AGIM KRASNIQI I PEJËS SHPALLET “GAZETASHITËSI MË i MIRË i VITIT 2021”

0
522
Agim Krasniqi i Pejes - faqe 31

1.

“Gazeta e Alpeve”-media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), pas një ankete me disa nga antarët e Bordit Botues, Redaksisë e Rrjetit të Kordinatorëve e bashkëpunëtorëve të saj, bazuar dhe në dokumentimet përkatëse, shpalli:

AGIM KRASNIQIN E PEJËS –
“Gazetashitësi më i mirë i vitit 2021”

Gazetashitësi Agim Krasniqi i Pejës, Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për komunën e Pejës, përgjatë vitit 2021,

1.- Ka arritë një shitje rekord të “Gazeta e Alpeve” në kioskun e tij të shtypit, në Sheshin “Nënë Tereza” (afër komunës së Pejës), duke arritë në gjithato raste nga 70-80 deri në 100 copë gazeta.

2.- Ka kryer 7 abonime vjetore në “Gazeta e Alpeve”, në Rajonin e Pejës, për vitin 2021”.

3.- Ka promovuar “Gazeten e Alpeve” në komunën e Pejës, nga qyteti i Pejës – “Qyteti i Alpeve”, nga Lugi i Baranit deri në lartësitë alpine të Rugovës historike, turistike e kulturore.

2.

“Gazeta e Alpeve” është ndër gazetat me tirazhin më të lartë në Shqipëri, gazeta (print/letër) me shperndarjen gjeografike më të madhe e më të gjerë dhe numrin më të madh të abonimeve të saj ndër të gjitha gazetat shqiptare në Rajon e Diasporë; e vetmja gazetë shqiptare (print/letër) me shpërndarje në të gjitha rajonet e Kosovës; e dyta gazetë shqiptare (print/letër) për nga shpërndarja gjeografike e numerike në Malin e Zi e në Maqedoninë e Veriut, gazeta e vetme shqiptare me shpërndarje fizike e tematike edhe në Luginën e Preshevës e Sanxhak, etj.

“Gazeta e Alpeve”, si e tillë- për nga misioni kombëtar shqiptar e ndikimi mediatik, për nga botimi e shpërndarja e saj gjeografike me abonime e tregshitje; me Bord Botues-Redaksi-Kordinatorë të saj në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, me një jetëgjatësi botuese në 5 vite kalendarike, e përdyjavshme, e pavarur, me numër të madh të faqve të saj (me 32 faqe e 4 me ngjyra), etj., e ka në obligimin, nderin e krenarinë e saj të shpallin nga stafi i vet botues e promovues, gazetashitësin e Pejës, Agim Krasniqin – Kordinator i Gazeta e Alpeve” për Komunën e Pejës, si “Gazetashitësi më i mirë i vititt 2021”.

3.

“Gazeta e Alpeve”, me këtë rast, gjen rastin të falenderojë për punë të mirë në Rajonin e Pejës, edhe poetin, studiuesin e publicistin Maxhun Osmanaj – Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Rajonin e Pejës, poetin, studiuesin e publicistin Ali Daci – Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak dhe “Qytetar Nderi” i Pejës; humanistin e biznesmenin Skënder Thaci – Nënkryetari i Odës i Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, administratori i Hotel Magra Austria në Rugovë e Prishtinë, përfaqësues i “Gazeta e Alpeve” në Kosovë; shkrimtarin e studiuesin Fazli Muriqi në Perjë, Nuradin IMERAJ – Sekretar Ekzekutiv i Klubit Letrar Podguri ne Istog; Selman Zogaj në Istog e Pejë, Sejdi Zogaj në Pejë, Myrteza Ahmeti në Pejë, historianin shqiptaro-amerikan Rexhep Dedushaj në Pejë, Isa Maloku ne Istog, Rrustem Berisha ne Kline, e shumë të tjerë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.