Koment
Skënder MULLIQI
Jo vetëm Serbia, por edhe minoriteti serb në Kosovë, nuk merren më të drejtat e minoriteteve, por merren më punët politike vendimarrëse të Kosovës. Ata marrin pjesë në jetën politike dhe institucionale të Kosovës dhe vazhdimisht talllën dhe përqeshin qdo gjë që është e bukur, e dashur dhe e shejtë shqiptare. Ndoshta këtu nuk hynë një pjese e vogël e serbëve. Ende në logjikën e tyre funksionon formula politike fashite se Kosova është Serbi. Rregullisht Republikën e Kosovës e qujanë “Kosovo e Metohia”. Dhe, Serbia e kriminelit, Vuçiq i quan organët tona të shtetit si organe të përkoshme. Endrrat e tyre të shovenizmit serbomadh, nuk mbarojn këtu. Serbët më kriminelet në krye të pushtetit, po mëndojnë për ripushtimin e Kosovës, apo ndarjën e saj mbi bazat etnike.
Edhe pse lufta ka përfunduar që 26 vite, po tentojnë të mbajnë Kosovën të destabilizuar më akte të ndryshme terroriste sikur rasti deshtues terrorist në Banjskë. Vallës së shovenizmit edhe pse financohen nga organet tona të shtetit i prinë Lista Serbe, e dirigjuar nga presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Minoriteti serb po mendojnë së duhet të marrin vendime të rendësishme politike, e jo që të gjitha minoritetet në botën demokratike, nuk shkojnë më tej së sa i gëzojnë të drejtat e tyre kulturore dhe fetare. Luftën më shqiptarët e kan humbur në vitin 1999, dhe serish do të humbin nese tentojnë të ndermarrin ndonjë aksion ushtarak në veri. Ky është gjithashtu një tregues i qëndrimit psikologjik të serbëve ndaj statusit të tyre brenda Republikës së Kosovës.
Ata absolutisht nuk duan ta pranojnë statusin e një pakice etnike. Ata duan të menaxhojnë politikën kombëtare shqiptare. Minoriteti serbe po harrojnë së po ushqehen në grazhdin e shtetit të Kosovës. Politika e Beogradit zyrtar dhe Kisha Ortodokse Serbe, po e mbajnë gjallë logjikën pushtuese nga shekulli i kaluar të tokave shqiptare. Minoriteti serb duhet të distancohet nga politikat e Beogradit zyrtar, duke pranuar Prishtinën si kryqendër. Bëhën sikur e kan harruar gjenocidin ndaj shqiptarëve historikisht dhe në luftënn e fundit qlirimtare. Shqiptarët janë faktor dominues në Ballkan së kanë me vete edhe shumë miq, siq i paten në luftën për për arritjën e lirisë dhe shtetit sovran dhe të pavarur.
Shqiptarët kurrë nuk i harrojnë krimet dhe masakrat serbe të shkaktuara më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish–Jugosllavisë nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Ata duhet të pranojnë të integrohen në shtetin sovran dhe të pavaruar të Kosovës. Serbët nuk ngopen kurrë me të drejtat të cilat nuk u takojnë në pretendimet e tyre për formimin e Serbisë të Madhe. Ata po pretendojnë kthimin më qdo kusht të viteve 90-ta të shekullit të kaluar…!











