qenë të fshehura në tavan, sepse babën tim e kanë rrafë për dy libra shqip që ia kanë gjetur në shtëpi.
Nuk do të thotë se ”ti ké kryer një fakultet, e je më i mençur se tjetri!” Mirëpo, ai tjetri ka lexuar aq shumë, se ti t’i kryejsh edhe dy fakultete nuk di sa ai,”
Në studimet pasuniversitare në Zagreb, një profesor na ka sjellë një poezi: pa emër, pa datë, pa asgjë që duhet, né duhet të ia caktonim pak cilës periudhe të shkrimtarëve ju takon, cilës letërsi e pastaj ta gjenim vet autorin! Unë s’kam qenë ndër ata që i kam gjetur këto, të bëhëm i sinqertë dhe të thëm haptas të vërtetën. Nderkaq studentët nga Zagrebi po, sepse ata kishin pasur të përgatitur një literaturë shumë më të ngritur e të mirëfillët, të lartë, sepse kishin në dispozicion vepra të mëdha të përkthyera. Né ende nuk kemi shumë vepra të mëdha të përkthyera. Dhe ende nuk jemi miqësuar me librin. Ti thua i lexova dy libra dhe u miqësova me librin, po dy libra nuk mjaftojnë, sepse mund të është dishka e rëndesishme në ato dy libra, por mund të jetë dishka edhe më e rëndësishme në ato dy tjerat. Kjo është ajo mungesa e traditës.
Nëse lexon vetëm një libër, thua se krejt bota sillet rreth atij libri.
Unë kam lexuar dhe jam marrë edhe me përralla edhe kam një antologji të përrallës shqipe. Po ka njerëz qe i kanë dijtur përrallat por nuk kanë dijtur shkrim- lexim, po kanë treguar një aftësi të jashtëzakonshme. Kështu këngëtarët e këngëve epike i dijnë dhe i këndojnë mbi njëmijë vargje e më tepër gjer në 13 mijë vargje, e nuk dijnë as shkrim, as lexim. Kjo është ajo aftësia. Kjo është ajo tradita shqiptare, por né nuk kemi kujdes për traditën.
Arti nuk është pa atdhé. Ky është mendimi im, jo i tjerëve.
Kur pat kalue Ismail Kadaré në Francë, né këtu tham se vepra e tij nuk është pa atdhé.
Atdheun duhesh dëshmuar me punë, me vepra të mëdha e të vlefshme.
Në qoftë se je në politike, je i lidhur me gjithë botë, dhe kështu e përparon edhe atdheun tënd, se sheh e mëson nga ata që janë më të përparuar se atdheu i yt. Pra veprat tua janë ato që ti ke bërë për atdhé, kjo është patriotizëm.
Koha është faktor i rëndësishëm për jetën. Një mendimtar ka thënë: ”Gjithëçka mund ta fal, por kohën jo!”
Koha ecë, zhduket, shkon, nuk kthehet më.
Shën Augustini thotë: ”Koha që ka kaluar. nuk kthehet mâ!”
Koha e djeshme ka kaluar, nuk e zën ma, sot punon për nesër, po nuk dihet a mund ta zëmë.
Libri është shënjë i një qytetërimi të lartë e të pastër, është themeli i formimit të një shoqërie.
Né lexojmë pak. Nesër, kush e di si do vjen puna, nuk i dihet.
Dija e njeriutt matet sa ka lexuar edhe si ka lexuar? Këto janë dy koncepte që duhet kuptuar.
Ta zëmë njëri lexon për të kuptuar librin, e tjetri vetëm sa me e kaluar kohën.
Unë në këtë moshë e lexova Senekën, e ka qenë dashtë ta lexoj në moshën 20 vjeçare. Tash veprat e Senekës me hyjnë pak në punë. Ai thotë: sa jetë bën ti e sa jetë bëj unë, por është e rëndësishme: se çfarë jete bën ti e çfarë jete bëj unë?!
Mendoj se prirjen për lexim na ka dhënë Zoti, e varet kush sa lexon e kush jo. E libri këtë rëndësi e ka e do ta ketë.
Është një letër që ma ka nisur Martin Camaj, nji shkrimtar i madh, një autor i madh, një shkrimtar i rrafshit të lartë, e më thoshte: ”Sa herë që e kam futur pak më thellë mendjen time në historinë tonë, tregohemi se e kemi shmangur rrugën e drejtë!”
Nga natyra jemi popull i zgjuar, por duhet të mësojmë nga pësimet, pësimet të na bëhen mësime.
Duhet të mësojmë nga ajo që na u ka hakmarrë e na hakmirret sot e gjith ditën!
Duhet të mësojmë: cila është hija, e cila është gjurma! Dmth. cila është e vërteta e cila jo!
Sa më ra ndërmend – ta thëm: Mësuesi japonez, po sa të hyn në klasë, nuk ka përshëndetje, po fjalët e para që mësuesi ua thotë nxënësve janë: ”Secili prej neve japonezve: Duhet të punojnë për dy e gjysëm njerëz, në qoftëse duan me mbijetuar!” Né ditën e parë, né u themi nxënësve: po na kemi pas Skënderbeun, Ismail Qemalin.
Gandi nuk ishte i krishterë, po thonte: ”Neve nuk na duhet Jezu Krishti historik, se ai ka qenë që dy mijë vjet, po na duhet i gjallë!”
Neve na duhet sot Skënderbeu, ta kemi të gjallë. Të kemi sot të gjallë si Skënderbeu si Ismail Qemali që t’i kemi të gjallë; për shëmbull për njerëzit që i kemi pasë; që të punojmë si ata, për të mirën e të mbarën e këtij vendi e të këtij populli.
E kemi Nënën Tereze, që shkojnë e e rrëxojnë përmendorën e saj në Mitrovicë, nuk e rrëxojnë të huajt, njerëzit tanë e rrëxojnë!
Po ata që e rrëxojnë një përmendore të gipsit apo të bronzit nuk mendojnë se kurgjë nuk kanë bërë, se Nena Tereze vet i ka ndërtue përmendorët e veta gjithëkah.
F U N D











