Doli nga shtypi romani ”DRITA E PAFAT”, me autor Avdyl Uka

0
Avdyl Uka - Drita e pafat

Hysen Ibrahimi, Recension

Doli nga shtypi më 30.05.2023, romani ”DRITA E PAFAT”, autor Avdyl Uka, botues Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Shtypshkronja Printingpress, Prishtinë

Për të kuptuar këtë vepër të titulluar ”DRITA E PAVAT” 1, të autorit Avdyl Uka, duhet mbajtur mënt që të tilla ngjarje kanë ndodhur dhe mesazhi i këtij romani është që të tilla ngjarje të mospërsëriten sepse shkaktojnë traumë nëpër familje të cilat nuk e meritojnë. Duhet lexuar pra me vëmendje disa herë dhe është mirë të interpretohet nga aktorë përmes një drame e cila duhet shfaqur nëpër shumë mjedise. Kjo do të ndikoj sado pak te rinia e jonë dhe tu bindën këshillave të prindërve, ndryshe ata do të pësojnë shumë keq. Autori, ka arritur të shpjegon ngjarjet elementare të cilat mund të shërbejnë për secilën vajzë të re apo djalë të ri duke nxjerrë kritika të forta për marrjen e këshillave prindërore, ashtu siç i ka paraqitur me shumë të drejtë autori Avdyl Uka.

Kjo vepër e autorit, mund të themi se është një vepër shumë e ndjeshme dhe e para e këtij lloji që përmbledhë në një ngjarje jo të vogël, por që ngjarje të tilla kanë ditur dë dalin jashtë konrollit dhe kanë përfunduar mem fatalitet të rëndë që kanë qenë tronditëse. Dhe duke u nisur nga kjo, i jap shumë të drejtë autorit Avdyl Uka, i cili me një guxim i hynë këtij romani, por me qëllim jashtëzakonisht të mirë që të tilla raste të mos shndërrohen në tragjedi të tmerruara. Për t’i ikur më të keqës, autori detyrohet të përshkruaj romanin në detaje, që më pastaj të kihet kujdes për rininë tonë.

Në këtë roman të autorit Uka, shofim një pasqyrë reale e lidhjeve të të rinjëve dhe më tragjikja e kësaj është kur rinia bie pre e tradhëtive nga ndjenjat që krijohen përmes raporteve duke kundërshtuar çdo këshillë prindërore dhe marrin rrugën e dështimit. Kjo rrugë e tyre ato apoa ata nuk e dinë se është fatale si një çorbë e vjellur nga mashtrues ordinerë. Pra, jetën e tyre e besojnë në premtime marramendëse, e cila është jo vetëm një Ferr po është e çmendur dhe nuk ka asnjë kuptim.

I gjithë romani i autorit Avdyl Uka supozohet se është ngjarje që ka ndodhur jo vetëm një familje, por të tilla ka shumë që janë duke ndodhur. Ndaj këtu autori nëpërmjet të kësaj ndodhie ma tepër është dashtë të merret me psikologjinë e të rinjve të fromimit të tyre që ndikohen thjeshtë nga ndjenja e tyre dhe ka arritur mjaftueshëm të ilustroi pikëpamjet me probleme rinore. Menjëherë duhet përmendur se në Suedi për herë të parë në trajtimin e kësaj teme shumë të ndjeshme me shumë të drejtë është marrë Avdyl Uka dhe në mbështetje nga të gjithë që do të len gjurmë të thellë si mësim për moshën rinore.

Mosha rinore rreth 20 vjeçare apo edhe pak ma shumë, për autorin Uka është moshë kritike, mundësitë e kontakteve të fuqishme janë të përditshme edhe fizike edhe përmes rrjeteve sociale. Këtu edhe krijohet mundësia për të rënë nga kurthë duke besuar njerëz të moshës rinore me premtimet e tyre pa e njoftur mjaftueshëm se åprej nga vjen, kush është, me çfarë merret etj.

Autorin Avdyl Uka, e përgëzoi për guximin e tij që të merret me një roman të një natyre me shumë interes për të rinjtë pse jo edhe për prindër që do të ju hyn në punë si një shembull se çfarë do të thot kur vajza apo diali vendosin pa u konsultuar me prindërit tyre.
Thënë shkurt: ”Një hap më afër prindërve largohesh nga e keqja, një largim nga e keqja je një hap më afër pirndërve”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.