14 C
Tirana
E dielë, 1 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ushtaraku më i lavdishëm

Ushtaraku më i lavdishëm

0
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Rrëfehet se një komandant ushtarak humbi betejën dhe ia mbathi nga sytë këmbët, duke u fshehur në një mal. Atje, ai u njoh me një burrë të mençur, i cili – siç thuhej – merrte vesh nga çdo gjë e kësaj bote. Komandanti e pyeti:”A s’më thua zotrote, cili është komandanti më i lavdishëm ushtarak në rang botëror?”

I mençuri ia ktheu:”Po, ai jeton pas tre malesh, në shtëpinë e pestë dhe ngjyrën e lëkurës së fytyrës e ka të kuqe.”

Menjëherë, komandanti në fjalë mori udhën, pasi donte të mësojë prej tij si të bëhej i lavdishëm. Me të mbërritur te shtëpia e përshkruar, trokiti derën, e cila kur iu hap, e la pa gojë. Personi që i doli para ishte një fukara në kulm, i cili i frikësohej hijes së tij, e jo më të ishte komandanti më i lavdishëm në botë.

Pasi u sigurua se nuk kishte gabuar shtëpi, komandanti mori udhën e kthimit krejt i zhgënjyer. Me të mbërritur tek burri i mençur, iu çorr i mërzitur:”Paske pasur kohë për tu tallur me mua zotrote?! Të kërkova të më prezantosh me komandantin ushtarak më të lavdishëm në botë, kurse ti më çove tek një fukara që i trembet hijes së tij!”

I mençuri i tha:”Ti je takuar me të vërtetë me atë që kërkoje, por ai nuk deshi të jetë i tillë. Ai nuk e di vlerën dhe talentin e vetes.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.