22.9 C
Tirana
E dielë, 20 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Përkthimi më i mirë dhe më i plotë i veprës së Frojdit...

Përkthimi më i mirë dhe më i plotë i veprës së Frojdit në shqip

0
Frojdi - Vepra e plotë - 2 vëllime
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Lis Bukuroca ia dola më në fund të përkthej mbi 3000 faqe nga Vepra e plotë e Frojdit në anglisht, kështu që zyrtarisht jam përkthyesi shqiptar, që kam përkthyer më shumë nga vepra e tij. Dhe këtë e arrita pas një pune intensive rreth 3 vjeçare.

Këtu janë renditur 11 librat e Frojdit në shqip, të cilët botohen në 2 vëllime, por mund të blihen secili edhe online në formatin PDF.

Meqë ti ke shumë kritika për Frojdin, për të cilat kemi diskutuar më herët, mund të them se ai ishte psikologu dhe psikoanalisti i parë që ia përkushtoi jetën kësaj pune, studimit të fenomeneve psikike te njerëzit, dhe arriti shumë, sa mbeti – la shenjë – në historinë e njerëzimit, duke krijuar një vepër unike, që për mendimin tim, ka vlera më të mëdha padyshim se Bibla e Kur’ani për shoqërinë. Prandaj edhe e përktheva në shqip.

Tani ti zgjidh – falas – një nga librat e mëposhtëm, cilin të pëlqjë nga titulli, hyr e shiko edhe nga përmbajtja, dhe lexo një vepër të Frojdit në shqip, e pasi ta lexosh – ta nisi në PDF – më trego rreth Frojdit, apo cilësisë së përkthimit tim – dhe a ia ka vlejtur barra qeranë. 🙂 Gjithmonë sipas mendimit tënd. Pa imponim.

Sepse pavarësisht asaj që thua ti, Frojdi mbetet Frojd, e përkthimi im ai që është – që besoj se është mjaft mirë, pasi Frojdi vetë kur e ka nisur për botim ‘Interpretimin e ëndrrave‘, tregon se kishte mbi 2700 gabime në të. Kështu që gabimet janë njerëzore, e kudo ku gjendet ndonjë, ne e korrigjojmë menjëherë për versionet e ardhshme.

  1. Studime mbi Histerinë – 282 faqe
  2. Interpretimi i ëndrrave – 580 faqe
  3. Psikopatologjia e jetës së përditshme+ – 253 faqe
  4. Totemi dhe Tabuja – 156 faqe
  5. Moisiu dhe monoteizmi+ – 168 faqe
  6. Psikologjia e turmave+ – 206 faqe
  7. Një studim autobiografik+ – 180 faqe
  8. Leksione Hyrëse mbi Psikoanalizën – 410 faqe
  9. Teoria mbi seksualitetin dhe Psikoanaliza – 182 faqe
  10. Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij+ – 255 faqe
  11. Personalitete dhe Psikoanalizë+ – 337 faqe 

Zigmund Frojd – Vepra e plotë në shqip – 11 libra në 2 vëllime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.