18.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj NË NJËVJETORIN E ZBULIMIT TË BUSTIT TË AZEM BEJTËS NË GRABANICË TË...

NË NJËVJETORIN E ZBULIMIT TË BUSTIT TË AZEM BEJTËS NË GRABANICË TË KLINËS

0
Azem Bejta - bust

Dërgoi për botim: Florim Zeqa

Shkruan: Selman Etemi

Kur dëshira e kahershme të bëhët e realizuar, qetësia edhe shpirtërore mbledh në vete të gjitha ato kujtime, qofshin edhe ato që na rënduan dhe munduan në kohë, tani më bëjnë krenar, që bashkë edhe me të tjerët, e që sot i kemi dëshmi të një rezistence të pathyeshme në kohë dhe rrethanë të caktuar.

Sikur me stuhitë dhe rrebeshet e luftës, me të cilat u përball heroi i kombit Azem Bejta, edhe neve ishim në përballje për mbrojtjen e emërtimit të shkollës në Grabanicë me emrin e tij. Këtë dëshirë ia kisha vu vetes obligim, që patjetër kjo vetër e diturisë ta ketë bustin e këtij heroi flakadan i çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare.

Një vit, pra, para se të vendosej ky bust, shfaqa idenë dhe gatishmërinë, që busti i këtij heroi të bëhët realitet. Këtë ua paraqita edhe përfaqësuesve të komunitetit të fshatit Grabanicë, kryesisht Sejdi Balecit dhe të tjerë emra, me të cilët bashkëvepruam edhe përgjatë viteve të stuhishme (90-ta), e sidomos në të mirën e kësaj shkolle dhe mbijetesën e saj gjatë asaj kohe.

Një ide e tillë iu komunikua edhe drejtorit aktual të shkollës, i cili në parim u pajtua që të angazhohej, por duke më thënë, se „në këtë vit (2025) nuk mund të besoj se do ta kremtojmë Ditën e shkollës, se i kemi disa prioritete…“!

Në fillim parashtruam kërkesën me shkrim tek organet komunale, ku Asamblea miratoi kërkesën tonë, dhe na u lejua që busti të vendoset te shkolla në Grabanicë. Pasi që kontaktova me skulptorin vlerëmadh Ylber Krasniqi, u caktuan format e veprimit dhe na u tha kostoja e përafërt monetare (7000 deri 9000€).

Fillon grumbullimi i mjeteve financiane nga qytetarët e Grabanicës. Për këtë, të autorizuar ishin përfaqësuesit e fshatit Grabanicë Sejdi Baleci, Halil Sahiti, e tjerë.n. Me rrjedhen e kohës, faktori komunal, e sidomos nga DKA-ja me në krye drejtorin e palodhshëm Qemajl Sejdija, na u ofrua gatishmëria që punimi i bustit të financohet (paguhet) nga ta.

Fal angazhimit të përfaqësuesve të fshatit Grabanicë, të gjitha punët u kryen si më së miri dhe në kohën e paraparë, dhe busti ishte i gatshëm të vendosej më 15 maj 2025, kur dhe tradicionalisht dekada me radhë, që nga pavarësimi i shkollës në vitin 1972 nga ajo e Drenocit, Dita e kësaj shkolle kremtohej më 15 maj! Se, shumë ngjarje lidhen me këtë datë; edhe përkundër pengesave, kërcënimeve nga policia okupuese, këtë Ditë të kremtonim; mu në këtë Ditë (15.05.1992) heroi i kombit Tahir Berisha intervenimit të policisë serbe deshi të i përgjigjet me plumba, i cili vetem 11 ditë më vonë vrau një polic serb dhe tjetrin plagosi rëndë, ku dhe ra edhe vetë në altarin e lirisë.

Megjithatë, zbulimi i bustit u bë në mënyrë madhështore, falë qytetarëve, nxënësve e faktorit përkatës të shkollës si dhe atij komunal, për një pjesëmarrje dinjitoze. Falenderojmë të gjithë ata që dhanë mund në realizimin e këtij projekti tani me përmasa edhe historike.

Falenderoj të gjithë ata qytetarë të Grabanicës që ndihmuan me mjete financiare për bustin, e mëqë bustin e pagoi faktori komunal, ato mjete që ishin në grumbullim e sipër, më pastaj, në bazë të vendimit të përfaqësuesve të atij likaliteti, u shfrytëzuan për pagesën e drekës për të gjithë pjesëmarrësit në restaurantin „Gëzimi“ në Klinë, si dhe mbulimin e disa shpenzimeve tjera organizative për këtë event dhe të tjera.

Mendoj se, sadopak e kryem një obligim ndaj heroit tonë Azem Bejta. Zbulimi i bustit u bë më 23.05.2025, në oborrin e shkollës „Azem Bejta“ në Grabanicë të Klinës. Shkollë kjo që, për shumë dekada e barti me krenari këtë emërtim, por një bust i tillë na mungonte, dhe ja, tani e realizuam dëshirën, por dhe nevojën e domosdoshme.

Doja të isha edhe më modest në këtë prezantim, sikur të thuhej me rastin e zbulimint të këtij busti nga organet zyrtare të shkollës apo dhe ato omunale se me iniciativën e kujt filloi ndërtimi i bustit, nga kush u udhëhoq e gjithë procedura deri në përurim; sepse vetëm akti solemn nuk do të thotë se e gjitha mund të përvetësohet; edhe pse neve (unë dhe përfaqësuesit e fshatit Grabanicacë) nuk e bëmë këtë „për kapuç të madh apo lavdata; e bëmë për nderimin e heroit të kombit Azem Bejta, emër i cili ishte e është halë në syrin e disave edhe sot!

Pavarësisht pak zërave me qëllim devijimi të një realiteti apo minimizimi të kësaj vepre të kryer nga ne, apo, besa edhe të pengohej bashkë me eventin perurues të bustit, e biles edhe mos të na ipej hapësira edhe për donjë fjalë të shkurtër rasti apo qoftë edhe ndoj shkrese përshëndetëse nga ana jonë, kjo u arrit dhe u realizua në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Pra, siç thonë, shkurt dhe trup: Për punimin dhe vendosjen e bustit të Azem Bejtë Galicës u inicua nga unë, u përkrah dhe u ndihmua nga udhëheqësit e fshatit Grabanicë, ku dhe neve filluam grumbullimin e mjeteve financiare, por me vetëdëshirë faktori komunal e bëri pagesën, përçka edhe i jemi mirënjohës.

Tani me krenari ngreh shtat ky bust i luftëtarit nacionalist, i cili deri në flijim luftoi për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Urime dhë gëzuar bustin e Heroit të Kombit, shkolla tradicionalisht më e veçanta në Dukagjin e më gjerë përgjatë kohërave më të vështira!

Selman Etemi (ish punëtor dhe drejtor i kësaj shkolle si dhe kryetar i LASH-it në Klinë), 12 maj 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.