Nadir Mura
(Ja vlen për ta Ri-Thënë)
Jetojme ne nje epoke ku politika eshte fitim, pushtet, mendjemadhesi, perbuzje dhe jo detyre apo sherbim per te tjeret.
Ne nje epoke ku 70% e “lajmeve” flasin per seks, ku seksi eshte i lire dhe dashuria eshte shume e shtrenjte
Ku me shpejte vjen pica sesa ambulanca
Ku njerezit çmenden kur zbulojne se ke te drejte
Ku takimet kryhen neper Bar-ra dhe ku evoluimi behet me thashetheme
Ku tualetat jana kthyer ne studio fotografike dhe zyrat ne shtepi publike
Ku femijet nuk jane me pjese e familjes por i perkasin shoqerise
Ku shtepia dhe trualli nuk eshte me yti por i perket “Atyre”
Ku dhe per ajerin qe thith te detyrojne te pagosh taksa dhe askujt nuk i ben pershypje
Ku nuk te lene te vdesesh sepse je pjese e “biznesit”
Ku prespektiva eshte e zymte dhe masa zgerdhihet me idiotesira
Ku te humbesh telefonin eshte me e dhimbshme se humbja e virgjerise
Ku modernizim do te thote te shfaqesh lakuriq dhe ku te veshur/AT perbuzen
Ku profesionaliteti mori fund dhe ku i pa afti behet i famshem me followrs
Ku rrjeti perdoret per budallalleqe dhe jo nje vend per tu informuar
Ku adoleshentet flirtojne qe ne djep e perdorin fjale banale
Ku t’gjithe bejne share te njejtin mesazh e kur dikur zihej radhen per kartolina
Ku nese nuk mashtrojne njeri-tjetrin nuk i ze gjumi naten
Ku familja eshte shthurur dhe ku tashme egziston “uni”
Ku urrejtja ka pllakosur boten dhe besimi fetar trurin
Ku nuk lindin me shkencetar por fudull “te diplomuar” qe shesin mend
Ku qetesia shpirterore nuk ekziston me dhe stresi ka hipnotizuar
Ku mediat shesin perralla dhe “delet” pohojne me blegerim
Ku po helomjme njeri tjterin per 2 Lek dhe prap nuk po e kuptojme
Ku ujin e blene me para edhe pse ta ka falur Perendia
Ku nese del pa brek duartokitesh e nese grumbullon shiun gjobitesh
Ku paguan qe sa lind sepse perdor monedhat e “Atyre”
Ku ATA bejne cte duan dhe ti s’do ta kuptosh kurre e ku pasi behesh koshient te eleminojne me mjeshteri
Ku zhdukja e specieve “u realizua” dhe njeriu doli nje falimentim
Ku planeti mori fund dhe arka e Noe-s ende nuk eshte shpikur
Ku te adhurosh Zotin eshte bere e veshtire por kafeja eshte e shtrenjte si ari
Ku genjeshtrat behen realitet dhe enderrat varrosen te gjalla
Ku ligji eshte bere pazar dhe detyrojne te mirren rruge te tjera
Ku vagabondet pagojne lirine dhe te pafajshmit burgosen per jete
Ku budallenjte tallen me te zgjuarit e çohen ne kembe per te respektuar “te fortet”
Ku vlera e njeriut eshte me pak se hiçi e ku paraja me e rendesishme se çfare do
Ku meshkujt jane kthyer ne femra dhe femrat ne meshkuj
Ku estetika vihet ne plane te pare dhe dituria e burgosur nen hije
Kur cogito ergo sum “vdiq” dhe triunfon injoranca
Ku, ku ku, ku……
Por,
per fat te mire, jo te gjithe jane keshtu,
dhe kjo (mbase) do te beje lulezimin e LUMTURISE, qe ka humbur gjate neteve te erreta te kesaj rruge te pafund!