Skënder Karaçica
Skicë fjalësh
Udhët e jetës, kah nuk të çojnë, thanë disa zëra burash në një tavolinë kafeje në Prishtinë… Aty pari kaloi me hapat kutrrum një njeri i panjohur për ata në tovolinën e kafës së mëngjesit në Prishtinë.
– A po e njihni këtë njeri me këta hapa kutrrum, – u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës për të pranishmit.
– Nuk po e njohim këtë udhëtar në sheshin e Prishtinës, – u përgjigjen të pranishmit në tovolinën e kafës së mëngjesit…!
– Nuk po e njihni, – unë ju tregoj se kush është, – u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës.
– Ky udhëtar në sheshin e Prishtinës është deputeti i popullit! E kemi votuar para ketër vjetësh, kur ai erdhi i mbushur frymë e, duke belbëzuar na pati thënë se, do të jem përfaqësues i denjë i popullit, – thoshte në fushatën e sheshit…
– E kemi të qartë, – thanë ata njëzëri në tovolinën e kafës së mëngjesit.
– Sa na është bër qejfi, që pas katër vjetësh e pamë afër, sy me sy me deputetin e popullit, – ishin njëzëri ata të tovolinës dhe të votës së lirë të sovranit…!
Kështu e ka jeta, thonë në artin e gjeniut popullor: Të rrova e më rrove, por briski i berberit…!
Për fund, deputetet e popullit që do të zgjidhën me 9 shkurt 2025, mos të harrojnë të qëndrojnë në krah të sovranit të votës së lirë…!
Deputetë të popullit, mos u bëni udhëtarë të pa njohur në sheshin e Prishtinës!
(Dhjetor, 2024)