Intervistë me z Avni Nasufoski
Ai ka publikuar përshtypjet e tij në shumë media për punën përgatitore para Konferencës së Parisit që do të mbahet më 14 tetor 2025!
🇨🇭🇺🇳🇺🇳🇨🇭🇺🇳 Z. Avni Nasufoski, ambasador që përfaqëson 35 shtete afrikane me një popullsi të kombinuar prej mbi 1.1 miliardë banorësh, është i ftuar të flasë më 14 tetor në Paris, në një konferencë prestigjioze ku marrin pjesë ambasadorë, politikëbërës, bankierë dhe investitorë. Ky forum do t’i ofrojë atij një mundësi të veçantë për të ndarë vizionin e tij, dhe për të theksuar bështurësitë kryesore me të cilat përballet Afrika dhe për të prezantuar potencialin që sjell bashkëpunimi ndërkombëtar në zhvillimin e infrastrukturës dhe përdorimin e teknologjive të reja.
Si ambasador i 35 vendeve afrikane, ai do të paraqitet me një platformë të unifikuar që synon të adresojë çështje jetike si furnizimi me ujë, zhvillimi i infrastrukturës teknologjike, si edhe mbrojtja e ambientit dhe e mjedisit.
“Kjo është arsyeja pse disa projekte të mëdha shkojnë aty ku ka vendime të shpejta, jo aty ku ka hezitim pa fund”?
Në vijim po zhvillojmë një intervistë me z. Avni Nasufoski, i cili është një personalitet që kombinon përvojën e tij nga Zvicra dhe me angazhimin ndërkombëtar në forume të shumta ekonomike të nivelit të lartë. Biseda synon të sjellë jo vetëm anën e tij personale, por edhe vizionin që ai përfaqëson për kontinentin afrikan dhe rolin e bashkëpunimit global në zhvillimin ekonomik më të qëndrueshëm edhe në Unionin Afrikan.
Autori: Ju vini nga Ballkani, por keni përvojë zvicerane. Më më 14 tetor do të merrni pjesë në Paris në një konferencë të veçantë kushtuar Afrikës. Çfarë kuptimi ka për ju kjo ftesë dhe si po shkojnë përgatitjet tuaja?
Avni Nasufoski: Është një nder i madh të jem pjesë e një ngjarjeje ku fokusi vendoset tek një kontinent me kaq potencial dhe njëkohësisht me shumë vështirësi por edhe suksese të prekshme. Përgatitjet po shkojnë me ritëm intensiv: po kam bashkëpunuar dhe po bashkëpunoj edhe tani me ekipe ekspertësh nga sektorë të ndryshëm për të sjellë jo vetëm ide konkrete që lidhen me zhvillimin e infrastrukturës dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja, por edhe implementimin e këtyre projekteve.
Dua që fjala ime atje të mos mbetet thjesht një prezantim, por edhe konfirmim për zhvillimet që kam pasur dhe kjo veprimtari edhe mëtutje të shërbejë si nxitje për hapa të prekshëm dhe me partneritete të tjera reale.
Autori: Kur flasim për hierarkinë e bashkëpunimeve që po ndërtoni, si do ta bëni dallimin midis Afrikës dhe rajoneve të tjera ku veproni?
Avni Nasufoski: Afrika është e veçantë për shkak të përmasave dhe diversitetit të saj. Janë 35 shtete që përfaqësoj, me mbi 1.1 miliardë banorë, çka e bën një hapësirë të paimagjinueshme për investime në energji të gjelbër, infrastrukturë transporti dhe digjitalizim. Në Ballkan, për shembull, dinamika është më e vogël, por më e fokusuar në integrim evropian dhe në menaxhimin e resurseve në mënyrë të balancuar.
Ndërsa në Afrikë, vështirësia kryesore është si të krijohet një sistem ku rritja ekonomike dhe zhvillimi shoqëror ecin dorë për dore. Kjo kërkon një hierarki të re marrëdhëniesh, ku Afrika nuk shihet thjesht si treg, por si partner i barabartë në inovacion dhe të ardhmen globale.
Pyetje: Ju folët për hierarkinë që po ndërtohet. A mund të na bëni dallimin mes vendeve të rajonit dhe kontinenteve të tjera ku veproni, përfshirë edhe Afrikën? Vendet e Unionit të Afrikës shpesh thonë “po e duam këtë projekt, por kemi kufizime financiare”. Si përgjigjen vendet e Ballkanit Perëndimor?
Avni Nasufoski: Unë asnjëherë nuk bëj krahasime të drejtpërdrejta, sepse e ndjej veten pjesë të këtij rajoi që quhet Ballkan. Megjithatë, diferencat janë të qarta. Në Afrikë, edhe kur mungojnë burimet financiare, ekziston një dëshirë e madhe për të lëvizur përpara: ata e shprehin hapur, thonë “po e duam këtë” ose “po e duam atë”. Kjo më jep energji dhe një ndjenjë partneriteti.
Me këtë parim kemi ecur përpara. Ndërsa në shumë vende të rajonit tonë, kur kam bërë oferta konkrete, përgjigjja shpesh ka qenë as “po”, as “jo”. Politikanët mbeten në pritje, nuk e marrin guximin për të vendosur. Kjo e bën hierarkinë e vendimmarrjes shumë të ndryshme, pasi në Afrikë ka guxim por mungojnë mjetet, ndërsa këtu shpesh ka mundësi, por mungon vullneti i qartë.
Autori: Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri ju keni dërguar projekte që madje kanë pasur edhe mbështetje financiare, por qeveritë nuk kanë thënë një “PO”! Si funksionon kjo hierarki në Unionin Afrikan?
Avni Nasufoski: Pyetje shumë me vend. Siç e përmenda, në Afrikë është ndërtuar një hierarki më e qartë, sepse bëhet fjalë për investime në fusha me vlera miliardëshe. Aty, edhe kur vendet kanë kufizime financiare, ekziston guximi për të marrë vendim: ata thonë hapur “po e duam këtë” ose “po e duam atë”. Kjo krijon një proces shumë më transparent dhe të drejtëpërdrejtë.
Në rajonin tonë, për fat të keq, shpesh mungon ky guxim. Projektet mbesin pezull, edhe kur ekziston mundësia e financimit. Dhe kjo është arsyeja pse shumë investime të mëdha shkojnë atje ku ka vendimmarrje të shpejtë, jo aty ku mbizotëron hezitimi.
Bisedoi: Safet Sadiku
Në foto është një poster informues për XIX Konferencën e Ambasadorëve që do të mbahet në Paris, më 14 tetor 2025, ora 17:00.
– Flamujt e Francës dhe të Bashkimit Europian.
– Në foto Ambasadori z Avni Nasufoski pranë flamurit të Kombeve të Bashkuara.
– Një sallë amfiteatri me ulëse të kuqe, ku pritet të mbahet konferenca.
– Logoja e EAA (Eau et Assainissement pour l’Afrique) me mbishkrimin “Apporter des solutions durables pour l’Afrique”.