XHADIKA*

0
76
Kalosh Çeliku

NGA KALOAH ҪELIKU

Xhadika, është maci im dinake në këtë Shtëpi Publike.  që kur erdhëm me banesë në këtë lagje mes ferexhevezeza, në Shkup. Nuk kemi më minj, nuk kemi gjarpërinj në këtë lagje të Shkupit Historik. Por, ende kemi ferexhezeza. Që, përditë na dalin nateditë me vite në rrugë të mbuluara këmbekokë me ferexhezeza. Dhe, nuk e dimë: a, janë gra, apo burra, në Shkupin  Shqiptar?!

Megjithatë, Xhadika është roja ime besnike e Shtëpisë. Edhe, pse rrugaçe, grindavece, grabitçare, dhe dinake, e ka dritaren si derë e hapur nateditë në Shtëpi. Verë e Dimër. Hyn e del kur t’i teket asaj si rrugaçe. Lagjen na e ka mbushur me fëmijë. Gëzohem, që Sot: kemi kaq fëmijë të Xhadikës në lagje.  Shkaku, se: kur erdha për herë të parë në këtë lagje, nuk pash asnjë kafshë shtëpiake. Pëveçse, minjëve dhe gjarpërinjëve.

Ndoshta, Xhadika: Nesër, do na shpëtojë nga Koronavirusi, Pandemia politike. Partitë politike. “Armiku i padukshëm” Politik. E pabesueshme?! Ndodhi, edhe kjo mrekulli Natyrore. Sot, nuk kemi minj. Nuk kemi gjarpërinj. Por, ende kemi ferexhezeza. Edhe, pse: fëmijtë i lindë Xhadika në Shtëpi, por vetë arratiset rrugëve në Kryeqytet nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Historik.

Xhadika, jeton e pavarur në jetë. Nuk ka nevojë për lëmoshë në rrugë. As, për parti politike. Aqmëpak, për Kryeministra, ministra, zv/ ministra, drejtorë të partive politike. Mos i radhisë edhe emërimet tjera partiake: akademikë, doktora shkence, intelektualë, shkencëtarë, shkrimtarë, gazetarë, analistë politik…

Edhe, atë: kur Shkupi është i mbushur me lypës pa këmbë e duar e trumbeta me muzika turko-arabe te “Ura e Gurit”. Ndoshta, Xhadika ka edhe burrë. Ose, dashnor pasanik?! Ku ta di Unë?! Megjithatë, herë pas here vjen në Shtëpi, dhe kur mbetet me barrë, fëmijët e saj pasmesnate i lindë në shtratin tim, dhomën time të punës me Gjelin kryengritës të piktorit Koci nga Poradoci mbi kokë. Përderisa, unë jam në gjumë. Dhe, herën e fundit mi la dy rrugaçë maçorra bebe si roje në shtrat. Edhe, i dua ato dy maçorrat e saj kopila. Nuk e di, ku gjithë ai besim i Xhadikës, që Unë t’ia ruaj kopilat?!..

Xhadika, përderisa unë i jap ushqim m’i lëshon edhe thonjtë, më kërcnohet: mauu, mauuu. Rebelohet. Egërsohet. Djali im i vogël, gëzohet kur m’i lëshonë thonjtë këmbëve me çizme të lëkurës krokodilit. Edhe, e ndërsen: lëshoja Xhadika, Babit thonjtë! E unë, nuk besoj në inkarim, se pas vdekjes: shpirti i njeriut mund të kalojë te i kafshëve.

Kutadi Unë, them me vete: mund të jetë ndonjëra nga gratë e mia besnike?!…

  1. Maci rrugaçe. Grindavece. Grabitçare. Dhe, dinake

Nga Libri: ”JETË NATE”, publicistikë letrare, që këto ditë pritet të dalë në Dritë, 2024).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.