Mirditë Kreshnike

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

nga Gjon Marku

Kullat ngritur nëpër shkrepa,
Djemtë e tu porsi rrufetë.
Veç dragoj përkund në djepa,
tek ti shqipet kanë foletë.

Nëpër male e lugje të thella,
mrizet, krojet plot freski.
Si kurorë e ke Munellën,
kapuç bardhë plot me heshi.

Në kreshta malesh, ndër ograja,
gurrat rrjedhin ujë kristal.
Bora e bardhë si kësulë mbi maja,
çdo pëllëmbë toke mineral.

Djemtë e tu të fortë si çeliku,
gjithmonë në prita e në llogore.
Kurrë s’ua pa shpinën armiku,
gjithnjë gjoksin përmendore.

Ty romaku, sllavi e turku,
kurrë s’ta mposhtën krenarinë.
Gjuhë e fe si ti s’i ruajti
asnjë fis në mbarë Shqipërinë.

Fole shqipesh, në kuvend burrash,
pushka e ndera e shqiptarisë.
Kullat kështjella matanë currash,
je djep i dije e djep i trimërisë.

Djemtë si yje, çucat si zana,
gjakun ta marrin në qerpik
Ke rritur trima e kapidanë,
çdo pushtues të ka pasur frikë.

Të qofsha fal, Mirditë kreshnike,
ndër shekuj me lavdi rrofsh!
Ti oxhak që kurrë s’u fike,
djemtë vullkan e kanë në gjoks.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit