Dënimi i Gjenocidit 1998-99

0
Serbët në Kosovë

Për krimet dhe gjenocidin që iu bë qytetarëve të Kosovës, në periudhën e luftës 1998-1999 nuk ka pasë dënime në proporcion me krimet. U vrane 14 mije qytetarë, u plagosen 20-25 mijë, u dhunuan shume femra dhe fëmijë, si dhe u traumatizuan dhe përjashtuan nga Kosova të gjithë Shqiptarët.

Për këto krime të organizuara nga shteti i Sërbisë, deri sot janë dënuar më pak se 20 kriminel! Dënimi për krime bëhet që të ketë preventivë që tjerët mos të bëjnë krime të tilla.

Shteti fqinj për këto krime ka bërë shumë dekorata për kriminelët si dhe pritjen si hero të njerit prej kriminelëve të liruar nga burgu ndërkombëtar.

Por edhe sikur te vriten të gjithë kriminelët okupator, nuk do të ishte dënim i merituar, sepse vrasja e vetëm një fëmiu është vepër ireversibile dhe nuk matet jeta e një fëmiu, me jetët e të gjithë kriminelëve, edhe nëse ata jane 50 mijë të tillë.

Mendoj se megjithatë ka dënim që po e përjeton krimineli e ai dënim është si vijon:

LIRIA e 3.3 milion shtetasve të Kosovës(me diasporë) është dënimi më i madh i mundshëm për kriminelët.

Dënim ka qenë bombardimi 78 ditësh i cili ishte një lloj kampionati botëror në bombardimin e Sërbisë.

Grua kosovare e dhunuar nga serbëtGrua e dhunuar në Kosovë

Dënim është rindërtimi i vendit, në afat të pa-parë deri tani në vendet post-luftë.
Punësimi i afro 700 mijë qytetarëve të Kosovës që filloi prej ditës së parë të LIRISË me 12 Qershor 1999, është dënim.

Hapja e qindra fabrikave të reja private, 120 pishinave, 450 moteleve- hoteleve, bujqësia që po lulëzon, edhe mijëra biznise tjera janë dënim.

Poashtu dënim maksimal është ndërtimi i 200 mije banesave të reja, 120 mijë shtëpive të reja, blerja e 1.2 milion automobilëve, shkollimi i 500 mijë studentëve dhe nxënësve në shkolla të rregullta, e jo në ato “podrumike” që i lejonte i dënuari.

Dënim është ndërtimi i shumë shopping qendrave fantastike si: Prishtina Mall, Albi Mall, Grand Store, Royal Mall….etj.

Dënim i madh për ish okupatorin është auto-rruga Prishtine-Durrës, që mundëson Shqiptarëve të komunikojnë më shpejt se asnjëhere më parë.

Dënim i madh është auto-rruga fantastike Prishtine-Maqedoni.

Dënim i madh është suksesi i shumë individëve të Kosovës në vitet e lirisë, në sferat e ndryshme sportive, muzikore, shkollore.

Dënim është fitimi i tri medaleve të arta në lojrat olimpike nga sportistet fantastike.

Dhe padyshim që dënimi i madh është dhe duhet të jetë buzëqeshja e jonë e cila e ndëshkon ish okupatorin dhe kriminelin depresiv…

Besim Prishtina
Gusht 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.