24.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ngërçet politike nuk po bëhen për të mbrojtur shtetin!

Ngërçet politike nuk po bëhen për të mbrojtur shtetin!

0
6 deputetët e LDK që nuk e votojnë Presidentin

Shkruan: Florim Zeqa, 02.09.2026

Pothuajse shumica e politikanëve në Kosovë e kanë gojën plot demokraci, zhvillim ekonomik, prosperitet dhe mirëqenje për qytetarët! Por, për shumicën prej tyre, këto janë vetëm retorikë boshe dhe mashtrim për qytetarët!

Një popull i mirë nuk e meriton një qeverisje të keqe

Në realitet politikanët e papërgjegjshëm po e bëjnë të kundërtën, jo vetëm që nuk i kanë në plan të parë hallet dhe problemet e qytetarëve (mërgimtarëve), i përdorin këta të fundit në mënyrë abuzive vetëm për aspekte elektorale!

E kam thënë në një shkrim autorial, po e përserisë edhe tani: “pa e dashur atdheun nuk mund të bësh punë të mira për vendin!”
Kaq e thjeshtë është kjo punë!
Përderisa Atdheu dhe Kombi janë sikur Nëna, të patjetërsueshme, Shteti është ombrella mbrojtëse e qytetarëve të ndershëm!

Përderisa ligjet, përkatësisht sistemi i drejtësisë, që duhet të jetë i barartë për të gjithë, edhe drejtuesit shtetëror duhet të jenë të përgjegjshëm dhe t’i trajtojnë në mënyrë të barabart të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve politike apo fetare.

Situata aktuale e bllokimit të shtetit nga partitë politike po e dëshmon katërçipërisht thënjen time të mësipërme!
Tashmë e kanë kuptuar edhe ‘zogjtë e mali’ se bllokadat dhe ngërçet paszgjedhore nuk po bëhen për të mbrojtur shtetin, por interesat personale dhe klanore të partive politike!
Qytetarët e zhgënjyer e kanë humbur besimin në klasën aktuale politike, ku gjithnjë e më pak janë duke u bërë pjesë e proceseve zgjedhore!

Vetëm në zgjedhjet e fundit, bojkoti ishte në rritje enorme në krahasim me daljen e qytetarëve në zgjedhje!
Dalja e vogël e qytetarëve në zgjedhje e zvogëlon legjitimitetin e qeverisjes së vendit!
Rezultati 64:36 në favor të bojkotit të zgjedhjeve, e shtron nevojën imediate të ngjizjes së një alternative të re politike!

Shkuarja në zgjedhje pa një alternativë të re politike do ta ngrisë edhe më lartë fitoren e bojkotit qytetar ndaj daljes në zgjedhje!
Një popull i mirë siq jemi ne shqiptarët duhet të dëshmohemi në vepër se kemi njerëz të mirë dhe të përgjegjshëm që ia duan të mirën Atdheut më shumë sesa ambiciet e tyre personale.

Asnjë subjekt politik, asnjë parti dhe asnjë liderë partiak nuk krahasohet me shtetin. Qeveritë shkojnë e vijnë, partitë po ashtu, por shtetin duhet ta ruajmë si sytë e ballit, ashtu siq kemi punuar dhe luftuar për shtet e jo për pushtet! Ndryshimi vjen me njerëz të mirë dhe të përgjegjshëm.

Florim Zeqa, analist politik i pavarur.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.