DITËLINDJA E 55-të E VËLLAIT

0
194
Motra dhe vëllai i Shefqet Dibranit

Sot në ditëlindjen tënde të 55-të, i miri vëlla, Ka rënë mbi mua zymtësi e mrekullueshme, Unë nuk kam fuqi ta festojë ditëlindjen pa ty?!

Ka kohë që ne nuk po flasim
As nuk jemi parë të paktën një herë,
Thuhet: Nga mërzia zemra nuk plasë asnjëherë!

Sa shumë më mungon humori yt i lezetshëm Bashkë me motivin për suksese të reja Shtëpisë, muzgu po i rri si çepallë mbi vetullë

Megjithatë unë dua të ta uroj ditëlindjen e 55-të Të dëshirojë shëndet të plotë dhe i lumtur të jesh Besoj në lëgjendën për kthimin e Konstandinit,

Ah sytë… sytë e mi me lotë u mveshën
Duke pritur atë moment…
I cili po vonon të vjenë?!

Kjo ditë e shënuar, ditëlindja jote e 55-të është vëlla Tash Ti i shoqëruar në qiell me yje përreth gjithnjë je, Lëri punët tjera dhe eja në muzg të festosh me Ne

Unë dëshirojë dita jote të shndërrohet në festë Është e rëndësishme andaj dua t’ju uroj gëzuar Emri Yt për Ne është shëndet, dhe energji pozitive

Unë besoj në kthim, ashtu siç dua të të përqafojë Dhe lumturinë do ta kthejm përsëri, e pastaj Do t’i ftojë me kujdesë vetëm ata miq që Ti i do

Moskthimi yt vëlla, tek unë ka krijuar zbrazëti Gjithnjë po shqetësohem për vonesën tënde Eja, në këtë ditë sepse tryeza shtruar të pret!!!

Gëzuar të 55-tat, nga vëllai yt i syrgjynosur Po pse Ti syrgjynimin për të heshtur e zgjodhe?
Oh pse, ah pse vëllai im i mirë nuk më fletë?!…

Dua të të rrëfej vëlla N. edhe këtë gjë
…familja jote e vogël është krenare për ty!
Ah… unë i gjori që moti jetojë pa ty…

Shefqet Dibrani

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.