Kosova në udhëkryq dhe sovraniteti cep me cep pa koordinim

0
Albin Kurti - fushatë në Prishtinë - 7.2.25

Milazim Zeqiraj

Në vitin 2021, Albin Kurti erdhi në pushtet me premtime për ndryshim. Populli besoi se më në fund erdhi lideri që do ta bejë ndryshimin e shumë pritur.

• Albin Kurti e filloi edhe qeverisjen Kurti 2 me qasje refuzuese ndaj BE dhe SHBA, sikurë në qeveisjen Kurti 1, duke e refuzu prendimin për kinse qasje jo korrekte ndaj Kosovës. Ai në Kosovën e pavarur e proklamoj sovranitetin pa koordinim me bashkësin ndërkombetare.

Albin Kurti mendonte se me refuzim mundet më ardhë me leht deri të marrëveshja përfundimtare me Serbin, një metodë që më herët e kishte ndjek Serbia ndaj BE.

Kordinimin dhe bashkëpunimin e qeverive të kaluara me bashkësin ndërkombëtare ai e konsideroj si servilzëm.

Dialogu dhe përplasjet me BE dhe SHBA

Albin Kurti i frymziar nga e majta Greke dhe Europiane trimerohet që ta kundërshtonte SHBA dhe BE. Nga ajo qasje ata reagojnë me izolim të tij.

Qasja e ti refuzuese ndaj bashkësisë ndërkombëtare ja rritet popullaritetin të votuesit i tij. Ai me këtë qasje ngriti narracionin se partnerët tanë prendimorë po e favorizojnë Serbin në dëm të Kosovës, çka nuk ishte e vertetë fare.

Propaganda e ti se nuk është servil, nuk shatazhohem dhe nuk ështëi korroptuar tingllonte mirë në opinion dhe rriti shpresën tek populli, por BN e izoloj kontaktet me të.

Kurti gjat mandatit të tij katër vjeqarë nuk arrit ta takoj asnjëhere Presidenti Biden, mikun më të madh të Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe shumë lider Europian, duke përjashtu takimet në nivel Europian.

Dialogu dhe hajgaret e prendimorve

Në dialog, Z. Kurti nga mos përvoja politike, pa dashje ngatrrohet në hajgaret e prendimorëve.

– Në procesin e dialogut me Serbin në Bruxel arrijnë deri të Marrëveshja e Ohrit (2023). Kjo marrëveshje u pranu nga dy palët dhe ligjerisht detyruese. Kjo marrëveshje u propagandu në fillim si marrëveshje shumë e mirë.

Pas takimit, Z. Kurti e kuptoi se marrëveshjës i sjell dëm funksionalizimit të Kosovës. Për tu mbrojtur para votusit të tij, për atë që ka pranu në Bruxel fhe Oher ai e ngriti propagandën së nuk e kishte nënshkruar pasi Vuqiqi e kishte refuzu nënshkrimin.

Burrel dhe Lajçak trguan se ata nuk e nënshkruan por e pranun verbalisht.
Për bashkësin ndërkombëtare, marrëveshja është pranuar me ose pa nënshkrim.

Kjo marrveshje në bazë të ekspertve vendorë së ndryshon qasjën e Asociacionit në krahasim më marrëveshjen e vitit 2013 dhe është më e dëmshme për Kosovën me pikat e shtuara:

„Vetëmenagjim dhe statusi i veqant për kisha ortodokse, paraqet një lloj autonomie të serbve në veri“, kështu shprehen ekspertet tanë.

Z. Kurti e rfuzoj dhe e shpalli si të vdekur, por në Bruxel e Oher e kishte pranuar.

Ai në realitët filloj t’i zbatojë marrëveshjet e mëparshme edhe pikat e marrëveshjës së Ohrit, por në formë të dhunshme pa kordinim,për çka muar verejtje serioze nga baskësia ndërkombëtare.

Veriu dhe izolimi

Pas ketyre akcioneve të dhunshme, situata në veri komplikohet rëndë.
Kosova më dy marrëveshje për normalizimin e marrëdhënjeve më Serbin

Kosova ka marrveshjën e vitit 2013 me një status të Asociacionit, të cilin GJK kishte gjetur pika që nuk ishin në harmoni më Kushtetutën e Kosovės. Tani nga 18.3. 2023 edhe marrëveshjën e Ohrit që parasheh:

– vetmenaxhim,
– status të veqant të kishës ortodokse dhe
– një status të Asociacinit nga BE, por që nuk është dërguar në GJK.

Opozita marrëveshjen e Ohrit e shef rrezik për mos funksionalitetin e shtetit, kurse në Serbi nacinalistet e shofin si hap drejt njohjes së Kosovës.

Kosova ka dy marrëveshje,

puna ka ardh pisk siq thot populli:“Luje macë kryet e bullit“.

Zbatimi i marrëveshjev me dhe pa koordinim

Veprimet e dhunshme të qeveris Kurti në veri pa kordinim në realizimin e marrëveshjev të nënshkruara në Bruxel në mes Kosovës dhe Serbisë, nga bashkësia ndërkombëtare nuk u pritën mirë, Kosova ndëshkohet me masën e izolimit dhe përjashtim nga ushtrimet ushtarake të NATOs.

Pas ndëshkimit të Kosovës nga BE, qeveria prap gjeti arsyetim para opinionit publik se po e bënë për shtrirjën e sovranitetit dhe mbrojtjën e Kosovës cep me cep, një fjalë goje kur dihej se sovranitetin e Kosovës e mbronë KFORI, kurse polivia e Kosovës për rënd e qëtësi.

Masat ekonomike të BE ndaj Kosovës mbetën në fuqi dhe ndikojnë direkt në mirëqenjën e qytetarve.

Sulmi në Banjskë dhe masat ndaj Kosovës

Pas këtyre ndeshkimeve të Kosovës nga BE dhe SHBA, Serbija mur guximi, përgaditi bandën terroristr dhe futi armatim të shumt në veriun e vendit më qëllim që ta fillonte kryengritjën popullore për pushtimin e veriut. Banda e kriminelit Radojqiq më 24 shtator 2023, kreu sulmin terrorist në Banjskë, ku në dyluftim me policin e Kosovës mbeti i vdekur rreshteri I policis së Kosovës heronji Afrim Bunjaku dhe tre terrorist serb dhe tre tjerë zihen rob. Ky akt trrorist e tronditi bashkësin ndërkombëtare.

Serbisë ju dha verejtje dhe u fajësu,për sulm terrorist në Kosovë dhe në bisedime u kërcënu me sanksione, për mos terhjekje të bandave kriminale nga Kosova dhe për mos realizimin e marrëveshjev të nënëshkrusra.

Serbija për ti ikur sanksioneve të ndëshkimit nga BE dhe SHBA, i tërhoqi bandat kriminale nga veriu i Kosovës, fillon furnizimin më armë Ukrainën, bleu armatim nga Franca, dhe lidh marrëveshje më Gjermanin për shitjën e mineraleve.

Nga ajo ditë deri sot Policia e Kosovës po gjënë arsenal ushtarak në pjesën veriore, ku shumica e popullsisë janë serb.

Baskësia ndërkombëtare, e paralajmëron qeverin tonë e se pa kordinim të mos merren veprime në veriun e Kosovës. Përkundër verejtjeve nga Bashksia ndërkmbëtare Z. Kurti i minimizon verejtjet dhe vepron prap pa kordinim më qëllim që të përvetëson si arritje e ti ndjekjën e bandave kriminale nga veriu.

Ai deklaron se kishte dëbuar bandat nga veriu dhe kishte çliruar veriun, për çka bashkësia ndërkombëtare i jep verejtje për qasje të veprimit në veri të vendit. Por dëshira e ti që të tregohet si lider që po krijon sovranitet cep me cep dhe pretendimet që të bëhet një lidër i pa kontestueshëm në Kosovë.

Ai izolimin e vendit dhe të tij nga prendimi e lidh me sovranitet të vendit cep me cep. Qeveria me këto qasje dhe propagandë e zhgenjën shumë partnerët tanë prendimorë.

Serbija shpetoj nga sanksionet dhe izolimi, ajo pjesërisht i tërhjek bandat kriminale nga veriu, kurse për veprimet e z. Kurtit në veri pa kordinim nga BE Kosovës i mbetë masat izoluse, kurse Z. Kurti i rritët popullariteti i ti tëk votusit në Kosovë.

Masat ndëshkuese të BE në Kosovë mbetën tutje.

Qeveria vazhdoi tutje me veprime në veri pa koordinim me aleatët, duke përkeqësuar tutje marrëdhëniet me SHBA dhe BE, si dhe duke sulmuar opozitën dhe gjykatat me qellim që në zgjedhje të fiton prap 51%, dhe të qeveris pa probleme në kapjën e shtetit.

Kriza politike pas zgjedhjeve teë 9.2.25

Përkeqësimi i situatës politike në vend bëhët gjat fushatës dhe pas zgjedhjeve të lira të 9.2.25.

Pas zgjedjeve partit fitusa ( LVV, Lista Guxo dhe Alternativa) më 42% të votave, fajësohën për mos marrjën e përgjegjësive në krijimin e shumicës në Kuvend për formimin e institucioneve, përkundër ato e bllokoj për 7 muaj Kuvendin duke akuzuar opozitën, GJK dhe Listën Serbe si bllokus në formimin e institucioneve.

Kësaj kampanje ju bashku edhe presidentja znj. Vjosa Osmani për interesa të karirës së vet politike.

Nga këto veprime partneri i jonë stategjik SHBA kur verejti se vendi po shkon drejt kaosi nga elita politike beri reagim të fortë kunder Z. Kurti dhe presidentës znj. Osmani më pezullimin e Dialogut strategjk me Kosovën.

Mënjëhere pati reagim opozita, presidentja Osmani dhe qeveria në detyrë. Të gjith siguruan tutje partneritet të sinqertë me SHBA.

Edhe pas këti veprimi nga SHBA, eksponent të LVV,disa gazetar dhe opinionist prap u e gjeten fajtoret, ata janë GJK dhe opozita.

Ndeshkimi nga SHBA është i rëndë pasi vendi është në një krizë të thellë institucionale, pa konstituimin e Kuvendit, qeveria funksionon pa mandat, në detyreë pa detyrë, ndërsa Kuvendi është në pauzë deri të vendimi tjetër i GJK.

Mandatimi i Z. Albin Kurti për kryeminister

Në mbledhjen e KQ të LVV Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeminister.
Ai në fjalim proklamon edhe
„Republika e tretë“ imagjinare, jasht kornizës ligjore, një ide që shkaktoj huti në Kosovë.

Izolimi dhe retorika poulliste e LVV

Pëzullimi i përkohshëm i Dialogut strategji më Kosovën është një vendimjo jo i mirë për Kosovën.

• Qeveria e Kurtit dhe Presidentja Osmani u izoluan nga BE dhe SHBA.
Kosova e ndeshkusr më masa ekonomike nga EU, dhe nga 12.9.25 prejashtohet nga „Dialogu strategjik“.
• Propaganda e brendshme po e paraqet këtë si “mbrojtje të sovranitetit” kundër “tradhtisë” së opozitës.
• Për herë të parë nga disa qytetarë bashkësia ndërkombëtare (SHBA dhe EU) filloj të cilësohen si “armike” për Kosovën dhe mike për Serbin, kurse opozita si lobuse për këto sanksone dhe dorë e zgjatur e Serbisë në bashkëpunim më Listën Serbe, që është një propaganda politike, për ta knaqur elektoratin e vet. Kinse opozita dhe bashkësia ndërkmbëtare janë kundër qëverisjës të pa korreptuar të z.Kurti.

Për këtë qasje ata as vetë nuk besojnë
Rruga prendimore për Kosovën prioritët kryesorë

• SHBA dhe BE ishin, janë dhe do të mbetën aleat të përhershëm të popullit të Kosovës.
Në bazë të sontszheve mbi 80% të popullsin janë për partneritët më SHBA dhe EU.
• Kjo gjëndje e krijuar tani nuk mund të shtyhet pafundësisht: Çdo ditë e humbur është humbje për rininë dhe të ardhmen.
• Qeveria duhet të largohet nga modeli i politikës refuzuese infantile dhe të konsolidojë kursin perëndimor.

Ajo duhet të ulet në b. dhe ti formon institucinet më një qeveri gjithë përfshirse të modelit të LDK, me një kryeministër, mendoj znj. Donika Gervallën, së ish kryeministr Kurti është përson i izoluar nga bshkësia ndërkombëtare, këtë e di edhe ai vet.

Presidentja Osmani e vetmja hallkë që ishte deri tani në këto vite të fundit edhe ajo muar goditje nga Administra Amerikane, se edhe ajo për halle të veta e pa nevojë u involvu në kursin e akuzave ndaj GJK, Listës serbe dhe gazetarve.

I vetmi institucion kredibil në Kosovë është vetëm Gjykata Kushtetuese.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.