Kuvendarët po e shëndrrojnë Kosovën në një tavernë në fund të një rrugice

0
Kuvendi i Kosovës 39

Koment

Skënder MULLIQI

Secili ka të drejtë të mendojë dhe të shkruajë çfarë të dojë, dhe kjo në fakt është pamja e çdo shteti demokratik. Por, askush nuk ka të drejtë të shkatërron shtetin. Ata që tentojnë diqka të tillë, janë armiqë. Ne vitin zgjedhor, por edhe në vitet para tij, populli vazhdimisht u thirrë për të dalë në zgjedhje. Dhe shihet së kjo thirrje ishte më hile nga krerët e partive politike, të cilët më të marrë pushtetin po harrojnë popullin dhe shtetin. Gadi asnjëherë deri më sot, nuk u përfillë vullneti i popullit. Dhe kaq! Kosova më shumë ka manipulant, hajdut dhe madje tradhëtar sesa shumë shtete për rreth!

Trajtimi që po ju bëhët njerëzve është një mënyre e quditshme. Të ne mungon dorëheqja si akt përgjegjësie politike. Po t’i futet flaka vendit, askujt nuk i bie ndërmend të japë dorëheqje nga posti apo postet. Politika është kuptuar të shumica si profesion profitabil, si vend ku duhet pasuruar më çdo kusht. P.sh francezet u presin kokat atyre që bien ndesh më interesat e shtetit dhe të kombit, an glezet thuhet se i varin, kurse ne po i qmojmë pak si shumë. Po shohim se çka po na dhurojnë përditë në sallën e Kuvendit dhe më deklarimet ne media kyekëput të interesit për pushtet, e shumë pak për shtet.

Nese për shtet jipet çdo gjë, në i marrim çdo gjë shtetit!Këta politikan një shumicë prej tyre po bien ndesh më interesat kombëtare. Pra këta janë njerëz të padobishëm. Po e shëndrrojnë Kosovën në një tavern në fund të një rrugice, ku të gjithë e urrejnë njeri-tjetrin. Kosova po nënqmohet paturpësisht nga ata që po ndjekin politika egomaniake. Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës është bërë një virtyt, dhe rezulton së këtyre kuvendarëve ju lejohet gjithqka.

Kjo çka po shohim mbanë erë të fortë të një grusht shteti të zvarritur. Nese analizojmë profilin psikologjikë të tyre, do të dalin me qrregullime mendore dhe një shpërthim të një ‘karakteri” narcist të pakontrollueshem. Këta po dëshirojnë të na i qepin pantollonat sipas kutit të tyre. Shqiptarët duan një aleancë me botën pro-perëndimore me të gjitha virtytet dhe të metat që na sjellë demokracia, si forma më e mirë e organizimit politik në historinë e botës. Çdo demokraci e arsyeshme ia kthen shpinen diktaturës..

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.