9.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 10)

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 10)

1
Kadare - Agolli

Ismail Kadare – Donika Agolli – Dritëro Agolli

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Gul varning på Gotland – färjetrafiken ställs in

Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!

A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!

Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!

Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!

Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?

A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
* * *

Kush ishte ai burrë?

Asnjë revistë në Beograd, nuk kishte publikuar një intervistë të tillë (siç i pati premtuar Agollit ai “gazetari” nga Jugosllasvia!
Nga informatat që kishin marrur familja e Agollit, në Shqipëri nuk kishte hyrë në njeri i tillë.
A ishte ai burrë agjent i Sigurimit?!

A ishte ai burrë vërtetë një «gazetar» nga Jugosllavia?!
A ishte ai burrë i dërguar nga Kadare, apo miqt e Kadares, apo nga armiqt e Agollit?!
Ajo që ndodhi në atë takim-interviste, mbeti një mister, po ajo që dijmë, pas asaj interviste, Agolli terësisht ndryshojë: ai u bë më i terhequr, më i heshtur, më i trishtuar…pastaj filloi të fliste për vdekjën, që më parë jo.
*
Në një bisedë që kishte bërë më përpara me mikun e tij, Fatos Arapi, këij i kishte thënë: jam lodhur; jam lodhur nga «lufta», lodhur nga intervistat, jam lodhur nga të gjitha… nganjëherë mendoj se më mirë do të kishte qenë që mos të ekzistonim as unë, as Kadare?! Sepse, ajo që né i bëmë letërsisë shqiptare, është më e keqe sesa ajo që i bëri komunizmi.

Këto fjalë nga Arapi, të botuara në vitin 2010-të ishin më të dhimbshme, sesa ato që Agolli shqiptoi ndonjëherë!
Në anën tjetër, Kadare nuk tregoi kurrnjëherë një mendim të tillë; në intervistat e tij, në librat e tij tregon se kishte qenë viktimë e një Sistemi mizor! Se kishte bërë gjithçka për të mbrojtur artin e tij.

Kur, në vitin 2001, një gazetar francez e pyti «nëse pendohej për diçka” që kishte bërë në jetën e tij?» Kadare iu përgjigj: «Për gjëra të vogla, po, për zgjedhjet të mëdha kurrë jo! Sepse zgjedhjet e mëdha nuk bëhen me zemër, po me kokë. Dhe koka ime më tha: Mbijetoni! E unë mbijetova»

Kadare ishte mësuar të luaj «lojën» e pushtetit me mjeshtri e me kokë. Por çmimi i kësaj mbijetese ishte i lart. Sepse, ai në mbijetësë kishte, për të humbur ndjesinë për të falur, për mirëkuptim, për të pranuar dobësitë e tij.
*

Në vitin 2004, Agolli e Kadare, u gjënden në të njejtin vend, me rastin e mbajtjes se përkujtimit për një mik të vjetër që kishte qenë edhe mik i tyre.

Ishte një mbrëmje e ftohët dimëri në Tiranë, e salla ishte e mbushur plot miq, shkrimtarë, lexues, kritikë… Agolli erdhi i pari dhe u ul në një karrigë, i lodhur, nga sëmundja. Kadare erdhi më vonë, i veshur me një pallto të zezë, elegante. Kur sytë e tyre u takuan, dukej se sikur koha ishte ndalur. Publiku thuaja se nuk merrte frymë. Pritnin se a do të përshëndeten, a do flasin, a do ia falnin njëri-tjetrit për të gjitha ndodhitë. Por asgjë nuk ndodhi! Agolli u ul në rrjeshtin e parë, Kadare shkoi më larg dhe u ul, larg Agollit. Asnjë shikim, asnjë fjalë midis tyre, një boshllëk i zi – tjetër gjë s’kishte mbetur në mes tyre.

Pas asaj mbrëmje, Agolli shkoi dhe u mbyll në shtëpi, nuk doli me muaj të tërë!? Shëndeti iu dobësua shumë…

( V i j o n )

1 KOMENT

  1. I nderuari z. Kryeredaktor!

    FALËNDERIM

    Ju falënderoj për publikimin e pjesës 10-të -të Titullit të mësipërm.
    Ju dëshiroj shëndet të plotë. Portali i Juaj të arrinë suksese dhe të përparoi drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe mendimit njerëzor!

    Mendim: Jeta është si një fluskë sapuni, të cilën një frymë (erë) sado e lehtë – e tretë largë dhe e humbë.

    Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin.
    ***

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.