Rreth veprës së Enver Memishaj “Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”,
(I mohuar nga komunistët) Tiranë 2025. Botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
Në vitin 1994, Skënder Muços, ju dha dekorata më e lartë e Republikës së Shqipërisë: “Urdhëri i Flamurit Kombëtar të Klasit I” , me këtë motivacion: “Për merita të shquara në luftën për bashkimin dhe lartësimin e Kombit, për Unitetin Kombëtar, Lirinë dhe përparimin e Atdheut”.
Nga prof. Xhezo Canaj
Është kënaqësi, të lexosh një vepër për një personalitet të shquar, siç është avokat, doktor Skender Muço, të cilit i janë mohuar vlerat dhe kontributi tij, vepër e Enver Memishajt edhe ky një personaliet me kontribute të njohura në fushën e studimeve historike në vite.
Vepra “Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”, ka një parathënie nga dr. Bujar Leskaj dhe recensa dr. Dorian Koçi, Ambasador.
Vepra që marrin në analizë flet për kontributin atdhetar të dr. Skender Muços, të harruar dhe të mohuar nga historianët komunistë. Në libër autori zbardh gjithë formimin intelektual dhe veprimtarin e SkënderMuços, familjen, shkollimin në Itali, lëvizjen e fshehtë të Vlorësnë1931-1932 etj.
Është një detyrim i shoqërisë për të venë në vend nderin dhe vëndin që i takon Skënder Muços, si intelektual, jurist, politikan, organizator dhe udhëheqës në luftën kundër pushtuesve nazi-fashist 1939 – 1944, detyrë që po e bën z. Enver Memishaj dhe për këtë falnderimet i takojnë atij.
Duke lexuar këtë libër mëson jo vetëm për kontributin atdhetar të Skënder Muços, por mëson të zbardhura me dhjetra ngjarje dhe personazhe historik, veçanërisht në qarkun e Vlorës, sidomos gjatë luftës kundër pushtuesve nazi-fashist në vitet 1939-1944.
Kjo peridhë është mbushur me ngjarje të pa zbardhura dhe të treguara vetëm nga njëra palë, ajo e komunistëve, që erdhën në pushtet në vitin 1945. Skënder Muçua ishte i linjës së të rinjëve të Ballit Kombëtar të cilët kërkonin të luftonin pa kompromise kundër pushtuesve.
Zoti Memishaj i ka paraqitur këta intelektual, ku shumica ishin shkolluar në perëndim si prof. Abas Ermeni, prof. IsufLuzaj, prof. Safet Butka, prof. Vasil Andoni, Hysni Lepenica, prof. Zef Pali, major Azis Çami etj, që luftuan e punuan për bashkimin e të gjithë faktorit politikë shqiptarë për luftë kundër pushtuesve nazi-fashist.
Skënder Muço dhe Azis Çami, udhëheqës të Ballit Kombëtar muarën pjesë në Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942, si misionar të bashkimit kombëtare. Kontributi i këtyre intelektualëve e luftëtarëve ishte real për luftë kundër pushtuesit. Kështu Skënder Muçua dhe Hysni Lepenica formuam në shtator 1942, më mal të Tragjasit, çetën e parë antifashiste në qarkun e Vlorës dhe e emërtuan “Shqiponja”.
Me këtë çetë ata do të zhvillonin shumë beteja kundër pushtuesve italianë e gjermanë.
Autori ka analizuar veçanërisht me shumë detaje dhe shoqëruar me dokumenta arkivore disa nga këto beteja të lavdishme si ajo e Gjormit, e Drashovicës ku SkënderMuço ishte protagonist, duke luftuar me armë në dorë.
Një vend të veçant në libër zë dhe krijimi i Partisë Sacialdemokrate në 2 tetor 1943. “Duke u mbështetur te “Dekalogu”, thashë të formohej Partia Socialdemokrate. E pranuan dhe pas shumë debatesh më tepër unë me Isuf Luzin përpiluam programin e Partisë dhe moralisht njohën Skënder Muçon si udhëheqës që të merresh më tej”, shkruan Musine Kokalari. (Musine Kokalari Vepra, Vëll. II, Tiranë 2009, f. 407)
Shumë intelektual që bënin pjesë kryesisht në Ballin Kombëtar kishin bindje socialdemokrate, si Musine Kokalari, Hysni Lepenica, Skënder Muço, Qiriako Harito, Uan Filipi, Xhevit Mëhilli etj. Ky formacion politik megjithëse nxorrën edhe gazetën “Zëri i Lirisë”, nuk gjeti teren në atë kohë kur sapo kishte filluar përplasja midisë dy forcave kryesore. Autori zbardh detaje nga formimin e këtij formacioni, personazhet që e mbeshtetën si dhe rrethanat në të cilën u formua.
Zoti Memishaj ka analizuar me dokumente bindjen dhe përpjekjet e vazhdushme të Skënder Muços për luftë pa kompromis kundër pushtusit. Bashkëluftëtari tij prof. Abas Ermenji shkruan për të: “S’ma merr mendja të kthehem prapë i gjallë, por megjithkëtë puna duhet bërë qoftë edhe me rrezik jete”, tha kur u nis në krahinën e Vlorës, prej Tirane. Dhe pastaj nuk e pamë më.
Shtëpinë ia dogjën fashistët, pasurinë që i mbeti, bagëtinë, ia grabitën komunistët, sakrifikoi për atdheun të vetmen pasuri që i kish mbetur: jetën e tij, nga nazistët gjermanë.
Autori ka analizuar me dokumente në një kapitull të librit bashkëpunimi i Skënder Muços me misionet aleate anglo-amerika si i deleguar i Ballit Kombëtar pranë këyre misioneve. Pas 1 tetorit 1943 kur lufta midis dy forcave kryesore politike asaj të Ballit dhe Partisë Komuniste po kthehej një luftë vëlla vrasëse për pushtet, anglo-amerikanët e shikonin Skënder Muçon, përfaqësues të BallitKombëtar, si intelektualin që mund të merreshin vesh për luftën kundë rgjermanëve dhe bashkrendimin e faktorit politik shqiptarë. Siç duket kjo krijoj xhelozi të komunistëve, brënda Ballit, por edhe faktorëve të tjerë të cilët e spiunuan atë te gjermanët.
Autori me shumë detaje, të shoqëruar me shumë dokumenta jep rrethanat e arrestimit nga Gestapua gjermane të Skënder Muços, së bashku me bashkëluftëtarët e tij dr. Yzeir Alimerkon dhe Zako Mezinin në rrugën Vlorë -Orikum. Pushkatimi i tyre gjatë kohës kur i shpinin në Tiranë më 12 gusht 1944 në Bubullim të Lushnjës ishte nje humbje e madhe, jo vetëm se ai ishte vetëm 40 vjeç, por ishte një ndër njerëzit ku nderthurej intelektuali dhe luftëtari trim, njeriu i kompromiseve të nevojshme për atë kohë.
Në libër një vënd të veçantë zënë mendimet e bashkohësve dhe bashkpuntorve të tij, ku autori i ka përmbledhur me shumë durim, duke bërë të mundur jo vetëm zbardhjen e figurës së SkënderMuços, por edhe shumë ngjarje të kohës së luftës. Mendime, gjykime dhe vlersime të personaliteteve të ndryshëm për Skënder Muçon si PjetërArbnori, Abas Ermeni, Musine Kokalari, Hysen Selfo, Meçan Hoxha, Avdul Kokoshi, prof.ZefPali, Sulo Klosi etj, plotësojnë figurën e këtij personaliteti me kontribute atdhetare.
Por ajo që është e veçant për këtë libër historikë, por që është karakteristike për të gjitha librat e botuara nga z.Enver Memishaj është fakti se një pjesë të konsiderushme e zënë dokumentet arkivore. Ato janë një dëshmi ku autori mbështetet për të ndërtuar gjithë monografin e këtij personazhi me kontribut atdhetar. Dokumentet arkivore flasin më shumë se komentet. Dhe autori këto dokumente i boton në libër duke shteruar gjithë veprimtarin e SkënderMuços.
Por qershia mbi tort e këtij libri janë këngët që populli krijoj për trimin dhe atdhetarin Skënder Muço. Dhe autori u kushton një kapitull të veçant, ku po të lexosh, qoftë dhe vetëm këto, kupton se kush është Skënder Muço. Për të ngritën këng bashkluftëtarët si Abas Ermenji, Adem Hodo, Xhevat Kajllaxhi e shumë të tjerë, e deri teTomorr Lelo pas 1990, pra populli që është gjykatësi më imirë i këndoi me dhimbje dhe mallë këtij trimi që u vra në mënyrë të pabesë:
Ç’burrë rriti Labëria,
Ushtar i kombit Skënder,
Ç’u vra nga tradhëtia,
Të qanë gjithë Shqipëria, këndonte midisë të tjerash fshati Lepenicë që në vitin 1944.
Dhe me tej kënga popullore për këtë intelektual trim thotë:
O Tragjas për bijtë që rrite, nëpër male bashk me shqipe,
Nëpër male nëpër shkolla, me shkëlqim si rreze drite.
Ose:
Skënder Muço vlonjati,
SkënderMuço gojë mjalti.
Ose:
Oxhak jeshe që nga shtëpia.
Dhe nga gjaku dhe miqësia…
Rëndësia e kësaj vepra të Z. Enver Memishaj.
Nëpërgjithësi veprat e z. Enver Memishaj – Lepenica duhen vlerësuar sidomos në këtë periudhë, kur historia jonë është e domosdoshme për tu rishkruar, duke u ballafaquar me të vërtetat e dokumentuara, që janë mohuar, apo falsifikuar prej historianëve komunistë, e tillë është vepra që analizuam: “Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”,
Vepra i kalon kufijtë e një monografie dokumentare, pasi duke u shoqëruar me 150 faqe dokumente historike që botohen për herë të parë dhe shumë ngjarje historike, ajo duhet lexuar si një vepër e mirëfilltë historike.
Zoti Memisha ka arritur në përfundimin se Skënder Muçua më tepër se një luftëtar e politikan revolucionar, ka qenë apostull i një ideali të madh njerëzor: liria e popullit shqiptar në Shqipërinë Etnike, i krijuar në fantazinë e tij, si refleks i shpirtit të tij të vërtetë, human.
Ajo që e bënë të veçant z.Enver, për temën që ka marrë në studim, është referimi i dokumenteve te shumtë, deri në shterimin e tyre, dhe mbi bazën e tyre ballafaqimi dhe analiza e ngjarjeve të historike. Kështu Ai ka hedhur dritë mbi dhjetra e dhjetra personalitete dhe ngjarje që fillojnë që nga shpallja e Pavarsisë, në mënyrë të veçantë për Luftën e Vlorës të vitin 1920, Luftën Antifashiste e deri te denoncimi i krimeve të komunizmit në vite.
* * *
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 355 datë 8.8.1994, ka shpallur dëshmorë të Atdheut: Skënder Daut Muçon, Zako Munin Mezinin dhe Yzeir Ismail Alimerko.
Duke falenderuar autorin për këtë libër, uroj të kemi sa më shumë vepra të tilla, që plotësojnë boshllëkun e historisë së vëndit tonë.











