11.7 C
Tirana
E enjte, 26 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj NË KUJTIM 583 VJETORIT TË NGRITJES FLAMURIT KOMBËTAR NË KALANË E KRUJËS...

NË KUJTIM 583 VJETORIT TË NGRITJES FLAMURIT KOMBËTAR NË KALANË E KRUJËS NGA SKËNDERBEU

0
Scanderbeg - libër

[28 NËNTOR 1443 – 28 NËNTOR 2026]

114 VJETORI I SHPALLJES PAMVARSISË
[28 NËNTOR 1912 – 28 NËNTOR 2026]

Hysen S. Dizdari
Hysen S. Dizdari

Nga: Hysen Dizdari

Libri: “JETËSHKRIM I NJERZVE TË ҪQUAR” – “LES HOMMES CELEBRES” përkthyer nga Perto Qirias, botuar në Konstancë, Rumani, në vitin, 1921 jep vitet e rinisë dhe shkollimin e Skënderbeut në Artin e Luftës.

Në faqen 108, 117 e 121, të këtij libri theksohet:
“Midis të katër princërve që nisen si peng për në Turqi gjendej edhe ai, dragoi i tmerrshëm, ajo rrufe e shpejtë dhe e qartë që me trimëritë e tij lartësoi emrin e vet dhe të popullit shqiptar.

Kohën e djalërisë e të burrërisë, në periudhën 1413-1443, Skënderbeu e shkoi në oborrin sulltanor të Turqisë, në Andrianopojë.
Këtu u stërvit e u arsimua duke marrë njohuritë e duhura prej mësuesve shqiptarë, por edhe atyre më të mirë mësues të Turqisë. Këtu u thellua në mësimet e mënyrës së luftimit. U stërvit shumë mirë me kuaj dhe, edhe më mirë për përdorimin e shpatës.

Mësimet e gjeografisë, ato të matematikës e të historisë u bënë për të ushqimi mendor i përditshëm dhe, me ndihmën e këtyre, arrin në atë shkallë aq të lartë në artin e luftës, kudo që të ndodhej as që nuk mundej ta mendonte kurrë humbjen, por vetëm fitimin e luftës. Midis mësimeve të tjera, si dhe ai i gjuhës i merrte vëmendjen e një shkallë tepër të lartë. HEROI SHQIPTAR FLISTE BUKUR VEÇ GJUHËS AMËTARE, EDHE TURQISHTEN, ARABISHTEN, GREQISHTEN, SLLAVISHTEN, ITALISHTEN DHE LATINISHTEN.

Oratoria (të folurit e bukur) ishte mjeti më i forte për të zbutur dhe për të ndezur zemrën e gjithkujt. Fjalimi i tij në Kuvendin e përgjithshëm në Lezhë, më 2 Mars 1444 dhe, ai në Romë, më 1465 para Kollegut Kardinal të Papës Palit II, si dhe gjithë të tjerat para fillimit të çdo beteje, janë monumente të pavdekshme të kësaj mjeshtërie e dhurate natyrore të paçmuar. Në fjalimet që u mbante luftëtarëve u shtronte përpara vleftën e lirisë së atdheut, poshtërimin dhe robërinë nën zgjedhën e huaj, popullin e ngratë të shkelur nën këmbët e ndyra të armikut vuajtjet, rënkimet epësimet e popullit, si dhe burrëritë e prindërve të tyre.

Fjalët e tij ishin si një shkëndijë zjarri që hidhet në barut dhe i ndizte luftëtarët e tij aq sa nuk dëshironin tjetër gjë përveç se luftë, zjarr, gjak e vdekje.Nuk ishte vetëm oratoria, me të cilën Skënderbeu rrëmbente zemrën e gjithkujt; virtytet e tjera të tij të larta si nderi, zemra e butë e gjerë, urtësia, mëshira, shpirtmadhësia, dashuria si dhe goja e ëmbël, altruizmi e lidhnin cilindo me dashurinë e tij. Egoizmi dhe mendjemadhësia nuk kishin vend në shpirtin e tij….

PARA SHPATËS SË SKËNDERBEUT, s’qëndruan dotë dhe dy remetet e dy ushtrive të mbretërve të Turqisë, Murati me 150.000 dhe i Mehmetit II, pushtojsi i Stambollit me 200.000 ushtarë u kthye me turpë të madh të mundur prej 10.000 shqiptarësh.
SHPATA E SKËNDERBEUT, nuk drodhi e kalli frikën e vdekjes vetem në ushtrinë turke, po asaj si qëndruen dot as Italianët e Venetisë nën komandën e Giuricos, as trimi më i madh Italjan i kohës, si gjenerali Picenino me ushtrinë Italiane dhe Franceze së bashku.

Është vërtetë për tu habitur se me vullnetin e hekurt të një burri, me një grusht luftëtarë, theu e dërmoi ushtritë e Turqisë me një shumicë 20 herë më të madhe.Ata turq që mbuallën frikë e trithem në të gjithë Europen, shkatërrohen e ç’armatosen prej shpatës e një trimi qe vetem me zërin e tij, bënë çdo ushtarë hero.”

Në vitin 2026, biografia e Skënderbeut që jepet në jepet në librin e Petro Qirias, të botuar në vitin 1921, është botuar në gjuhën shqipe dhe përkthyer në katër gjuhë të hueja si, Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italaisht dhe gjendet në të gjitha librari të librit shqip, në Tiranë.

NË KUJTIM TË KËSAJ DATE HISTORIKE PERSHENDETI SHQIPTARËT KUDO NË BOTË, ME NJË PJESË NGA POEMA: “SKËNDERBEUT“ TË POTIT KOMBËTARË – NAIM FRASHËRI

Kthimi i Skënderbeut në Krujë (1443)

KREU VI

KRUJ’, O QYTET I BEKUAR!
PRITE, PRITE SKËNDERBENË,
PO VJEN SI PËLLUMP I SHKRUAR,
TË SHPËTONJË MËMËDHENË

SHQIPËTARËT T’I SHPËTONJË
NGA XGJEDH’ E KEQ’E TYRQISË,
EDHE TY TË TË NDERONJË,
QË JE KREJ’I SHQIPËRISË,
KA PAS TRIMA SHQIPËTARË,
QË S’U TREMBET SYRI KURRË,
NDË ZËMËRT TË TIJ KA ZJARRË,
ËSHT’ I URT’ E TRIM E BURRË.

MIRË SE ERDHE, O VERË!
QË NA PRURE MIRËSINË,
DHE PËR SHUMË VJET TË TJERË
E ZBUKUROFSH SHQIPËRINË.

O SHQIPËRIZË! GËZOHU,
SE TË ERDHI PRAPË DITA,….
ZJENTE BOTA, TUNDEJ DHEU,
U NGRIT GJITHË SHQIPËRIJA,
DUKE THËN’: “ERTH SKËNDERBEU,
ERDHI VETË PERËNDIJA.”…

Naim Frashëri, Poema: Skënderbeu, 1898

Tiranë me, 25 Nëntor 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.