SALI LEKA
Poezi nga libri “REXHINA DAFINA”
Vashë o vashë e syshkëndi
Ti ke lind për dashuri e lumturi
Puno po deshe n’kooperativë e n’fermë
Në uzinë n’dikaster e n’fabrikë
Por shkruaj e fol hapur pa frikë
Do të bëj dashuri, dashuri! O shumë dashuri
Fol o vashë shkruaj e thuaj
Çdo orë e ditë javë e muaj
E dua dashurinë e dua
E admiroj dashurinë e admiroj
E dua jetën e dua të jetoj
Por pa dashuri pa lumturi
Jetën e shporr e largoj
Skëterr i them nuk je për mua
Je gënjështare mizore e shtrembër e zuzare
Veç dashuria lumturia e harmonia
Është e vërtetë e drejtë e jetë o jetë
Veç dashuria është humane e bujare
Veç dashuria nuk ulërin
Si shigjetë, ulkonjë e raketë
Veç lumturia nuk rrin
Me bomba ujq e fishekë
Dashuria është energji e aftësi pa ndalim
Lumturia është gëzim kimet e aferim
Dashuria e lumturia anë shëmbullore e hyjnore
Shumë të ëmbla e të shijshme për jetën njerëzore
Janë të sahijshme e të mahnitshme
Për krejt epokat qindra shekullore
Janë më e mira e më të mirave, forca e pavdekësisë
Që i bekon vetë Perëndia o vetë Perendia!
Kështu, o vashë, po e deshe Perëndinë
Dashurohu, gëzohu vashë rehatohu dhe lumturohu
Mos e pyet njerëzinë a partinë e qeverinë
Por dashurohu vashë me cilin të duash ti
Me njeri të bardhë, të kuq të verdhë apo të zi
Unë poeti e romancieri eposik e jehonik
Kam etje vashë, shumë etje me u puth me ty
Çdo orë bashkë të dy puq gji m’gji e sy m’sy
Jam besimtar e fetar human e teuratik
E bash sakllam durimtar jetik e biblik
Që kurrë o vashë, s’të imponoj as të detyroj
Medoemos e pa derman, as me vertik
Me u dashuru o vash me mua o me mua
Po të lutem e të përmallohem me of aman
O sa te dua! O shumë të dua!
Unë jam edhe shkrimtar oponent e iluminist
Që kurrë o vash un ty nuk të pengoj
Me u dashuru me komunist ballist a zogist
Edhe me ateist qafir pagan e markist
Unë jam tregimtar novelash disident e pluralist
Që këndoj buças për ty o vashë e me ty jehoj
Dashurohu o vashë dashurohu shumë e më shumë
Me hov e vrull si burim e lumë, o si burim e lumë
Dashurohu o vashë si të duash vetë o vetë
E kur të duash me të vërtetë përjetë o jetë
Unë s’të mbaj mëri as të kem inat
Por këndoj me admirim e konsideratë
Dashurohu o vashë edhe me djalin e Stalinit
Po deshe edhe me vëllain e Tien Ciao Pinit
Ata janë ateistë paganë qafira e markista
Dhe nuk i duan sifatet e bidatet e profet Nepal Budinit
Por duan paktet e traktatet e Moskës e Kremlinit
Edhe citatet e Dacibaot e Mau Ce Dunit.
Unë jam edhe këngëtar epik, etnikë lirik pellazgjinik
Dhe nuk i pengoj komunistat as marksistat e stalinistat
As ballistat e zogistat utopistat mizorist e meskinistat
Por edhe ata mos më pengojnë aspak mua
Që jam e do të jem human e bujar
E dashnor dhe humor shinik e shebenik
Dhe që dua dhe shumë do t’i dua.
SALI LEKA Cel: 0683855304
Shënim ekskluziv me fragmente prozaike:
Libri me poezi “REXHINA DAFINA” u shkrua dhe u paraqit për botim në vitin 1985 koha u muzgut dhe e sketerit komunist por nuk e botuan dhe mua më burgosën më përsukutuan egërsisht dhe tmerrësisht.
Në ditët e muajt në vijim do të tregoj ngjarjet të vërteta edhe për shkrimtarët e tjerë që u burgosën, internuan nga ingranazhet e diktaturës e katrahurës e enveriste e ramiziste por sot theksoj:
Telashe, mënzyrat e pengesa më shkaktuan mua 6 gazetarë shtrembaluq, survejuck, reziluc të sigurimit komunist mizorist. Dy gazetarë në gazetën “DRITA”, dy shtrembaluc në gazetën “ZËRI I RINISË” dhe dy reziluc në Revisten “NENTORI”. Gazeta “DRITA” emrin e kishte të mirë dritë e shkëlqim por nuk bëri dritë kurrë. Del pytja pse? Përgjigja: Katër dekada u sundua nga redaktor dhe korektor letrar zuzarë të zgjebosur dhe të jargosur dhe kanë zhubrosur letersinë, artin dhe kulturën shembullore të shkrimtarëve me etikë të shkëlqyer dhe shkrimtarin Faik Ballanca e kërcënuan, e detyruan: Nuk i botojmë librat e tua, por do të burgosim dhe do të pushkatojme.
Faiku u frikësua dhe vrau veten. Edhe mua më kërcënuan për të më pushkatuar por unë nuk e vrava veten as përpara burgut as mbas burgut. Veten e vrau edhe poeti Viktor Çurku. Por nëpër gazeta e televizione nuk e shkruajnë emrin e tij dhe as për librat e mia që kanë vjedhur.
Dy gazetarë censurist, meskinist kanë vdekur. Katër gazetarë monstruozist jetojnë dhe janë angazhuar në partinë Demokratike,parti antihumaniste kriptokomuniste, shkatërrimtare. Ishte, është dhe do të jetë partia anarshiste, kaotiste shkatërrimtare.
Në tregimet e tjera do të publikoj pseudonimet e survjejuckëve dhe përgjime të fshehta të sigurimit, të gjashtë gazetarëve që janë strehuar në magazinat mediatike të partise demokratike, me katër gazeta dhe katër televizione rigresive destruktive në rubrika dhe misione antinjerëzore antidemokratike për të errësuar dhe penguar epokën e sotme shkëlqimtare me fitore triumfatore: HAPJA DHE NISJA E NEGOCIATAVE ME BASHKIMIN EUROPIAN.
TIRANË, KORRIK 2022