16 C
Tirana
E premte, 17 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Heroizmi si këngë

Heroizmi si këngë

0
Poet

Engjëllushe Sheme Koltraka

Ngado në Shqipërinë etnike
Do dëgjosh këngë heroike
Do të dëgjosh këngë trimërie
Që shkëlqejnë prej lavdie.

Trimat u ndeshën me bajlozë
Me vampirë e me demonë…
Që kafshonin shqiptarinë
Nëpër shekuj jetën tonë.

Po e nis me Azem Bejtën
Për Liri e fali jetën
Mungon pushka, kapni sakicën
Me vikama: -O prite Azem Galicën!

Zëri i tij i thellë nga galera
Po thërret për kohë të reja
Ai fort e puthi dheun
Nuk e zhvarrosën si Skëderbeun…

Nuk ia sulmuan kockat…
Të shumëfishonin forcat…
T’i varnin si hajmali
Ushtarët e bajlozit të zi.

Se gjaku dardanë
Është derdhë për vatanë
Në Dri të Bardhë e Dri të Zi
Dardania gëzon Iiri…

Heu ku je Isë Buletini!
Asnjëherë nuk të humb shkëlqimi
Në brez mbajte dy allti
Na krenove në Angli…

Lordin e shikove drejt në sy…
Nuk kam ardhë me u vra me ty!
Por kërkoj të drejtën e shqiptarisë
Ndaj gishtin në çark ia mbaj alltisë.

Isë Buletini mbeti legjendë
Në memorie është gdhendë.
Sido të sillet historia,
Nga grykë e alltisë vjen Liria!

“Kaçanik të rëntë pika
Shtatë sahat u there me thika…
Për flamurin e Skënderit
Luftojnë trimat e Idriz Seferit… “

Sa shumë këngë ka Dardania
Se është trolli ku buron trimëria
Në mal Rugove e mal të Sharit
Jehoi zëri i Adem Jasharit.

Ndaj dhe unë mora fjalë
Heroizmin ta mbajë gjallë
Trimërinë e lindi Nënë Lokja
Me sharki u këndoka…

Sa herë turret serb katili
Lëshon zërin Sufë Xhelili
I këndon alltia si zë bilbili:
O bini serbit, o trajma i bini!

Se trimërinë ua çon dera
Trim mbi trima Besim Çera.
U përlesh me këlysht e Satanit,
I mbajti besë Azem Hajdarit.

Se kjo Dibra ka nëntë male
Lidhë për bese e për fjale
Hajredin Pasha la dymbëdhjetë mijë
Si dikur Ali Pasha i zi.

Po dëgjoj një këngë çame
Veshur vajza me tumane…
Djemtë e Sulit mbi bedena
Ndaj Bajronit i shkroi pena.

O Bajron, fisnik Anglie!
A e dëgjon këtë gjëmë Çamërie?!
Nëpër vuajtjet e gjata
E hedh vallen Osman Taka.

Të ishte Ali Pashë Tepelena
Janina nuk do vuante nga zemra
Hardhisë nuk do t’i thahej pjergulla
Igumenica nuk do mbytej nga mjegulla.

Ku ta kap e ku ta lë!
Çamët flasin nën zë…
Po folën shqip i kap Asfalia
Të zestë, i ruajt Perëndia!

Çamëria lindi Hasan Tahsinin
Mbrojti Atdheun kur rrufetë i binin.
Akademi lëvizëse e thërriste Turqia
Nismëtar e pati Pavarësia.
Nuk kanë fund këngët heroike
Ato na ndriçojnë si rreze drite
Se u këndohen trimave atdhëtare
Me gjakun e tyre tokën kanë larë…

Dy fjalë për Xhemë Gostivarin…
Gjallë do ta gjeni po ti hapni varrin…
Bëri luftë sa për njëqind vjet
Për Shqipëri Etnike dheu nuk e tret.

Besnik i qëndroi qeni i Sharrit
Mburojë i bëhej atdhetarit.
Katër ujqër egërsira
I shpartallon si vetëtima.

Por qeni nuk sulmonte mikun
Ai turrej kur shihte armikun
Një ditë miku në pabesi
Për vdekje Xhemën e ka shtri…

Kjo është më e rënda tradhëti
Të vraësh mikun për një dorë flori…
Me vulë turpi mbulohesh në histori
Kjo është më e shëmtuara marrëzi.

Dhe ti, O Qemal Stafa
Ç’bën te Varri i Bamit?!
Me lotë të qau nëna:
Çohu, o bir prej varrit!

Më vrau dora e tradhëtarit
Këlyshi i Serbisë,
Që është soj i bastardit
Flliqësira e shqiptarisë.

Në kafe të Zerqanit
Shtiu Nazmi Rushiti
Stavri Kapedanit
Gjoksin ia qëndisi.

Se kjo Dibra ka djem me huqe
Këmishën e zezë ta bën të kuqe.
E përcolli këngën Drini i Zi
Nuk durojmë sundues në Shqipëri.

Fort po fryn murlani i Hotit
I ka djemtë me besë të Zotit
Gjer në Spanjë u dëgjohet zëri
Se luftojnë me krenari shqiptari.

Dhe Masakra e Tivarit
U vranw djemtë e kosovarit…
Qe e rëndë tradhëtia
Kur shitesh te Serbia!

Po Zoi Fundon kush e vrau?!!
E masakroi një dorë vëllau…
Siç zhdukën Ukshin Hotin…
Në sy nëne shikon lotin…

Në sy motre e sy vëllau
Loti kujtimin nuk e thau…
Loton Kombi për Gjeninë
Në zemra kujtimer rrinë.

Po poetin legjendarë
Kush e vari në litarë?!!
Havzi Nela soj kreshniku
Qëndron burrë përballë armiku.

Në çdo varg poezie
Frynë ëmbël një fllad lirie…
Që binte ndesh me teori Satani
Në litar, Satani e varI!

E zezë dita e dy prillit…
Pushoi kënga e bilbilit.
Katër djem të Shkodrës Loce
Puthën dheun e kësaj toke.

Se u ngritën kundër regjimit
Që zbatonte teoritë e Stalinit
Arben Broci printe në ballë
Shkodra e kishte më të mirin djalë.

Nëq krah të tij Bujar Bishanaku
Që ishte soj e fis oxhaku…
Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka
Porsi yje me pesë cepa.

Derdhën gjakun në lule të rinisë
E bënë pishtarë të demokracisë
Nuk do harrohen asnjëherë
Sa herë dy prilli sjell pranverë…

I hodha kujtimet sa gjatë gjërë
E pamundur t’i përmend të tërë
E cunguar do të ishte fjala
Pa përmendur vëllezërit Gërvalla.

Ata u vranë në diasporë
Po nga e njejta dorë
Që këronte të shuante qëndresë lirie
Dora e zezë drejtohej prej Serbie.

Diaspora e vuan edhe sot
Strategjinë e sigurimit
Të flasin lirë nuk mundin dot
Nga presioni i patronazhimit.

Erdhi shqiptarja nga Bolonja
Juristja kritikoi qeverinë
Nga fjala e saj u përhap jehona
Të shohim të lirë Shqipërinë.

Një veteran foli me guxim
Për ligjin shtatëmijë e pesëqind e një
Fjalën ia prenë gjithë tërbim…
Ky ligj kriminal pronë nuk të lë.
Hajde të ftillkohet lëmshi
Nuk të lë hajdut lamashi
Ta merr pronën ashiqare
Pronarit i thotë nuk të njoh fare!

Sakaq nis vetëgjyqësia
Se nuk ndërhyn drejtësia
Sepse ligji i të marrëve
Ua pret krahët dhe gjyqtarëve.

Si të quajmë të vrarët e gjorë?!
Janë viktima apo dëshmorë!
Nuk guxojnë t’i thonë ndal
Këtij ligji kriminal.

Sa e thellë tragjedia qënka
Me origjinë Perestrokja
Teoria e Gërbaçovit
Mos e trettë dheu i vorrit!

Është teoria e vampirëve
E demonëve dhe qafirëve
Me gjak populli po majmen
Asnjëherë nuk po ndalen…

Kur do të marrë fund marrëzia?!
Të shpëtojmë nga robëria!
Të ketë liri edhe për ne,
Të gëzojmë në tonin Atdheu!

Nuk mbahet populli me mashtrime
Që të instalosh komunizmin në demokraci
Këta po demaskon dhe poezia ime
Që të shporrim çdo lubi…

Lubitë janë si shushunja
Nga lubitë prodhohet dhuna
Nga lubitë mbillet frika
Porsi nata nxihet dita.

Apo jemi mësuar të hamë kopaçe?!
Të rrinë të sëmurët pa ilaçe!
Pensionistët të numërojnë qindarka
Nuk po dimë a po i zën darka!

Jo mor jo, nuk shtyhet kështu!
Pështyma në gryë na u zu…
Shumë premtime për Europën
Korrupsioni na bëri gropën.

Europa na thotë çdo ditë
Hiqni dorë nga hajdutëritë…
Mos i mbroni lubitë
Që të shihni pakëz dritë.

Tiranë, më 14/04/2026

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.