Letra e Veton Surroit dëguar Adem Demaçit (pa ndërhyrje në drejtëshkrim)
Nga: Ismet Hasani
9. Mbi nje nenshkrim
Nuk ke nevoje ti akuzosh tre te tjeret per Rambouillet-ne. Nenshkrimin ne kete dokument e kam vene une, me pelqim te tere delegacionit. Ne momentet kur i kishim humbur pothuaj te gjitha shpresat dhe i ishin hedhur poshte te gjitha propozimet e kompromisit, u perpoqa ta gjeje nje formule e cila do te tregonte tumirjen tone per kete marreveshje, por njekohesisht do t’i lejonte UCK-se te spastronte tollovine te cilen e kishe krijuar ti. Dhe, ndonese deri atehere anetaret e UCK-se kishin refuzuar idene e tumirjes, madje edhe me fjale te renda per tradhti e gjak, doli se ishte mundur qe ne si teresi te pajtoheshim rreth dokumentit dhe qe te fillonim nje proces politik tonin.

Ti, ne paraqitjen tende e ketoditshme ne televizion kerkove qe te deklarohemi rreth ketij nenshkrimi. Ja po deklarohem. Ky nenshkrim eshte gjeja me e madhe qe kam bere per veten, familjen dhe popullin tim. Ndiej se me te , me ne fund ky popull pati mundesi te beje kapercimin e madh, edhe nga clirimi prej Serbise e edhe nga integrimi i tij ne civilizimin perendimor. Edhe po te mos kisha bere gje tjeter ne jete, ky nenshkrim do te me mjaftonte.
Naten e bombardimeve te NATO-s, me 24 mars, e tere ajo barre e madhe historike u lehtesua me plasjen e bombes se pare. Se shpejti do te ishim te lire, edhe une qe e nenshkrova, edhe ti qe ishe kunder. A mendoje, ne ato momente se sa femije, gra e burra u vrane per shkak te voneses qe na imponove? Sa shtepi u shkaterruan, sa ushtare e police serbe erdhen nderkohe ne Kosove, sa rrezikohej UCK-ja me konfliktin e brendshem te cilin ti e kishe ndezur?
Pse na zunë bombardimet pa udheheqje?
Ne kohen kur duhej formuar qeveria, ti propozoje nje si parlament ku do te ishin se bashku UCK-ja dhe peshkopi Artemije e ne kohen e bombardimeve, kur duhej folur me nje ze te perbashket, ne Kosove mbeti vetem zeri yt. Ai i Rugoves degjohej me tonin me jodinjitoz qe mund ta kete nje kosovar
10. Mbi nje nenshkrim tjeter ne mengjes dhe mbi Parisin
Ndersa ishim bere gati per t’u kthyer ne Kosove, duke ngrene mengjesin, vume edhe nje nenshkrim tjeter. Hashimi kishte ardhur me nje marreveshje te re, ne te cilen delegacioni yne pajtohej se do ta formonte nje qeveri te perkohshme te konsensusit, ne te cilen vendi i kryeministrit ishte lene i zbrazet, e kete do ta plotesonte UCK-ja pas konsultimeve te brendshme ne Kosove. Me lehtesine e pirjes se kosit u nenshkrua ky dokument nga tre lideret partiake/ushtarake dhe ne fund e nenshkrova edhe une, ndonese kerkova qe nenshkrimi im te jete i cilesise se deshmitarit, meqe edhe atehere, e edhe disa jave me vone, refuzova, si ceshtje parimi qe te behesha pjese e Qeverise se formuar nga tri subjekte. Ti ke kritikuar kater nenshkruesit e Marreveshjes se Parisit, pra Marreveshjen finale te Rambouilletit. Sic kam shkruar, me pare, e ke pasur gabim. Kritika jote, edhe imja, e edhe e te gjithe pjesemarresve ne negociata, duhej te drejtohej nga Marreveshja jone interne, nga mosformimi i Qeverise se perkohshme.
Parisin, LDK-ja dhe UCK-ja e kuptuan si xhiron finale te te fituarit te pushtetit, te hyrjes ne Kosove si clirimtare. As njera, e as pala tjeter nuk i kishin parasysh konsekuencat e asaj qe premtonte te ishte periudha me e veshtire per qytetaret e Kosoves: fillimi i bombardimeve te NATO-s dhe krijimi faktik i dy milione shqiptareve pengje ne duart e regjimit te pergjakshem te Milosheviqit. Ibrahimi, kur duhej te bisedohej per keto ceshtje vepronte sic vepron kur konfrontohet me cilindo problem, ikte edhe nga problemi e edhe nga njerezit qe mund ta zgjidhnin. UCK-ja, e cila tashme kishte proklamuar Hashimin si kandidat per kryeminister, ngriste tonin kercenues, duke nxjerre gjithashtu konfliktin e vjeter edhe personal, e edhe organizativ me LDK-ne.
F U N D











