14.2 C
Tirana
E enjte, 26 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj “Prishtina e Përbashkët”, Fëmijët e komuniteteve jo-shumicë pikturojnë qytetin

“Prishtina e Përbashkët”, Fëmijët e komuniteteve jo-shumicë pikturojnë qytetin

0
Piktura fëmijësh - Prishtinë

Më 25 nëntor 2026, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, u hap ekspozita me titull “Prishtina e Përbashkët Fëmijët e komuniteteve jo-shumicë pikturojnë qytetin”, kuratore e së cilës është Albana Krasniqi.

Projekti u financua nga Komuna e Prishtinës.

Përmes pikturave të tyre, fëmijët kanë sjellë këndvështrime të veçanta mbi Prishtinën, duke paraqitur pjesë të qytetit ashtu siç i shohin në përditshmërinë e tyre, por edhe ashtu siç dëshirojnë ta imagjinojnë dhe ta përjetojnë në të ardhmen. Punimet pasqyrojnë përjetimet, dëshirat dhe ëndrrat e tyre për një qytet ku të gjithë ndihen të përfshirë dhe të barabartë.

Ekspozita dëshmon se arti është një gjuhë e përbashkët që i bashkon fëmijët përtej dallimeve kulturore dhe etnike, ndërsa Prishtinën e paraqet si një qytet të përbashkët, të ndërtuar edhe përmes syve, imagjinatës dhe kreativitetit të brezave të rinj.

Dërgoi për publikim Ilir Muharremi, kritik arti

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.