Gani I. Mehmeti
Është shumë interesante se, në cilin do television të Kosovës të ndalesh e ta parcillësh me “analistë” të shterrur edhe nga dija edhe nga zëri, duke i dhënë zor secili nga debatuesit që të dëgjohet më shumë, por jo më qartë, nuk dëgjon asgjë të mirë. Me zërat e lartë që I japin, u duket sikur po dominon mbi të tjerët debatues, pa marrë parasysh temën se për çka debatohet.
Dhe, disi, sikur secilit I duket se po di e po thot diçka më shumë se tjetri. Sikur sa më shumë po thotë për atë që e mbështet, dhe, sa më shumë po e sulmon atë tjetrin që nuk e mbështet.
Nuk ke rast ta dëgjosh njërin deri në fund, pa ia marrë fjalën ai tjetri, ani që kanë kohë të mjaftueshme ta thonë mendimin deri në fund, sepse krejt pasdarka është e tyre deri në orët e vona të natës.
Ka raste kur edhe vetë udhëheqësi i emisionit apo emisionit, ndërron temën, ose nuk i lë debatuesit ta thonë fjalën e tyre deri në fund. Këta udhëheqës, e kthejnë bisedën nga një temë në tjetrën, me besimin se po dinë diçka si shumë, asgjë nuk sqarohet e nuk bisedohet deri në fund.
Pastaj, në emisione nuk lënë më pak se katër debatuess. Sepse kështu shkon luftë më e madhe mendimesh e “sqarimesh”.
I japin aq zor në biseda sa as vetë nuk e dinë se çka po thonë, po as që mund të marrin vesh tjetrin se çka po thot.
Shoh edhe udhëheqësit që shtiren si të shumëdijshëm me sjelljet e tyre, duke qëndruar kush në këmbë e kush ulur gjatë emisioneve, sa po e sulmojnë një parti e sa po e mbrojnë një tjetër.
Kush për Lëvizjen Vetëvendosje, kush për Lidhejn Demokrastike, kush me Partinë Demokrstike, më pak për Aleancën e Ardhmërisë. Kush e sulmon Albin Kurtin, kush kundër Lumir Abdixhikut, kush kundër atij tjetrit e tjetrit, shtyhen, ngrisin zërat, bëjnë me gjeste, shpesh edhe me të ngërmime e bërtima shkon emisioni.
Me një fjalë, biseda tepër pa kripë, humbje kohe.
Gjithë koha ikën me hajgare, me të qeshura e me britma…
Kjo është e keqja e parë e këtyre kanaleve tona televizive.
E keqja tjetër, e keqja e dytë edhe më e madhe është se, edhe në këtë kohë, kur dje ishte Vidovdani i kishës ortodokse, që serbët u grumbulluan në Graçanicë e në Gazimestan. Nuk pati asnjë televizion që të merret me këtë problem, që të flasë për këto tubime fashisoide serbe.
Ka me vite, apo nuk na ra të dëgjojmë e as të shohim në këto studio televizive biseda hsistorike për mitet e rrejshme serbe, për historinë e gënjeshtërt serbe, për ndjekjet shqiptare nga trevat e tyre etnike, për masakrat serbe në të gjitha kohët, nga Kryengritja e parë Serbe me udhëheqës shqiptar, si dhe në luftërat e tjera nëpër kohë e deri në luftën e fundit të vitit 1999.
Me gjasë, këta gazetarë të kanaleve televizive, qenkan përgatitur vetëm për thashethëna ndërmjet shqiptarëve, sikur me serbët i paskemi kryer të gjitha punët, kur ata nuk lënë gur pa lëvizur në dëm të Republikës së Kosovës.
Këtu, si pikë e tretë, do duhej të ishte edhe lufta kundër tarikateve islamike, që e ka përjashtuar islamin tradicional, siç ishte deri para vitve të 90-ta të shkeullit 20 tek ne. Apo, me gjasë, po pajtojnë me këto grupe islamike, të cilat, gjithsesi janë në dëmin e popullit shqiptar në radhë të parë, pastaj edhe të vetë shtetit të KOSOVËS.
E di se kjo është një pikë e ndjeshme, sepse edhe vetë gazetarët, e, edhe vetë analistët anojnë në ndonjërin nga këto grupe dhe, mos o Zot, do të grindeshin mesvete, duke mos e pranuar mendimin e njërit dhe të tjetrit.
I vetmi emision i qëlluar ishte sonte, më 29. 6. 2026, në KTV me gazetarin, historianin, publicistin, studiuesin e shkrimtarin Jusuf Buxhovi në KONFRONT, i cili nuk iu pëlqen antishqiptarëve, prandaj të tillët nuk thirren në këso bisedash televizive.
Merreni me mend se ku kemi rënë!…
Kthehuni në zbërthimin e drejtësisë të shtetit të Kosovës e lërini ngatërresat mes shqiptarësh, se jeni duke ua ndihmuar tepër shumë në përçarje. Është mirë të lihen të lirë, pa shpjegimin tuaj se kush kah shkon. Të gjitha do të mësohen në fund, atëherë kur do të zgjedhet kryetari i Kosovës, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. Atëhere duket sheshit gjithçka, pa ndërhyrjen tonë, se ksuh me kë do të formojë koalicion e si do të merren vesh.
29 qershor 2026


