9.5 C
Tirana
E dielë, 29 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Rruga jote pa kthim…

Rruga jote pa kthim…

0
Arnaut Zejnel

Kushtuar Arnaut Zejnelit, vëllait të gjyshit, që vdiq si hero në Turqi

Shkruar nga Rushit Zejneli

Isha i vogël kur më tregonte gjyshi
Ikjen tënde rrugëve të fatit
Që në moshë të re u nise në mërgim
Në atë udhë të rendë, në atë udhë pa kthim.

Në vendin ku linde u përmalluan dhe gurët
Për hapin tënd, atë hap të munguar…
Mungesa i shembi të gjitha urat
Mbeti midis nesh veç malli i pashuar …

Të kërkova .me dashurinë fëminore
Të kërkova por askund nuk të gjeta
Me pérmallimin pér ty ditëve e stinëve
Diçka e shtrenjtë na mungonte nga jeta.

Nga malli për ty lulëzoi ftoi e molla
Nga malli për ty u thanë dhe krojet…
Unë Isha fëmijë, të të njihja doja
Të ishe me ne, tek pragu dhe trojet.

Gjyshi më tregonte aq sa ai dinte
Dhe loti i nxehtë i binte në mjekër
Historia jote flinte mbi ahishte
Zemra ime fëmijnore nuk kishte peng tjetër.

Vitet kaluan, unë u burrërova
Jeta m’i hapi shtigjet dhe udhët
Por Ty, gjysh i humbur, nuk të harrova
Emri yt nuk m’u hoq nga buzët…

Kërkova shumë në gjurmet e tua
Gazetarja Mimoza Elezi bëri kërkime
Atje ku jetove, në Manisa Turgutlu të Turqisë
Gjeta një pjesë të zemrës time…

Bashkë me bashkëshorten erdhëm në Turgutlu
Na priti familja jote me dashuri
Gjurmet e tua ndrisnin si zefir
Ti ishe hero dhe porsi shenjt për Turqi…

Në luftë me Greqinë, ylli yt shkëlqeu
Lavdia të ngriti lart, në zenit…
Nuk të mungonte asgjë, veçse Atdheu
Udha e fatit tënd në Turqi ndrit…

Për Ty ishin shkruar shkrime e libra
Ishin ngritur buste e memorialë
Rrugët dhe sheshet ta njihnin fytyrën
Gjysh i dashur, i madhi luftëtarë…

Kudo që shkele, shihja fytyrën tënde
Gdhendur me daltën e kohës
Brenda vetes ndieja krenari e dhëmbje
M’u ngrit mal krenaria nga thellësi e zemrës…

Emri yt, vepra jote e ndritur
Në Turqi ishte një stoli plot shkelqim…
Arnaut të thirrën, shqiptar ti mbete
Jetes tënde i dhe dritë e shkëlqim…

I madhi Ataturk të pati në krah
Ky shqiptar i vyer i trojeve iliriane
Edhe pse u verbove, me sytë e zemrës shihje
Rrugët e fëmijërisë përmalluar asaj ane…

Sot këto vargje i shkrova për Ty
Edhe pse, Gjysh Arnaut, nuk të njoha kurrë
Me kurorë lavdie pusho në përjetësi
Jetove si hero e vdiqe porsi burrë…

Tani bijté e tu unë i pres né Tirané
Të mblidhemi si gjak i rranjëve të vjetra
Ti nga zemra ime nuk do të ikésh kurrë
Edhe pse na ndau Fati dhe Jeta….

Jashar Qemal Ataturku të kishte ne krah
O luftetar me famë të madhe
Nuk di çfare të shkruaj më parë
Arrnaut Zejneli, ti mateshe me male…

Jeta dhe koha sytë t’i verbuan
Por sytë e shpirtit gjithmonë të ndriçuan
Shqipërinë tonë kurrë nuk e harrove
Me punë e vepra kudo e nderove…

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.