Ty kam shpirtin tim

0
118
Leonardo Nika - yellow

Ç’më erdhi frymëzimi të shkruaj për ty
I lodhur i mërzitur me shumë lot në sy
Përmes vargjeve të kujtoj
Kaq shumë të dashuroj

Ti për mua je një brengë e vjetër
Do t’ju dua dhe në atë botën tjetër
Eh ç’ti bëj zemrës që s’të harron
Ajo shumë të dashuron

Rrotullohem në shtrat por s’më zë gjumi
Lotët më rrjedhin por si lumi
Shpesh në ëndërr ti më del
Më duket shtëpia por si hotel

Në luginat e gjelbërta dal dhe shëtis
Të shkruaj për tyfilloj t’ja nis
Natyrshëm vargjet me vijnë për ty
Dhe fantazoj sikur jemi të dy

Unë lutem për ty dhe pse s’të kam pranë
Këtë e di gjithë bota anembanë
Asgjë për ty nuk shkruaj kot
Kam ndjenja të forta nuk i shmang dot

As nuk mundohen t’ju harroj
Me forcën e shpirtit të dashuroj
Nuk jam aq trim ta marr këtë vendim
Ty të kam ende shpirtin tim

Nuk sillem me ty si huaj
Këtë rol nuk di ta luaj
Është ndjenjë e fuqishme pambarim
Prapë të them të kam shpirtin tim

..Autori i poezeisë.. (Leonardo Nika)
Datë 25 tetor 2023..

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.