Milszim Zeqiraj
Kur pelikani kaqurrel fluturoj mbi Vlorë
gënjeshtrat u kuptuan,
atëhere frika mbaroj.
Marshimi e theu heshtjen,
se vendi kishte nevojë,
për frymë
e për liri.
E vërteta erdhi ngadal,
hyri si drita në dhomat e errëta,
i theu një nga një të gjitha kullat,
që ishin veshur me flori.
Sheshi Skënderbe u bë hartë,
zërat jehonë
rrugët lumenjë,
heshtja çekiç,
që çante gurin e frikës.
Ai i shtrirë në djepin e marrëzisë,
i verbuar për floriri dhe lavdi, si jep pesë para,
për vendin dhe popullin e tij.
Duke shitur tokën e rrënjëve tona,
mendonte se do të fitonte lavdi.
Në marshim,
thirrje me guxim:
largohu nga froni,
nuk të besojmë,
tani është koha e jonë.
Ai në pritje,
se një ditë do të lodhen,
e do të përkulen para tij.
Kur gënjeshtrat e zhvillimit u përmbysën
ai mbeti lakuriq para syve tanë,
pa fetyrë e njerëzi.
Korrik 2026











