PËR ATA QË SULMOJNË ALBININ… DHE RAMA SI ‘AGENT PROVOCATEUR’ FRANCEZ

0
227
Albin Kurti - Edi Rama
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Këto ditë po përballemi me një situatë të tensionuar në Kosovë e rreth Kosovës. Ndërkombëtarët që ndërmjetësojnë dialogun Kosovë-Serbi nga BE e SHBA kanë marrë anë, po përpiqen të joshin Serbinë e të godasin Kosovën. KM Kurti po reziston… Ndërkombëtarët besojnë se mund ta shkëpusin Serbinë nga ndikimi rus, gjë që duket mision i pamundur, dhe për këtë po ia fusin nga pak Kosovës, duke toleruar Serbinë. Palë me ta është edhe KM Rama – kundër interesave të Kosovës.

Në pamje të parë duket sikur amerikanët e eutropianët i kërkojnë Kurtit, largimin e policisë nga ndërtesat komunale në 4 komunat serbe të veriut të Kosovës, ku janë zgjedhur 4 kryetarë të rinj nga zgjedhjet e parakohëshme, pasi serbët e braktisën pushtetin lokal, dhe i kërkojnë gjithashtu, që kryetarët e zgjedhur (shqiptarë), të mos shkojnë në ndërtesat komunale, por në ndërtesa alternative (pushtet paralel), derisa të bëhen zgjedhjet e reja… Kjo për arsye sigurie.

Për këtë, ata po i vënë edhe sanksione Kosovës, sikur fajin e ka vetëm Albini e Kosova. Por situata duket se është më e thellë se kaq. Ajo që mund të shohim nga jashtë, e që Kurti e thekson, është njëanshmëria. Ndërkombëtarët – Rama bashkë me ta – po mbajnë anë me Serbinë. E kjo Kurtit nuk i duket e drejtë.

Masat e sanksionet kanë filluar ndaj Kosovës, ndërsa serbët në veri po armatosen edhe përmes kishave atje. Albini thotë se e tërheqë policinë, kur bandat të mos veprojnë në veri.

Dhe siç ndodhë në të tilla raste, kur futen në lojë fuqitë e mëdha, populli ndahet në dy pjesë, një pjesë me Albinin e një pjesë kundër tij, që i thonë: dëgjo aleatët.

DËGJO ALEATËT EDHE KUR TA FUSIN

Aleatët duhet t’i dëgjosh edhe kur nuk të pëlqen, se ata janë më të fortë se ti. Se po nuk i dëgjove, mund të të dëmtojnë. Aleatët ishin ata që në Kongresin e Berlinit na ndanë në favor të fqinjëve, më 1878, ne humbëm territore dhe ende nuk jemi bashkuar. Aleatët janë ata që e sulmuan Serbinë për çlirimin e Kosovës më 1999. Por edhe ata që na e shkatërruan shtetin më 1997, për hir të budallallëkut të Saliut. Edhe ata që i thanë Hashimit ‘themeloje Gjykatën Speciale’ dhe ia futën sa krahu.

Aleatët janë këta që i thonë Albinit tani diçka që Albinit nuk po i pëlqen, ndoshta të fillojë një proces me Assosacionin e komunave serbe në Kosovë, që do e çojë Kosovën drejt humbjes së veriut, ku bëjnë pjesë serbët, rreth 4% e popullsisë së Kosovës. Se kot nuk po ngurron Albini – e Rama tallet me të: “Dil nga kulla e ngujimit Albin… hahahaha“.

Për të justifikuar Albinin, nëse ai detyrohet të thyhet në refuzimin e kundërshtinë e tij, po marr si shembull Germaninë. Ajo u detyrua t’i bashkohej aleancës kundër Rusisë për konfliktin Rusi-Ukrainë. Nga ndërprerja e gazit rus dhe lufta në Ukrainë, Gjermania nga një shtet pa asnjë borxh publik, klaloi në recension. Pra humbja ishte e madhe, por u detyrua nga aleatët. Tani aleatët po i kërkojnë një çmim Kosovës, e Albini po ngurron ta pranojë…

RAMA SI ‘AGENT PROVOCATEUR’ FRANCEZ

Rama është më sportiv në politikë, bën si të dojë e çfarë të dojë se në Shqipëri e ka shtruar mirë dhe nuk ka frikë askënd. Në lidhje me ndërkombëtarët, ai është servil i madh, bën si i thonë ata, iu jep pasuri nga pasuritë tona dhe ua mbushë çantat me para.

Në lidhje me Kosovën, Rama paraqitet si ‘agent provocateur’ francez. Një agjent provokues, që blen e shet. E filloi me “Ballkanin e hapur”, e në një ditë vere në Ulqin hoqi dorë prej tij në një intervistë televizive me abc TV. Pra, doli se ishte një projekt i kotë, qesharak, për të mos thënë një projekt serb.

Tani Rama thotë se ka një projekt për Assosacionin e komunave serbe në Kosovë dhe ia ka paraqitur zyrës së Macron dhe kancelariot Scholz. E ç’i duhet Ramës një projekt serb? Albini ia ktheu: “pse nuk bën një projekt për Assosacion për shqiptarët në Serbi dhe t’ia japësh mikut tënd Vuçiq?!” A paguhesh nga serbët apo nga shqiptarët? Me Kushtetutë, Rama e ka të kujdeset për shqiptarët në Ballkan, e jo për serbët?! Prandaj punët e Ramës po dalin në dritë gjithnjë e më tepër si të dyshimta.

Para se BE apo SHBA t’i vinte sanksione Kosovës, i vuri Rama, duke anuluar një mbledhje të dy qeverive në Gjakovë. Veprimi i Ramës na kujtoi historinë e jevgut, që bëhet mbret, që të parin, që ai vrau, nga komplekset, ishte babai i tij. Rama nuk ka fare fisnikëri dhe mundet se e pëson keq një ditë, pavarësisht se tani i duket se po fluturon mirë me Ischmaelin e tij…

Veprimi i fundit imponues i Ramës, që i futet tjetrit në bythë, ishte ushëtimi i tij dy ditor në vendet e Ballkanit, si lider rajonal. Por Albini u shpreh se nuk do e presë. Të shohim tani nëse Albini do e presë ose jo, por edhe mundet se nuk e pret, pasi me siguri, Albini dyshon te Rama, se mos merr info nga ai dhe ia shet te ndërkombëtarët e te Vuçiqi…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.