Besnik Fishta
Filatelia, më shumë sesa një hobi, ka qenë dhe mbetet një mënyrë për të ruajtur memorien historike, për të evidentuar vlera estetike, sociale dhe kombëtare. Që nga vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, përkundër trysnive ideologjike dhe kufizimeve të shumta, ky pasion i rezistoi kohës, duke krijuar një komunitet të përkushtuar koleksionistësh në të gjithë vendin. Në historinë e filatelisë shqiptare, ekzistojnë ngjarje që kanë kaluar në heshtje institucionale, por që sot meritojnë të vendosen në dritën e kritikës dhe vlerësimit objektiv. Njëra prej tyre është pa dyshim ndërhyrja e “Shoqërisë Komisionare” në koleksionet private të pullave postare, një rast i paprecedentë që shënon ndërhyrjen brutale të një institucioni shtetëror në një pasion qytetar, i mbështetur në vullnet të lirë dhe dashuri për trashëgiminë kulturore.
Per te kuptuar dukurine me siper, duhet te shpjegojme rrethanat e krijimit te ketij institucioni, dhe pse u nderthur ne menyre abuzive veprimtaria e tij me filateline ne Shqiperi ?
Në kushtet e izolimit ekonomik,ne nje ekonomi teresisht shteterore,shteti shqiptar do te përballej me vështirësi të rënda financiare. Ne pepjekjet per krijimin e nje industrie te rende dhe zhvillimi bujqesor ekstrem kooperativist,ne kushtet e shmangies te ligjeve te ekonomise se tregut lire, nevojat per konsum te popullsise, sidomos ato ushqimore ishin mjaft te kufizuara. Me mundesi te pakta per plotesimin e kerkesave te tregut, u ndjek praktika e “shperndarjes me triska”.
Fig 1. Nje nga stemat e perdorur nga “Shoqeria Komisionare”
Pothuaj identikisht kjo shperndarje do perseritej vite me pas nen emrin e “talonit ushqimor”. Në këtë sfond, më 16 shkurt 1956, Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e “Zyrës së Komisionarisë”, që më pas u njoh si “Shoqëria Komisionare”. Ajo u themelua me synimin për të administruar dhe shitur pronat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Fillimisht nën varesine e Ministrisë e Financave, dhe më pas te Bankës së Shtetit Shqiptar, me detyre dhenien e asistences familjeve shqiptare qe dispononin prona ne shtete te tjera, per ti marre ne dorezim dhe shitjen e tyre. Në funksion të këtij qëllimi,u punesuan juriste dhe agjente imobilar vendas e te huaj.
Një pjesë e tyre merreshin me aspektin juridik të njohjes së pronave, e një pjesë tjetër me administrimin e tyre dhe sigurimin e të ardhurave të vazhdueshme. Me vendime te posaçme u saktesua qe pas shitjes, pronaret mund te merrnin deri ne 5% te vleres se pasurise, qe konsistonte simbolike ne raport me vleren totale. Puna e ketij institucioni u intensifikua sidomos në mesin e viteve ’70, kur vendi po ndjente pasojat e rënda të krizës së brendshme, mungesës së ndihmës nga jashtë dhe pas prishjes mardhenieve me R.P.Kinës. Ne nje situate te tille kur vendi kishte nevoje per sigurimin e valutes se huaj,pikerisht ne kete moment “Shoqëria Komisionare” drejtoi vëmendjen drejt tregut filatelik, duke e konsideruar koleksionin e pullave si një “resurs financiar”.
Fig 2. Leter derguar filatelistit I. Fishta (arkiva familjare)
Burimet arkivore me dukumenta apo zarfa te qarkulluar qe dokumentojne “Shoqerine Komisionare” jane shume te mangta dhe pothuaj te pamundura te gjenden. Mungesa e materialeve arkivore sigurisht duhet te jete treguese e tentativës për ta fshehur këtë episod të errët. Deshmi ndoshta te vetme jane dy letra zyrtare drejtuar Idriz Fishtes,kryetar i klubit filatelik te Shkodres dhe qe përbëjnë sot provën më të fortë të një ndërhyrjeje abuzive dhe të paligjshme në këtë fushë. Ne letren e pare te dates 12.05.1986 perdoret me saktesi dhe terminologji filatelike : “Shoqeria Komisionareeshte eshte ngarkuar me shitjen e pullave te postes te vendit tone te paraclirimit(1913-1944) si dhe te shteteve te tjera.
Per kete qellim, me pare se t’i drejtohemi firmave filatelike jashte shtetit per shitjen e pullave qe posedojne qytetaret tane, eshte e nevojshme te dime sasine, llojin dhe gjendjen e mirembajtjes se tyre Prandaj lutemi te beni inventarin e pullave tuaja ku te specifikohen :
1. Lloji pullave sipas premjeve,vleres dhe viteve.
2. Sasia qe dispononi per sejcilen seri dhe ne cope.
3. Renditja te behet sipas shteteve.
4. Te shenohen vec e vec pullat e vulosura dhe ato te pavulosura.
Mundesisht ne nje kohe sa me te shkurter te na dergohet inventari ne fjale i shkruar ne dy kopje, qarte dhe paster. Ne kete rast, ju veme ne dijeni se do t’iu shkruajme firmave filatelike jashte shtetit per shitjen e pullave mesiperme dhe me te marre pergjigje prej tyre, do t’ju njoftojme mbi sasine qe kerkojne dhe cmimin e blerjes tyre.”
Fig 3. Leter derguar filatelistit I. Fishta (arkiva familjare)
Edhe letra e dyte karakterizohet me te njejten sjellje ne komunikim me karakteristike te dukshme brutalitetin dhe mungesen e etikes. Mungesa konkrete e çdo referimi ndaj firmave ndërkombëtare, mungesa e nënshkrimeve personale dhe prezenca vetëm e vulave zyrtare në dokumente, vërteton natyrën jo transparente te kërkese që, përtej retorikës bashkëpunuese, shërbente si mekanizëm për të ushtruar presion dhe më pas, për të imponuar shitjen me çmime të diktuara. Veprimi nuk synonte mbështetjen e filatelise, por shfrytëzimin e pasionit të tyre për qëllime të përfitimit shtetëror në kurriz të pronës private dhe të drejtave elementare.
Megjithatë, ajo që meriton të theksohet është qëndresa e komunitetit filatelik shqiptar. Përkundër rrezikut të ndëshkimeve dhe represionit, me cilesine e deshmitarit pohoj qe shumë prej tyre nuk iu bindën kërkesës, duke mbrojtur koleksionet e tyre si një pjesë të identitetit personal dhe historik. Ky qëndrim, i heshtur dhe stoik, është dëshmi e qartë se vlerat qytetare nuk mund të nënshtrohen kollaj. Kjo ngjarje nuk është vetëm një detaj i harruar i së kaluarës.
Ajo është një thirrje për të reflektuar mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe për të mbrojtur të drejtat e individëve për të ushtruar lirisht pasionet e tyre. Filatelia, si çdo formë tjetër e koleksionizmit, nuk është thjesht mbledhje objektesh. Ajo është një akt dashurie për historinë, një formë e kujtesës kolektive dhe një pasuri që duhet mbrojtur nga çdo lloj abuzimi, institucional apo tjetër.