Me valltarin, Hasan Sulmeta…

0
Ibrahim Kabili

Shoqëria duhet ta ruajë traditën, ta forcojë vijimësisht atë dhe ta pëcjell në braza. Zona jonë ka një trashëgimi kulturore dhe vlera të larta artistike. Ne brezi më i vjetër, në rininë tonë, kemi rënë në kontakt me shumë këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë, që kanë dhënë një kontribut të çmuar në pasqyrimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Pas viteve ’90 këto veprimtari filluan të zveniten vit pas viti, ku shkaqet qenë shumta. Shteti i sotëm duhet t’i mbështesë më shumë me fonde këto veprimtari kulturore. Jam munduar, maksimalisht, t’i pasqyroj këto vlera, por këto shkrime nuk mund të mbarojnë kurrë…

Besoj se njerëz të tjerë do të shkruajnë më shumë për këto vlera. Si motiv i brendshëm për këtë shkrim, janë fillimet e mia në arsim në Bastar-Murrizë dhe koment i Hasanit, për patriotin dhe intelektualin kosovar, Jakup Krasniqi, tanimë i burgosur në Hagë… Isha afër punës së tij kur mora komentin dhe zbres për ta takuar… Hasani është edhe shumë i muhabetshëm, nuk më la me ikur, i bëri të gjitha “adetet” tek kafja e Enverit dhe bisediva me të. Kjo bisedë filloi me kujtimet e bukura të shkollës në vitet ’80, kur ai ishte nxënës, vazhdoi me kujtimet e mia shkollën dhe babain e tij të ndjerë, Hysenin… Hyseni qe një ishte figurë e nderuar e kohës, ka pritur dhe përcjell shumë miq e shokë në shtëpinë e tij, në Bastar-Murrizë, midis të tjerëve edhe mua. Nder dhe respekt maksimal për Të, dhe kujtimin e tij…

Hasani lindi në Bastar-Murrizë më 18.11.1961. Shkollën fillore dhe atë 8 – vjeçare e bëri në fshatin Bastar-Murrizë dhe doli me nota të mira. Edhe shkollën e mesme pa shkëputje nga puna në degën agronomi, e kreu në Bastar-Murrizë. Në bisedë Hasani, shton: “Që në shkollën 8 – vjeçare kam marrë pjesë në veprimtaritë kulturore me grupin artistik të shkollës. Kujtoj me shumë nostalgji mësuesit e mi të shkollës, si: Ramazan Hallvaxhiu, Sinan Balliu, Skënder Balla, Manun Ceka, Përparim Braçe, etj. Vite të bukura për arsimin.

Krahas mësimit zhvillonim veprimtaritë kulturore, ku unë këtu kisha prirje. E doja shumë vallen dhe intrumentat tradicional të zonës, i kushtoja rëndësi kërcimit. Kam marrë pjesë në shumë veprimtari kulturore. Më e spikatura qe ajo e Dekadave të Majit të vitit 1978. Pasi u përzgjodhëm nga juria, unë mora pjesë në F.F.K. të Gjirokastrës dhe kam kërcyer me kërcimtarin e mrekullueshëm Mustafa Duhani.

Për interpretim të mirë jemi vlerësuar me çertifikata dhe fletë nderi. Me të kam qenë unë dhe shumë valltarë, këngëtarë dhe instrumentistë nga zona jonë dhe e Shëngjergjit, etj. Shkëlqenin grupet artistike të Malësisë së Tiranës gjatë në evente të shumta. Ndër instrumentistët dhe valltarët më me zë, mund të përmend disa prej tyre, si: Zeqir Visha, Abaz Dajti, Hysen Hyra, Ramazan Hyra, Sali Sala, Mehmet Cani, Islam Cani, Veli Cani, Ramazsn Cani, Baftjar Jahi, Hysen Alla, Mustafa Duhani, Met Luga, Shaban Luga, Sali Sala, Selim Hysa, Qamil Gjikola, Nazmi Tarja, Gani Luka, Demir Luka, Qerim Llusha, Hysen Hoxha, Raif Islami, Zeqir Selmani, Xheladin Kaloshi, Hamit Lila, Nuri Bumja, Nuri Gjoni, Jashar Disha, Xhemal Heta, Musa Kabili, Hysen Pera, Demir Haka, Selim Kaloshi, Haxhi Gjoni, Destan Lila, Hasan Erceku, Ibrahim Elezi, Azem Sallaku, Xhevat Lami, Besim Tafa. Ka edhe shumë të tjerë që janë përmendur në shkrime të ndryshme” – përfundon Hasani…

Që në shkollën 8-vjeçare Hassni kishte prirje për muzikën. Si i tillë ai u aktivizua me grupin e shkollës, më tej me veprimtaritë artitike që organizoheshin në fshati, në bazë zone dhe rrethi. Sot Hasani së bashku, me valltarët Reshat Kodra, Kujtim Balliu, Adriatik Lila, Nazmie Dedja, Antoneta Tafa, Lorena Bumja, etj., janë valltarët më të “ri” e të talentuar, që interpretojnë vallet tradicionale të zonës , në përbërje të Ansamblit Artistik “Benda”…

Duke u kthyer në kohë, Hasani, kujton: ” Për aq kohë sa unë u angazhova në këto veprimtari, pasi edhe u largova nga zona për arsye pune, ruaj kujtimet më të bukura të jetës sime për grupet artistike, këngëtarët dhe instrumentistët e atij brezi. Ato e përfaqësuan me dinjitet në bazë, fshati, rrethi, vendi.

Më tej, ai vazhdon: “Unë për arsye të ndryshme nuk munda ta vazhdoj arsimin e lartë, futa në punë dhe kam punuar në disa vende pune, deri në lirim. Tani punoj në aktivitet privat…

Në vitin 1982-84, Hasani ka kryen shërbimin ushtarak në Tiranë, ku dallohet për sjellje shembullore dhe kryerjen me sukses të shërbimit ushtarak. Në vitet 1986-’94 punoi si nënoficer në Shkollën e Bashkuar. Për këtë, thekson: “Kujtoj me respekt drejtuesit dhe oficerët e lartë të kësaj shkolle, si: Rustem Peçi, Ksenofon Cani, Hysen Shehu, Hysen Qemirani, Hysni Babani, Vladimir Qiriazi, Asenit Stroka, etj. Përmend me krenari këtu, edhe dy kuadrot e shkëlqyera nga zona jonë, Agim Sula dhe Sabri Memaçi. Shkolla e Bashkuar, edhe sot që nuk është më, më ngjall nostalgji. Kam punuar edhe shumë vite të tjera, në ushtri. Jam munduar të zbatoj rrgullat dhe të punoj me përkushtim në punë. Gjatë shërbimit në ushtri, kujtoj me shumë respekt disa kuadro të lartë ushtarak, si: Hysen Arapi, Kujtim Jaho, Idriz Haxhia, Bardhyl Kollçaku, Ilir Balliu, Mark Kuli, Astrit Hysa, Ismet Topi, Alfred Hajdini, etj.” – përfundon Hasani..

Më tej duke folur për veprimtaritë kulturore, ai, shton: “Nga themelimi dhe në vazhdim unë jam pjesë e Ansamblit Artistik “Benda”, si valltar. Siç përmenda më sipër grupi ka disa valltarë, këngëtarë dhe instrumentistë. Vitet e fundit, falë kontributit të kryetarit të Shoqatës Kulturore Artistike Benda, Ferit Hoxha, grupi është kompletuar me artistë të rinj dhe këngëtarë. Kontribut me ansamblin tonë japin edhe këngëtarët e mirënjohur, Afërdita Lala, Haxhi Gjoni, Kasem Murati, etj. Ansambli Artistik “Benda”, krahas eventeve brenda vendit, ka marrë pjesë edhe në veprimtari kulturore jashtë vendit.

Kryesisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, etj. Jemi pritur shumë mirë, jemi vlerësuar e kemi marrë disa çmime. Ne si grup t’i çojmë edhe më përpara arritjet në këto verprimtari. Mirnjohje dhe respekt për brezat paraardhës. Ata dhanë një kontributin e madh në fushën e kulturës së zonës sonë dhe nxorën në pah vlerat më të mira kulturore të krahinës. Mirënjohje të veçantë për biznesmen nga zona jonë që kanë sponsorizuest disa veprimtari kulturore!”…

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 20.02.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.