Autore:
Elife LUZHA

Gjyshi im ishte shtatlartë
Tirq e brez prej shajaku vishte
Në kokë mbante plis të bardhë
Ndër burra njihej pleqnar
Na tregonte plot histori
Trimëritë mjeshtërisht i latonte
Legjendën për Mujin e Halilin
E Gjergj Elez Alinë
Sa herë na e rrëfente
Një “ah” i shpëtonte
Fati pelim kur zë më rëndon
Thellë gërmoj kujtesën
Gjer në rrënjë të shpirtit
Dhimbshëm imagjinata
Ma rizgjon kujtimin
Si dërgesë hyjnore
Me plis të bardhë në kokë
Më shfaqet pamja e gjyshit
I ajërt mendimi si muranë
Dy botë nis e ngjiz në mua
Në njërën anë prek plisin e gjyshit
Në tjetrën majat e maleve











