SAMI HYSENI-SEMI, U GRADUA ME TITULLIN SENATOR I PARË SHQIPTAR PRANË ASOCIACIONIT FEDERAL GJERMAN PËR ZHVILLIM EKONOMIK

0
579
Sami Hyseni

Nga Hysen Ibrahimi[1]
Suedi, Förslöv, 4 janar 2022

Sami Hyseni-Semi, sot është Senatori i parë shqiptar pranë Asociacionit Federal Gjerman për Zhvillim Ekonomik sikur edhe Senator Reprezentativ për shtetin e Republikës së Kosovës. Semiu jeton e vepron në Gjermani por me zemër e mendje, përherë në Kosovë.

Aftësia për veprim dhe punë të vetëdijshme është parakusht i parë i idealit kombëtar që lidhen ngusht me shpirtin e njeriut. Pse? Sepse në vete njeriu ka diçka që është me rëndësi jetike që aftësinë e tij e përfshinë jo si ide për përfitime vetëm personale por edhe në ate kombëtare dhe mund të themi se është angazhimi, veprimtaria, intelekti dhe veprimtaria e njeriut me ngritje të lartë intelektuale, sikurse në rastin e veprimtarit dhe tani Senator Sami Hyseni-Semi. Ai, ka dëshmuar dhe po dëshmon njëmend të punoj dhe ka arritur suksese në botën e mërgimtarëve shqiptar që rreth vetes të ndërtoj fole atdhetare, duke e ditur mirë se çfarë bën dhe i cili është në gjendje të vepron. Ai me me idenë e tij të shkëlqyer ka arritur të bën për vete perosnalitete me suksese të mëdha anemabnë botës në veçanti në fushën e biznesit.

Puna e Senator Sami Hysenit, ka qellim të plotë dhe është e planifikuar që tregon jo vetëm ku qëndron ideja e mënyrës së arritjes si njeri atdhetar, por

edhe se si duhet lidhur marrëdhënia e atdhetarit mërgimtar me punën dhe arritjet e tij në nivele ndërkombëtare dhe për asnjë moment për të mos harruar për të dëshmuar origjinën e tij prej nga ka ardhur, si ka ardhur dhe

si ka arritur deri aty. Me fjalë të tjera, ai në mbështeteje të punës, veprimtarisë dhe kontekatet e krijuara tanimë në tërë botën, mund të themi se ka arritur dimensione të mëdha që dëshmon se është rrugë e ardhmërisë. Po e marrim vetëm shembullin e fundit, kur para disa dite lexova në letrën që kishin shkruar për Samiun:

”Jemi në stinën e bardhë siç njihet ndryshe stina e dimrit, gërshetuar me ndryshueshmëri klimatike. Veç viset e larta malore tani më janë mbuluar

me jorganin e bardhë. Përkundër motit, afaristi tani më i njohur, me renome ndërkombëtare z. Sami Hyseni që njihet ndryshe me emrin përkëdhelës Semi, vazhdon suksesin në fushën e afarizmit ndërkombëtar. Shih për këtë, e bazuar në arritjet kolosale në këtë fushë, Semin e ftojnë në

Asociacionin Gjerman për Zhvillim Ekonomik (Bundesverband für Wirtschaftsförderung – BWA) duke e graduar me titullin e lartë SENATOR pran Asociacionit në fjalë. Kjo e entuziazmoi Semiun, mbase këto ditë u lincencua edhe zyrtarisht Senator Reprezentativ për Kosovën. Asociacioni në fjalë ka peshë të pamohuar e tepër atraktive në preformancat e ndërmjetësimit përkatësisht arritjes së absorbimit të grandeve kolosale nga shtetet perëndimore për nevojat e zhvillimit të komunave përkatësisht shtetit të Kosovës. Veç kësaj, rëndësi tjetër është edhe tërheqja e investitorëve të huaj në hapsirat tona shtetërore, kur dihet numri i shtuar i papunësisë karshi moshës se re që dominon në Kosovë. Kujtoj se është ideja, siç thot edhe vet Semi, që mos të largohen të rinjtë drejt perëndimit por sistemin e teknologjinë perëndimore ta bartim e ta instalojmë në Kosovë me standarde europiane. Ndaj, “aseti” kombëtar Semi, shpresoj të kontaktohet nga qarqet shtetëror të Kosovës, e të vëjnë gjithë mekanizmat në lëvizje, për interesat e zhvillimit të vendit. Fundja, ky është edhe synimi i Semit, kur thot se është nisë nga një thënje e Gjon F. Kendeit, e parafrazoj: “Mos shiqo çfarë mund të bëjë atdheu për ty, por çfarë mund të bëshë ti për atdheun”! Gjithë këto arritje të suksesshme në fushën e afarizmit, e bënë që Semi të dekorohet e nderohet nga instancat më të larta të shteteve më të zhvilluar, jo vetëm në Evropë por gjithandej globit. Urtia, komunikimi, zgjuarsia e afria, janë disa nga  veçoritë e vlerësimit dhe identifikimit të Përsonalitetit të z. Sami Hyseni, në arenën ndërkombëtare. Falë kësaj, sot është Senatori i parë shqiptar pranë Asociacionit Federal

Gjerman për Zhvillim Ekonomik sikur edhe Senator Reprezentativ për shtetin e Republikës së Kosovës. Semi jeton e vepron në Gjermani por me zemër e mendje, përherë në Kosovë”.

Me fjalë tjera, për kah koha Senatori Sami Hyseni, është shumë përpara të tjerëve, ndonëse në aspektin ideor është në nivel të botës perendimore duke arritur pikërisht at që ai ka planifikuar dhe që ka të bëjë me ardhëmirinë jo vetëm tijën personale, por edhe ate atdhetare, që përcakton origjinën e tij të njëmendtë shqiptare.

Kjo aftësi e Senator Sami Hysenit, tanimë ka arritur të projektoj dhe të punoi punë të nivelit me filozofi evropiane si njëri ndër të vetmit shqiptar

të deritanishëm, që nga të tjerët cilësohet si aftësi me të cilën ai jo vetëm që veçohet, por ai edhe është i ngritur dhe si karaktersistikë me të cilën ai është i ngritur lartë dhe dallon nga të tjerëtnë pikëpamje të aftësisë inetelektuale dhe në pikëmje të vlerave atdhetare.

Duke u nisur nga kjo, mund të themi se mendja e Senator Sami Hysenit, është që sicili njeri kudo që ndodhet ai, dhe çfarëdo pune që punon ai, pret dhe kërkon prej të tjerëve që të respektohet personaliteti i tij dhe të njejtën kohë secili prej nesh duhet të vetëdijësohet në shkallën e të menduarit me mendje poezitive dhe të respektoj punën dhe veprimtarinë e të tjerëve. Kjo është arrijte që duhet vlerësuar. Me fjalë të tjera, Semi, arritjet e tija personale, i sheft të nevojshme dhe të domosdoshme që të lartësohen në shkallën e njohjes si identitetit kombëtar, deri te ideja e barazisë sonë kombëtare shqiptare me vendet e botës evropiane, si e drejtë e barabartë.

Kjo është për t’u vlerësuar lartë nga të gjithë, për idenë e tij dhe rrugëtimin të cilin ai e ka marrë. Kjo është rruga e vetëdijes si funksion intelektual, si fuqi e arritjes të lidhjeve dhe të marrëdhënieve sikurse në rastin e z. Sami Hysenit me Asociacionin Federal Gjerman për Zhvillim Ekonomik. Aftësia e tij me prirje të lartë mendore, lë të kuptoj se efektet e mundësisë për arritje janë vetëm puna e dobishme që parashikojnë vlera të interesit kombëtar, për tërësinë e çështjes shoqërore e kombëtare dhe me këtë rast arritja në këtë shkall si e z. Sami të bënë të ndihesh i nderuar duke u lartësuar në shkallën më të lartë njerëzore e njeriut Evropian. Vërtetë personalitetet e tilla si e Samiut, janë shembulli më i mirë për të tjerët, duke

i nxitur që të punojnë dhe me punën e tyre të mbrohen të mirat e personaliteteve shqiptare. Ky qëndrim i tij, ka filluar atëherë kur motivi për respektimin e së mirës nga të tjerët është vetëm fuqi nga përparimi i të mirave për personalitetin e çdo mendjendrituri i cili vepron me detyra dhe obligime edhe për të tjerët.

Sot, shqiptarët në botën e qytetëruar perendimore, sikurse në rastin e Sami Hysenit, janë potencial i fuqishëm i lidhjeve, të prirë për të respektuar normat shoqëroro-kolegiale me të cilat mbrohen të mirat e përparimit të përgjithshëm. Kjo mund të arrihet me anën e bashkëpunimit të ndëresjell për qëndrime të përbashkëta në zhvillim dhe përparim, sikurse që ka arritur Senator Sami Hyseni, e i cili është vlerësuar lartë me DEKORATËN, ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e cila i është nda me rastin e themelimit të dhjetvjetorit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, me këtë motivacion: ”Intelektual, atdhetar, humanist, sponsor dhe veprimtar i shquar për Lirinë e Kosovës, bashkimin kombëtar, kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në botë”.

Të lumtë Senator Sami Hyseni-Semi, jeni krenaria e jonë kombëtare.

[1] Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.