Dashuri, si në kohën e kolerës

1
119
Isabella - ideale

Arben Çokaj Arben Çokaj

Mijëra herë kam bërë dashuri
Me ty, në imagjinatën time,
Në ëndërr… e dashur,
Mendoj për ty çdo mëngjes,
A i kthejmë ëndrrat në realitet?

Ka vite që njihemi,
E prapë nuk flasim,
Po të tregoheshim të zgjuar e racionalë
Sot do të kishim fëmijë…
Por jo, nuk komunikojmë si njerëz normalë.

Dashuri me induksion
Pa u prekur po bëjmë të dy,
Unë afrohem e ti
Fillon e nxehesh
Estrogjeni të lëviz gjakun
nuk ndihesh mirë…
Nuk duron dot,
Ngrihesh dhe ikën
e më pas shpërthen në lotë…

Ke krijuar idenë se unë nuk po di
Të shfrytëzoj rastin, që të afrohem
E ti rast nuk jep, se ikën, fluturon
Kjo tregon se je mësuar
Fajin t’ua hedhësh të tjerëve
‘Shiko majmunin’ – thua,
Prapë u afrua
Eja të ikim…

Edhe pse e di se kjo zgjidhje nuk afron,
Kundër vetes po vepron
Kundër ndjenjave të tua,
Po bën krim
Po shikon të gjesh justifikim…

Duke u larguar rrezikon,
Të urresh mua, e pastaj veten,
E nga kjo ndjenjë e mjegulluar,
Në krahën e një tjetri përfundon,
Pastaj fillon e qetësohesh,
Hap sytë e mua kërkon,
Por mund të jetë tepër vonë…
Fataliste!

E dashur,
Dashuria është ndjenjë e pavetëdijshme,
Nuk i bindet arsyes racionale
Nëse ti më do, por ende nuk e di,
Jepma një shans të flasim si njerëz
Të sqarohemi, t’i vëmë gjërat në vijë!
Se e pakta po bëhemi qesharakë,
Po lëmë nam,
Po sillesh si në kohën e kolerës
Po bën krim ndaj vetes
Ndaj meje, ndaj ndjenjës
E ky është ndëshkim…

Vitet kalojnë, e dashuria jonë nuk ushqehet
Ti ecën me shpejtësi, ngrin, as kokën nuk e kthen
kur je afër,
As ti nuk e di se çfarë mendon në ato çaste
Hormonet marrin komandën
Ta bllokojnë trurin…
Ndërsa mua më rritet dëshira
Të të ledhatoj në ato raste,
Ta uli pak tensionin hiperbarik
Të të qetësoj… e dashur,
Lërmë të të ledhatoj…

Do të ndihesh më mirë,
E sigurtë,
Por nuk e di pse ke qejf të vuash,
Në masokuizëm
E jo të bësh dashuri!
Në përjetësi,
Me njeriun e zemrës… ti.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.