Çka pastaj nëse vendi shkon në zgjedhje të reja?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Vështrim

Skënder MULLIQI

Në këtë gjendje serioze politike në të cilin gjindet Kosova, ku pyetja është, a do të shkojmë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare? Disa individë të politikës kan një qasje jo serioze dhe diletante, ku vendi mund të shkon për një kohë të shkurtër në zgjedhje, shumë të kushtueshme! Mund të konstatohet së jemi futur ne varfërin demokratike më të madhën në 26 vitet e fundit. Kjo tregon së si zhvillimi demokratik i shtetit edhe pas dy decenieve e gjysmë nuk ka mbërrritur askund. Në politikën tonë nuk po zgjidhen mjete dhe metoda në luftën për pushtet. Këta shëmbuj të këqij të politikës nuk na jepin shpresë për “stabilitet”, kur egziston mundësia që të kemi zgjedhje të reja ku dëmet do të ishin fatale! Zgjedhjet e reja nuk do të prodhonin asgjë pozitive, veç që do të kishim shpenzime të panevojshme në këtë shtet më kosto të lartë të jetesës.

Nese zgjedhjet e reja kushtojnë, shtrohet pyetja cila është alternativa? Të futemi në diktaturë? Mos të votojmë për 20 vite? Qytetarët e Kosovës ishin të lumtur që pas shumë vitesh nën diktaturë kan pritur sistemin pluralist shumë partiak demokratik. Shumë kush këtë ditë e ka paguar shtrejtë, kan shkuar në luftë për çlirimin e vendit nga Serbia okupatore.Liria erdhi bashkë më shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, por demokracia shumë është injoruar, dhe kjo është pengesë e ecjës tonë përpara. Çfarë kuptimi kanë zgjedhjet, kur ato injorohen? Kur nuk prodhojnë asgjë pozitive për qytetarë të cilët kan dalë në zgjedhje me motivacion që do të përmbushën kërkesat e tyre legjitime. Në shtetet demokratike perëndimore përseritja e zgjedhjeve nuk është aspak problem, së sistemet janë të rregulluara ku gjithqka funksionon mirë.

Nese nuk kemi stabilitet politik, nuk kemi as stabilitet të ecurive ekonomike, që ndikojnë seriozisht në mirëqenjën e qytetarëve. Qytetarët këto aventura politike nuk i harrojnë lehtë, të cilët e kan humbur besimin në këtë klasë politike më logjikë retrograde. Zgjedhjet e fundit parlamentare kushtuan 11 milion euro, ku më këto mjete do të ishin ndërtuar shkolla dhe qerdhe fëmijesh. Dhe, shtrohet pyetja logjike, si po i edukojmë fëmijët tanë ?Çfarë orjetimi jetësor po ju japin? Ekzistojnë të gjitha predispozitat që të kemi një vend të rregulluar pa kriza politike, institucionale dhe pa kriza ekonomike. Demokracia nuk është e përkryer, atë duhet ta kultivojmë çdo ditë, por jo me njerëz më logjikë të tejkaluar, të korruptuar dhe të burokratizuar! Kosovës u duhet një orjetim i ri politik, më njerëz të ri të politikës…

Artikulli përpara

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit