11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj DISA KRITIKUCA PO SHKATËRROJNË LETËRSINË TONË

DISA KRITIKUCA PO SHKATËRROJNË LETËRSINË TONË

0
Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala

“Lexova disa vështrime që e quajnë veten ‘kritikë letrarë’… dhe nuk munda të hesht.

Ja çfarë kam për të thënë:”
Pas një vikendi çlodhës, gjeta kohë të lexoj disa vështrime të disa që e quajnë veten kritikë letrarë. Po e them troç: sa më shumë i lexoja, aq më shumë më rritej revolta dhe neveria ndaj këtij fenomeni që po na imponohet si kritikë letrarë.

Më habit dhe më zemëron guximi i disa personave që pa pasur bazë akademike, pa studim serioz dhe pa bagazh kulturor, marrin përsipër të gjykojnë letërsinë dhe punën e atyre që kanë vite që i kanë falur jetën kësaj fushe. Edhe pse jam natyrë e guximshme, nuk do ta merrja kurrë këtë rol pa e ditur mirë se sa peshë dhe përgjegjësi ka fjala kur hyn në kritikë letrare.

Sot kushdo që di të shkruajë dy rreshta dhe të bëjë pak zhurmë në rrjete sociale, shpallet kritik. Kritika është kthyer në muhabet tavolinash kafenesh, në llafe pa peshë dhe në vend ku disa përpiqen të mbulojnë boshllëkun e dijes me arrogancë.

Është turp dhe dhimbje të shohësh se si mediokriteti po mundohet të ulet në fronin e dijes. Disa kritikuca, me diploma falco që u shërbejnë vetëm si dekor mbulesë, marrin rolin e gjykatësit dhe përpiqen të baltosin krijues seriozë. Nuk është kritikë kjo, është mllef, është xhelozi dhe është dëshirë për t’u dukur aty ku nuk arrijnë të jenë me punë e me vlerë, as intelektuale po as edhe njerëzore.

Shoqëria jonë ka filluar të përmbysë çdo standard. Të bardhës po i themi të zezë dhe po i duartrokasim zhurmës si mendim. Kjo më revolton, sepse letërsia nuk është lodër dhe as vend për protagonizëm të sëmurë. Letërsia është pasuri kombëtare dhe kërkon mendje, dije dhe karakter.

Titulli kritik letrar nuk fitohet nëpër kafene, as me vetëshpallje dhe as me diploma që është blerë të cilat prodhojnë më shumë letër sesa dije. Ajo fitohet me vite studimore, me përkushtim dhe me ndershmëri intelektuale. Kush hyn në këtë fushë pa këto, nuk bën kritikë, bën zhurmë dhe helmon klimën kulturore, shoqërore dhe kombetare.

Më dhemb kur shoh se disa njerëz harxhojnë energjinë duke u përpjekur të rrëzojnë të tjerët, sepse nuk arrijnë të ndërtojnë asgjë vetë. Kritika pa argument është vetëm mllef i veshur me petkun e intelektualit, është mllef i hipokrizisë.

Letërsia shqipe ka mbijetuar falë njerëzve që kanë punuar me djersë, sakrificë dhe përkushtim, janë vrarë e burgosur, që te ruhen vlerat e gjuhës shqipe. Andaj, nuk duhet të lejojmë që ta rrëzojnë disa zëra të zbrazët që kërkojnë vëmendje duke baltosur të tjerët.

Vlera e njeriut matet me atë që ndërton, jo me atë që përpiqet të rrëzojë. Sepse letërsia nuk ka frikë nga kritika e vërtetë, sepse gjithmonë i ka mbijetuar përballjës, zhurmës së atyre që flasin shumë dhe lënë pas asgjë,apo kurgja, përveç arrogancës ç’njerzore.

“Po ju, çfarë mendimi keni për këtë zhurmë të vetëshpallur në kritikën letrare?”

Me respekt,
Gazetare, profe.
Kumrie Avdyl Shala

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.